Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme
EkonomiLajmi i fundit

Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme

Published: January 17, 2024
Shpërndaje

Miratohet formula e re për taksimin e  pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, dukë përfshirë zbritje 1% të vlerës për çdo vit përdorimi, por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës.

Në zbatim të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe agjencia e Kadastrës Shtetërore publikuan në Fletoren zyrtare udhëzimin e përbashkët “Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme”. Udhëzimi hyn në fuqi me fillimin e efekteve të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Udhëzimi përcakton se zbritja prej 1% në vit do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme, si: apartamentet, dyqanet, parkim të mbuluar dhe bodrume, parkim të hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, ndërtimet për veprimtari industriale, si: fabrika, magazina, depo, silos, magazina frigoriferike të produkteve ushqimore, si dhe ndërtimi, që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse.

- Publicitet -

Për të gjitha këto ndërtesa çmimeve të referencës, do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë.

“Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme të cituara në germat “a” deri në “dh” të kësaj pike. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës të përcaktuar në aneksin nr. 1 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 132, datë 7.3.2018, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, citohet në udhëzim.

Udhëzimi përcakton se në rastet e shitjes së ndërtesave (përjashtuar apartamentet dhe ndërtimet e përfituara me legalizim) me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të tatimit do të përcaktohet nga persona të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, dhe do të merren parasysh nga ASHK-ja vetëm një herë (për një transaksion të realizuar).

Në rastet kur vlera e ndërtesës e vlerësuar nga një ekspert vlerësues i licencuar është më e vogël se gjysma e vlerës e përcaktuar sipas çmimeve referuese, për efekt të vlerës në shitje të pasurisë, merret në konsideratë vlera e përcaktuar nga eksperti vlerësues i licencuar.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cristiano Ronaldo lë Portugalinë, shifrat dhe trofetë e fituar me kombëtaren
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, tri fushat prioritare të misionit në Tiranë
  • 753 objekte dhuratë, nga ora e Biden te objektet prej ari, zbulohet ‘thesari’ i Ramës në Kryeministri
  • Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  • Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Komentet e Fundit

  1. Detari on 753 objekte dhuratë, nga ora e Biden te objektet prej ari, zbulohet ‘thesari’ i Ramës në Kryeministri
  2. Detari on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  3. realisti on BKH, në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Sarandës
  4. realisti on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  5. Vrejtje on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?