Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin protestat për Dodik në Bosnjë-Hercegovinë, bllokohen disa rrugë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nisin protestat për Dodik në Bosnjë-Hercegovinë, bllokohen disa rrugë
AktualitetBoteRajoni

Nisin protestat për Dodik në Bosnjë-Hercegovinë, bllokohen disa rrugë

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Protestuesit kundërshtuan aktakuzën e ngritur më 11 gusht nga Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovincës ndaj Dodikut dhe Lukiqit, për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.

Protesta kishte moton “kufiri ekziston” edhe pse nuk ka kufij real midis dy entiteteve të Bosnje e Hercegovinës, të cilat quhen “vija demarkimi në mes entiteteve” në Kushtetutën e shtetit dhe Marrëveshjen e Paqes të arritur në Dejton më 1995.Në protesta morën pjesë rreth 2.000 persona që bllokuan rrugët kryesore që çojnë drejt Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Përveç fotografive të Dodikut, në protesta u panë edhe fotografitë me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin. Ndërkaq, janë dëgjuar edhe thirrje të protestuesve për Ratko Mlladiqin, të dënuar për gjenocid dhe krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Lidhur me protestat e 1 shtatorit në mbështetje të Dodikut – që gjendet në listën e zezë amerikane – ka pasur reagime nga zyrtarët ndërkombëtarë.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, i ka cilësuar protestat si manipulim të qytetarëve. “Është e papërgjegjshme të organizohen ngjarje politike që nxisin përçarje në vijën ndarëse midis entiteteve”, tha Schmidt.

Nga Zyra e Schmidit po ashtu kanë thënë se kjo “vijë midis entiteteve” nuk është “një kufi” midis Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, por është vetëm një vijë administrative.

Ndërkaq, misioni paqeruajtës i Bashkimit Evropian në Bosnje, EUFOR, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga autoritetet e Bosnjës” për protestën dhe nuk “kemi vendosur asnjë personel shtesë”.

Asambleja e Republikës Sërpska më herët gjatë vitit ka miratuar një sërë ligjesh, të cilësuara si legjislacione kundër Marrëveshjes së Dejtonit, përfshirë edhe ligjin për mospublikimin e vendimeve të Schmidit, dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat është thënë se nuk do të zbatohen në këtë entitet.

Më 1 korrik, Schmidt i anuloi ligjet anti-Dejton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnjë dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  • VIDEO: Efektivët dhunojnë dy vajza të reja, spraj në sy
  • Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Saliu. on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  2. Anonymous on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  3. RnB & BnB on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Dino on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. ¿? on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?