Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shqiptarët në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shqiptarët në BE
AktualitetEkonomi

Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shqiptarët në BE

Published: October 26, 2023
Shpërndaje

Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pasi kulmuan sërish në 2021-2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia.

Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil tregojnë se ritmet e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë kanë rënë ndjeshëm në muajt e këtij viti, sidomos gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht kishte më shumë ikje.

Sipas Eurostat, në periudhën janar-gusht 2023 kishte gjithsej 4560 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- Publicitet -

Në korrik dhe në gusht, kërkesat për azil u përgjysmuan në krahasim me periudhat përkatëse të një viti më parë, ndërsa ishin në rënie dhe në krahasim me muajt e parë të vitit.

Gjatë 2022 kishte ndodhur e kundërta, me kërkesat për azil që rriteshin duke filluar nga maji. Kërkesat për azil janë treguesi i parë i tendencës së emigrimit. Vitin e kaluar u shënua një rritje e ndjeshme e tyre.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%. Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend. Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

Bien ndjeshëm aplikimet nga Franca. Franca dhe Gjermania kanë vijuar të jenë dy destinacionet kryesore të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil edhe në 8 mujorin e këtij viti.

Por, të dhënat e Eurostat tregojnë se ka një rënie të ndjeshme drejt Francës. Kërkesat për azil drejt këtij shteti u përgjysmuan në 1,690, nga 3,575 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gjermani kishte 1015 kërkesa për janar-gusht, pothuajse në nivelet e një viti më parë. Pas tyre vjen Italia me 1050 kërkesa, Greqia 350, Belgjika me 150.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?