Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga zija e një kombi tek kriza e thellë ekonomike, 7 javët e Britanisë mes dy “shkrepjeve fotografike”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga zija e një kombi tek kriza e thellë ekonomike, 7 javët e Britanisë mes dy “shkrepjeve fotografike”
AktualitetBote

Nga zija e një kombi tek kriza e thellë ekonomike, 7 javët e Britanisë mes dy “shkrepjeve fotografike”

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Janë dy foto të realizuara saktësisht shtatë javë larg njëra-tjetrës, duke kryer ritet tradicionale dhe ceremoniale të monarkut që takohet me kryeministrin britanik, në kortezinë për t’u kërkuar atyre të formojnë një qeveri të re.

Midis shkrepjes së të parës dhe të dytës, kaluan shumë gjëra, duke e futur një komb në zi dhe më pas në një krizë ekonomike akute e të trazuar, ndryshime befasuese, njëra pas tjetrës, që shumë njerëz në vend nuk i kishin përjetuar kurrë.

Mbretëresha Elizabeth II u takua me kryeministren e ardhshme Liz Truss më 6 shtator. Ishte hera e fundit që monarkja u pa në një imazh nga publiku pas 70 viteve të saj në fron. Mbretërimi i saj kishte kaluar dy shekuj, post-kolonializëm, Brexit dhe një pandemi.

- Publicitet -

Për Truss-in, ishte një fillim i ri, duke mbyllur javët e betejës së mprehtë për udhëheqjen e partisë Konservatore me Rishi Sunak që i dorëzoi asaj çelësat e 10 Downing Street.

Paraardhësi, Boris Johnson, ishte detyruar të jepte dorëheqjen mes një tymnaje skandalesh etike.

Mbretëresha, duke përdorur një bastun në këmbë pas problemeve të vazhdueshme të lëvizjes, shihet duke buzëqeshur.

Dy ditë më vonë, mbretëresha vdiq.

Për shumë njerëz, takimi ishte ndoshta pika më e lartë e qeverisjes së Truss. Pas kësaj, ajo u zhyt në një zbritje. Ajo u rrëzua dhe ra nga pushteti për 45 ditë.

Politikat e saj ekonomike shkaktuan kaos në tregje dhe e çuan paundin në rënien më të ulët kundrejt dollarit në 40 vjet.

Dhe tani, këtë javë, një tjetër foto: ish-shefi i Thesarit Sunak, tani kryeministër, u fotografua dje duke shtrënguar duart me mbretin Charles III. I njëjti Sunak që tha se plani ekonomik i Truss ishte një “përrallë”.

Ai tani përballet me pengesa të mëdha, me një nga krizat më të rënda ekonomike të Britanisë në historinë moderne.

Sakaq, ka një zhurmë mes opozitës dhe më gjerë duke thirrur për zgjedhje të përgjithshme, citon noa.al një analizë të AP. Sipas ligjit, kjo nuk duhet të ndodhë deri në vitin 2024, dhe Sunak ka thënë se nuk do të thërrasë zgjedhje, edhe pas trazirave të fundit.

Konservatorët përballen me rënie drastike në votime.

Charles III është i sigurt në pozicionin e tij dhe pothuajse i sigurt se do të jetë në fron më gjatë se qeveria. Nëna e tij takoi 15 kryeministra në 70 vitet e saj në fron; Charles takoi dy, në më pak se dy muaj.

Por megjithatë ai është personi më i vjetër në moshë që është ngjitur ndonjëherë në fronin britanik.

Në mes të një kaosi të tillë, kush e di se çfarë mund të sjellë fotografia e radhës?

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk u luajt himni kombëtar shqiptar, Tirana zyrtare reagon për aktivitetin e Pustecit
  • “Mbrojti një vajzë që po ngacmohej nga Sokrat Vata”, mediat portugeze kanë një tjetër version për vrasjen e turistit në Ksamil
  • SHBA i jep Shqipërisë automjete të blinduara për misionin në Gaza
  • “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  • Pas protestave masive, Aleksandar Vuçiç njofton datat e zgjedhjeve të parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, ë Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  2. Sarandioti on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Beso on Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  4. Replikuesi on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  5. Vl on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?