Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë pas takimit me Kurtin, presidenti serb në shënjestër të kritikave, DW: Vuçiçi akuzohet si ‘tradhtar’!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një ditë pas takimit me Kurtin, presidenti serb në shënjestër të kritikave, DW: Vuçiçi akuzohet si ‘tradhtar’!
AktualitetBote

Një ditë pas takimit me Kurtin, presidenti serb në shënjestër të kritikave, DW: Vuçiçi akuzohet si ‘tradhtar’!

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është vendosur në shënjestër të kritikave të mëdha të opozitës dhe disa mediave në Beograd. Ndërsa ai pohon se së shpjegoi do të përgjigjet.

Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një mesazh pas kthimit nga Brukseli dhe ka paralajmëruar një fjalim tjetër “të rëndësishëm” për sonte, ku do të shpjegojë se “çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel”.

Mesazhi i Vuçiçit – opozita dhe mediat po përhapin rrena

- Publicitet -

Në mesazh ai falënderon qytetarët e Serbisë “për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme”. “Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë si dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë sulmoi “mediat manjate” (siç i quan ai mediat opozitare në Serbi), por për herë të parë ai sulmoi edhe Radio Televizionin e Serbisë dhe agjencinë e lajmeve Tanjug, se “po përhapin gënjeshtra për të”. Ndaj ka vendosur që sonte në orën 21:00 t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë “për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Bruksel”.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka paralajmëruar Vuçiç.

Vuçiçi “është tradhtar”

Opozitarët në Beograd thonë se Vuçiçi e ka pranuar dje de-facto pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë “tradhti”. “Marrëveshja nga Brukseli është kolaps i plotë i politikës së jashtme të Vuçiçit. Me të nuk u arrit asgjë dhe jemi aty ku ishim në fillim kur Vuçiç erdhi në pushtet”, thotë kryetari i lëvizjes SRCE (ZEMRA), Zdravko Ponosh.

Savo Manojloviç, drejtori i fushatës “Kreni-promeni” (Nisu ndrysho), thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar planin franko-gjerman, ka mundësuar që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, ta bëjnë këtë tani. Lideri i partisë ultradjathtiste Dveri, Boshko Obradoviq, pohon se në propozimin e dakorduar bëhet fjalë për “përmbysjen e Kushtetutës dhe njohjen e hapur të pavarësisë së Kosovës”.

“Neni 4 paragrafi 2 i marrëveshjes franko-gjermane, të cilën Vuçiç e pranoi mbrëmë në Bruksel dhe BE-ja e shpalli publikisht thotë: ‘Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Kjo është një njohje e hapur e shtetit të rremë të Kosovës. Ky është rrënim i Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, pohon Obradoviç.

Vuçiçi “nuk është tradhtar”

Ndësa Vuçiçin e mbrojnë bashkëpartiakët e tij. Ish-ministrja e partisë së tij, Zorana Mihajloviç u bëri thirrje të gjithë politikanëve dhe figurave publike që të tregojnë përgjegjësi për propozimin e marrëveshjes evropiane për çështjen e Kosovës dhe të tregojnë mirëkuptim për Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit, sepse ajo është “e drejtë, e përgjegjshme dhe demokratike”. Duke vënë në dukje se tani është momenti për një vendim për propozimin e Evropës dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës, Zorana Mihajloviç tha se “pranimi i tij nuk do të thotë njohje e Kosovës” dhe as “tradhti”, siç kritikojnë disa përfaqësues të opozitës.

“Është një vendim që duhet të sjellë atë që të gjithë kanë mbrojtur prej vitesh – paqe, bashkëjetesë, një jetë më të mirë për serbët dhe shqiptarët”, thotë Mihajloviç. “E kaluara nuk është opsion! Ne duam të jetojmë në paqe, pa kriza dhe situata krize, duam të punojmë, të jetojmë dhe të qeshim e jo të dëgjojmë lajme për fëmijë të lënduar në Kosovë. Ne duam të merremi me teknologjitë e reja dhe tranzicionin e gjelbër, jo me armë, drone vetëvrasëse rozë apo jeshile, pajisje ushtarake dhe aludime për konflikte të vazhdueshme. Edhe serbët edhe shqiptarët duhet të zhvillohen”, konstaton ajo./DW/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?