Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO”, dëshmia e Peleshit: Ja si e njoha Klodian Zoton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO”, dëshmia e Peleshit: Ja si e njoha Klodian Zoton
KronikeLajmi i fundit

“Nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO”, dëshmia e Peleshit: Ja si e njoha Klodian Zoton

Published: June 21, 2024
Shpërndaje

Mes shumë episodeve të pasqyruara në dosjen penale Nr.277, kundër ish-zv/kryeministrit të vendit Arben Ahmetaj, biznesmenëve të inceneratorëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe dy grave të Ahmetaj, Erjola Hoxha dhe Albina Maçka, evidentohet një seri marrëdhëniesh miqësore që Zoto apo Mërtiri kanë pasur me funksionarët e lartë të shtetit. Dukshëm dyshja Zoto-Mërtiri në bashkëpunimin e ngushtë me Arben Ahmetaj dhe zyrtarë të tjerë.

Kontaktin mes Klodian Zotos dhe Niko Peleshit, e ka bërë Drejtori i Ujësjellësit të Korëës, Petrit Tare, i cili ka udhëtuar me lekët e Zotos së bashku me Niko Peleshin nga Shqipëria në drejtim të Italisë, për të parë impiante fotovoltaike, biznes që Zoto e kishte propozuar fillimisht veralisht dhe 1 muaj pas vizitës ja ka shkuar me dokument propozimin UKKO-së.

Nga ana tjetër, Peleshi deklaron në dëshminë e tij se edhe ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ia ka bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së.

- Publicitet -

“…për herë të parë, Klodian Martirin e kam njohur në kuadrin e këtij projekti nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO-së, Petrit Tare…”, ka deklaruar në SPAK Niko Peleshi.

Peleshi, tregon në dëshminë e tij se ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ja paska bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së. Tare, është burri ish-kryetares të Gjykatës së Apelit Korccë Entela Prifti, e shkarkuar nga procesi i “Vettingut”.

Marrëdhënia e tij me Zoton është hasur dhe tek blerja nga UKKO-ja e sahatëve për matjen e ujit, sende këto që u blenë pikërisht tek kompania e në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”. Siç del edhe në dosjen hetimore Petrit Tare, kishte krijuar më parë një njohje me Klodian Zoton, ku fillimisht së bashku kanë rënë dakort për të bërë një investim të impiantit fotovoltaik në Korçë, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Por ky bashkëpunim mes burrit të ish-gjyqtares dhe Klodian Zotos, është zgjeruar më tej, pasi disa vite më vonë familjarët e Petrit Tares, do të bënin biznes dhe mernin pagesa nga kompania e Klodian Zotos. Kjo pasi në 10 shtator 2020, bashkëshortja e Petrit Tares, ish-gjyqtarja Entela Prifti, regjistron një kompani në QKB, me emrin “B by DC”. Kjo kompani ka aksionere të vetme “Dictum Consulting” me ortake të vetme Entela Priftin.

Ndërkohë në datën 14 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, “Dictum Consulting” i shet 100 për qind të aksioneve tek Elio Tare. Pra, nëna i shet djalit 100 për qind të aksioneve të kompanisë që themeloi vetë 3 muaj më pare, me një ccmim prej 100 lekë të reja. Kjo kompani fillon shumë shpejt të marrë pagesa të majme nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorit të Tiranës, që zotërohet në hije nga Klodian Zoto.

Pra, nëna Entela Prifti ia shet djalit të saj Elio Tare, kompaninë me vetëm 100 lekë dhe më pas kompanitë e Klodian Zotos, që kanë fituar miliona euro nga babai Petrit Tare, Drejtor Ujësjellësi në Korçë, fillojnë e japin shërbimet financiare tek djali i çiftit Prifti-Tare. Sipas të dhënave, nga tetori i vitit 2021 kompania e djalit të Petrit Tares, themeluar nga Entela Prifti, për një periudhë disamujore ka marrë 73 millionë lekë nga inceneratori i Tiranës.

