Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nismë e re arabe për paqen në Gaza, çfarë parashikon plani me disa faza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nismë e re arabe për paqen në Gaza, çfarë parashikon plani me disa faza
AktualitetBote

Nismë e re arabe për paqen në Gaza, çfarë parashikon plani me disa faza

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Egjipti me gjasa ka gati një plan me disa faza për t’i dhënë fund luftës nëRripin e Gazës, njoftojnë disa media arabe. Sipas televizionit saudit, Ashark, në fazën e parë bëhet fjalë për të arritur një ndalim të luftimeve për të paktën dy javë. Në këtë fazë do duhet të lirohen edhe 40 pengjet e mbajtura nga Hamasi. Kurse Izraelido duhet të lirojë 120 të burgosur palestinezë. Ky raportim i referohet “burimeve të informuara” që nuk përmenden më tej.

Në fazën e dytë bëhet fjalë për një dialog kombëtar palestinez nën patronazhin e Egjiptit. Ky pasazh i referohet rivalitetit mes dy grupeve më të mëdha të organizuara palestineze, Fatahut të presidenti Mahmoud Abaz dhe Hamasit islamist, që nga Izraeli, SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe kategorizohet si organizatë terroriste.

Faza e tretë parashikon një armëpushim të plotë dhe një marrëveshje të zgjeruar për këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve. Në fund ky plan, sipas të dhënave të raportuara, parashikon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës. Deri tani nuk ka njoftime zyrtare për këto plane. Dihet, se kreu i Hamasit islamist, Ismail Hanija ka qenë më parë me një delegacion në Egjipt për bisedime. Egjipti e sheh veten në rolin e ndërmjetësuesit në këtë konflikt.

- Publicitet -

Ushtria izraelite ka gjetur ndërkohë kufoma e pesë pengjeve në një rrjet tunelesh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Ushtria bëri të ditur, se kufomat e tre ushtarëve dhe dy civilëve që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor janë gjetur në një sistem tunelesh shumë të gjerë dhe të thellë në zonën e refugjatëve Xhabalia.

Luftime në Khan Junis

Ndërkohë ushtria izraelite vazhdon luftimet në Rripin e Gazës pa ndalur duke u përqëndruar në jug të rajpnit. Sipas të dhënave luftimet kryesore përqëndrohen në një “bastion tjetër të Hamasit, Khan Junis”, ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Jonanathan Conricus pvr televizionin Fox News. Në një takim të kabinetit qeveritar izraelit, kryeministri Netanjahu është shprehur se “lufta do të jetë e gjatë”. Ai pranoi, se lufta kërkon “një çmim shumë të lartë”. Por Izraeli do të vazhdojë “me të gjithë fuqinë, deri në fund, deri në fitore, deri sa të arrijmë të gjitha qëllimet tona”, ka thënë Netanjahu. Ushtria izraelite më parë kishte bërë të ditur, se vetëm nga e premtja ishin vrarë 14 ushtarë të tjerë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Netanjahu hodhi poshtë raportimet, sipas të të cilave, Izraeli nën presionin e SHBA ka hequr dorë nga zgjerimi i luftës në Liban. “Kam parë publikime të pavërteta, që pretendojnë se SHBA na kanë penguar dhe na pengojnë në misione në rajon”, tha Netanjahu. “Kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një shtet sovran.” “Wall Street Journal” kishte raportuar, se Biden kishte bindur Netanjahun, të mos sulmojë milicët e Hizbollahut në Liban. Kurse në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Biden në telefonatën me Netanjahu kishte biseduar për “qëllimet dhe fazat” e aksionit ushtarak izraelit. Biden kishte theksuar “nevojën kritike” që të mbrohet popullata civile dhe mbështetësit e ndihmave humanitare dhe se ka rëndësi që të lejohen civilët të largohen nga zonat e luftës.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?