Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
AktualitetBote

Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ra ndjeshëm, pasi Teherani tha se e ka mbyllur sërish këtë rrugë të rëndësishme detare, tregojnë të dhënat e transportit detar. Teherani tha se e ka mbyllur ngushticën – përmes së cilës para luftës kalonin rreth 20 për qind e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz – në shenjë hakmarrjeje ndaj shkeljeve të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Të dhënat nga firma analitike, Kpler, treguan se më 21 qershor vetëm pesë anije kaluan ngushticën, nga 26 të regjistruara një ditë më parë. Tri prej tyre u identifikuan si anije shumë të mëdha për transport nafte (VLCC) – secila me rreth 2 milionë fuçi naftë dhe karburant të papërpunuar saudit – dhe njëra prej tyre ishte duke u drejtuar për në Japoni.

Disa anije mund të mos jenë përfshirë në statistika, sepse kanë fikur pajisjet e gjurmimit gjatë kalimit në Gjirin Persik.  Teherani e hoqi bllokadën e ngushticës javën e kaluar, pasi arriti marrëveshje me SHBA-në për të zgjatur armëpushimin e shpallur në prill edhe për 60 ditë të tjera, me qëllim që t’u jepej hapësirë negociatave për paqe.

- Publicitet -

Por, më 20 qershor, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) e deklaroi sërish të mbyllur këtë rrugë ujore, në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban. Ushtria amerikane deklaroi se anijet tregtare vazhdojnë të operojnë normalisht. Ndërkohë, në orët e para të 22 qershorit u raportua se SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?