Lidhur me marëdhënien që Petrit Tare ka pasur me Klodian Zoton, në 14 shkurt 2024 Tare është thirur në SPAK, duke dhënë dëshmi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tare ka deklaruar se:

“…nga viti 2013, muajin nuk e mbaj mend, kujtoj që erdhi një propozim nga shoqëria “F.M.O” shpk, në formë shkresore zyrtare drejtuar UKKO Sh.a, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Ky propozim ka ardhur nga Klodian Zoto dhe Arenc Myrtezani si përfaqësues të shoqërisë “F.M.O”. Unë e dija paraprakisht, që do sillnin një propozim për ndërtimin e një impianti, pasi për këtë ne bëmë dhe një vizitë në Itali për të parë nga afër disa projekte fotovoltaike të shoqërisë “FUTURA”, me qëllim për t’u siguruar për kapacitetin e shoqërisë. Kjo vizitë në Itali, ka qenë, 1 muaj ose 2 muaj para propozimit.

Në këtë vizitë kam udhëtuar me Klodian Zoto dhe Niko Peleshi, nga Tirana nëpërmjet Rinasit në drejtim të Barit. Më pas atje kemi udhëtuar me makinë me qera për në Romë…”.

Sipas dëshmisë që Petrit Tare ka dhënë në SPAK makinën e ka paguar Klodiani, i cili kur zbritën në aeroportin e Barit, ka shkuar ka marë makinën dhe më pas është kthyer duke i marë të gjithë e më pas janë nisur drejt Romës.

“…biletën time të avionit e ka paguar Klodian Zoto, ndërsa për Niko Peleshin, nuk më kujtohet. Rrugës për në Romë, kemi parë impjante fotovoltaikë. Në udhëtimin nga Bari për në Romë ka qenë prezent dhe shtetasi Mirel Mërtiri, por nuk më kujtohet se ku jemi takuar fillimisht. Nëse ka ardhur që nga Rinasi a jemi takuar në Bari, këtë nuk e mbaj mend.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë për të vizituar impjantet fotovoltaike të kompanisë italiane “Futura”, për të parë eksperiencën e tyre, kapacitetet dhe prezantimin e kompanisë. Vendi ku ndodhej kompania ishte midis qytetit të Barit dhe Romës vendi i saktë nuk më kujtohet. Aty kemi qëndruar një natë në hotel. Nuk e di kush ka paguar hotelin nëse ka qenë Klodian Zoto apo kompania italiane “Futura”, por di që unë s’kam paguar gjë. Të nesërmen kemi vizituar impjante të tjera të kësaj kompanie dhe pasdite jemi nisur për në Romë…”, ka treguar Petrit Tare.

Më tej Petrit Tare ka treguar në SPAK se kur kanë mbërritur në Romë në darkë kanë shkuar në hotel, i cili ka qenë në qendër mbrapa Koloseut, por emrin e hotelit nuk e mbante. Më pas nga hoteli kanë lëvizur me taksi për darkë dhe kanë shkuar në një restorant, të cilin Petriti nuk e mban mend me emër.

“…në restorant jemi takuar me Arben Ahmetaj dhe italian Francesco Pistritto. Nuk e mbaj mend mire a i gjetëm në restorant apo erdhën më vonë. Kjo ka qenë hera ime e parë që jam takuar me Arben Ahmetaj, të cilin e njihja si emër, por jo nga afër. Aty janë diskutuar biseda politike. Me sa kuptova, Arben Ahmetaj kishte lidhje shoqërore me Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por me Klodian Zoto ishte si më afrueshëm. Gjithashtu dhe Francesco Pistritto, kishte njohje të mëparshme me ta. Më pas u ndamë dhe shkuam në hotel dhe të nesërmen jemi nisur për në aeroport për në Tiranë.

