Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisin punimet për transformimin e qendrës së Kinostudios, Veliaj: Tirana do ketë një pol të ri urban
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nisin punimet për transformimin e qendrës së Kinostudios, Veliaj: Tirana do ketë një pol të ri urban
AktualitetLajmi i fundit

Nisin punimet për transformimin e qendrës së Kinostudios, Veliaj: Tirana do ketë një pol të ri urban

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

 

Qendra e Kinostudios do të rikualifikohet, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës. Nga një hapësirë që, kryesisht ka shërbyer si parkim makinash, qendra e Kinostudios po kthehet në një shesh me kënde lojërash për fëmijë, mjedise çlodhëse për të rriturit, të rrethuara me gjelbërim.

Gjithashtu, do të rehabilitohen edhe fasadat e pallateve përreth, si dhe po punohet për asfaltimin e Rr. “Aleksandër Moisiu”, duke përfshirë lidhjen e saj me Rr. “Xhanfize Keko” dhe hapësirat që krijohen midis trotuareve dhe godinave.

- Publicitet -

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pa nga afër punimet, u shpreh se ky është një tjetër kantier i Tiranës policentrike, pasi në këtë zonë, po zhvendosen edhe disa institucione të rëndësishme publike e private. “Kjo nënkupton krijimin e një poli të ri në qytet, ku si fillim janë zhvendosur disa qendra institucionale, si Ministria e Kulturës apo Ministria e Mbrojtjes, disa institucione private, si Universiteti “Marubi”, “UET”, dhe zhvendosja e disa shërbimeve bashkiake, për ta plotësuar edhe si pol administrativ. Por, një pol administrativ ka nevojë për infrastrukturë. Nëse e mbani mend, mandatin e kaluar punën më të madhe e kishim me rrjetin e ujit, – rrjeti i energjisë ka ende pak punë, ndaj jemi duke bërë sistemimin. Tirana policentrike vjen nga bashkimi i të gjitha këtyre energjive, me institucione publike, institucione jo publike, infrastrukturë e rëndësishme, dhe një shesh kryesor,” u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, por edhe të bizneseve të zonës, të cilëve tha ai, do t’u rritet edhe më shumë vlera me këtë projekt rivitalizues.

“Kërkoj sa më shumë bashkëpunim nga të gjithë. Parimi nuk është të përzëmë njerëz, as që t’i prishim biznesin dikujt. Për të gjithë ata që kishin ndërtuar si çibanë, duke krijuar hoje në zyrat e institucioneve, sigurisht që do të duhet të gjejmë një zgjidhje alternative. Për të tjerët, është shumë e rëndësishme që të gjejmë bashkëpunim, të tërhiqemi pak nga gardhet, të sigurohemi që kalimi nga Kinostudio, te IKV-ja, e deri te kthesa e Tufinës, apo te Komisariati i Policisë, të mos jetë më një shteg dhish, por një rrugë pedonale për lezet. Shumë prej atyre anomalive me të cilat na ishte mësuar syri, siç kanë qenë mjetet e aksidentuara të policisë anës rrugës, kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme, fillimisht duke i çuar në një hapësirë që sot është bosh, por eventualisht do duhet të gjejmë një zgjidhje të përhershme. Ne nuk mund të kemi një varrezë makinash si instalacion të përhershëm në qytet”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi së muaji gusht, i cili për shumëkënd është muaji i pushimeve, për skuadrat e bashkisë është një periudhë intensive pune, në mënyrë që kur qytetarët të kthehen ta gjejnë lagjen të transformuar.

“Meraku im i fundit është këndi i lojërave për fëmijë. Ka qenë një hapësirë komplet e degraduar, këtu paguheshin gjobat e policisë, por sot policia i ka të gjitha gjobat online, kështu që ky mjedis që zihej në mënyrë kaotike nga makinat, ka ardhur koha t’iu kthehet fëmijëve. Besoj se nuk do të ketë asnjë kundërshtim që një hapësirë t’i kthehet atyre. Nëse ia heq njërit dhe ia jep tjetrit, aty plas debati, por nëse ia jep fëmijëve, them që kemi marrë një vendim të jashtëzakonshëm”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet e vdekur e ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?