Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngërç ndërtimi? Rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ngërç ndërtimi? Rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti
KronikeLajmi i fundit

Ngërç ndërtimi? Rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.

- Publicitet -

Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.

Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi është kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore.

Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.

Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.

Sipërfaqet ndërtimore të autorizuara përmes lejeve të reja të bashkive për vitet 2021-2025.

Ngërç ndërtimi?

Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar.

Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.

Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie.

Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.

Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.

Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale.

Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.

Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur.

Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para.

Vlera e përafërt e investimit sipas lejeve të dhëna nga bashkitë

Me shkurtime nga Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Xoni says:
    August 31, 2025 at 12:25 pm

    S’ka mo ven…..as me bo shurren.

    Reply
  • Detari says:
    August 31, 2025 at 1:05 pm

    Nje vend me afer 1 mil banore, qe nuk prodhon asgje dhe vetem importon, nga gjenden e ardhurat per ndertime, di gje shteti? Kuptohet qe shteti ben qorrin por te pakten bejeni me plan per te miren e vendit o qelbesira dhe jo vetem beton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?