Edhe në këtë rast biletat e avionit ishin të paguara nga Klodian Zoto. Lidhur me pagesën e darkës mund të sqaroj se unë nuk kam paguar gjë. Pas kësaj momenti propozimi i marrë nga “F.M.O” iu dërgua Këshillit Mbikëqyrës, në bazë dhe të një relacioni të shoqërisë UKKO sh.a. Këshilli Mbikëqyrës vendosi pozitivisht dhe më pas u vijua me miratimin nga Këshilli Bashkiak në cilësinë e pronarit të kompanisë UKKO.

Më pas këshilli bashkiak doli me vendimin që e pranoi projektin dhe nxorri autorizim për mua në cilësinë e Drejtorit të shoqërisë UKKO, për kryrjen e procedurave për realizimin e këtij projekti. Janë vijuar më pas të gjitha kërkesa për lejet, si leja për ndërtimin, leja për prodhim energjie, etj…”, ka dëshmuar Petrit Tare. / Dosja

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    June 21, 2024 at 7:38 am

    VO:
    -SPAK+GJKKO le të nxjerr UJI TË ZI PËR KËDO QEVERITAR QË KA VJEDHUR POPULLIN QË NGA 1992,PASI JAN VJEDHUR MBI 350 MILD.$ TË SOCIALIZMIT TË E.HOXHËS & TË 34 VITEVE SHKËRDHATO/KRACI QË NA PRURI PERËNDIMI DHE NË KRYE TË VËNDIT ERDHËN HAJDUTËT E BABZITUR TË GJITHA QEVERIVE ME NË KRYE NON GRATËN- PËRBINDSHIN E VIÇIDOLIT & LIKE/FLORIRIN FATKEQSI KOMBËTARE.
    -POPULLIT I DUHEN PARAT E MANDEJ BURGU..!
    -Pa u eleminuar Sb me 101 dosje krimi…dhe berishizmi..e mandej sekuestro pasurive &
    burg të Likes,Lulit,Monës,Medi Gërdecit,Zenit,Gita + Jamabër Malltezit..OLIGARKËT E POLITIQËNVE,Gjyqtarëve e Prekurorët e kapur nga VETINGU..etj,= mbi 2000 që nga 1992..nuk bëhet ky vënd..!
    -FORCA SPAK+GJKKO ME MBËSHTETJE AMERIKANE PËR TË HYRË NË HISTORI.
    -Hajdutët e popullit i lini pa BREKË NË PRAPANICË..!

    Reply
  • Trapajanet ne vijen e zjarrit says:
    June 21, 2024 at 9:13 am

    Keto akuza,per sa Lexoje ,Jane “llogje Kavaja”.Nje kompani ,merr persiper nje projekt.Fton per visite perzgjedhjeje nje kryetar bashkise,nje tjeter sipermarres ortak.Dhe diskutohet si korrupsion se kush pagoi dreken,hotelin,makinen…etj.Po,sigurisht,ai qe organizon kete sherbim perzgjedhjeje,paguan Edhe shpenzimet e udhetimit.Dhe kjo nuk Ka lidhje fare me shperdorimin e postit zyrtar,perfitimin e paligjshem,apo llogje te tjera.Nese Ka patur lidhje dhe bashkepunim joligjor Mes dy ortakesh,bashkepuntoresh,le te pergjigjen ATA qe bejne krimin,Jo domosdo duhet te implikojne te tjeret,si ne kete rast me Peleshin.Se ia DHA Nena djalit me Leke apo pa’ Leke,eshte Pune e tyre,Jo e kryetarit te bashkise,apo nepunesit te shtetit.Dallaveret ti gjejne Nena e djalit,Pra Brenda familjes .

    Reply
  • Jack says:
    June 21, 2024 at 2:59 pm

    projektet behen me tender o trapjush, nuk merren persiper nga kompanite sic bejne keta birbot.

    Reply
  • Pjetri says:
    June 22, 2024 at 8:19 am

    Ku qendron shkelja per Nko Peleshin ketu?
    Thjesht ta nxjerrim emrin te bejme antipropagande dhe ta”bejme pis” sa te mundim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?