Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë
BoteLajmi i fundit

Një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë

Published: December 15, 2024
Shpërndaje

Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, u zgjodh president i Gjeorgjisë ndërsa partia në pushtet forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në BE dhe një fitore për Rusinë.

Kavelashvili fitoi lehtësisht votimin e së shtunës në një kolegj elektoral prej 300 vendesh, ku partia Ëndrra Gjeorgjiane mbizotëron. Kolegji zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në 2017. Në fjalimet publike të këtij viti, zoti Kavelashvili ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po kërkojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin në 29 dhjetor.

Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u zgjodh president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet që e votoi po forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në Bashkimin Evropian.

- Publicitet -

53 vjeçari Kavelashvili ishte i vetmi kandidat në fletëvotim dhe fitoi lehtësisht votën duke pasur parasysh kontrollin e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” në kolegjin elektoral me 300 vendesh, që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2017. Ky kolegj përbëhet nga anëtarë të Parlamentit, këshillave bashkiakë dhe legjislaturat rajonale.

Nga 225 elektorë të pranishëm, 224 votuan për Kavelashvilin.

Një ish-futbollist profesionist, Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen ta fusin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin më 29 dhjetor.

Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit ndërsa zhvillohej procedura e votimit për presidentin e ri.

“Zgjedhjet e sotme presidenciale nuk mund të jenë legjitime, sepse zgjedhjet parlamentare janë manipuluar dhe në thelb një parlament jo legjitim nuk mund të zgjedhë një president legjitim”, thotë një protestuese.

“Nuk mundet që një president të ketë vetëm 9 vjet arsimim. Kam studiuar dhe kam punuar që kur isha 15 vjeç. Ai nuk është presidenti ynë”, thotë një tjetër protestuese.

“Ajo që shohim sot është një tradhti e pastër e vullnetit gjeorgjian, vullnetit të popullit dhe tradhti ndaj vlerave të popullit gjeorgjian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhja e sotme përfaqëson dëshirën e qartë të sistemit për ta futur Gjeorgjinë në rrënjët sovjetike”, tregon një protestues.

Ëndrra Gjeorgjiane mbajti kontrollin e Parlamentit në vendin e Kaukazit Jugor në zgjedhjet e 26 tetorit, që opozita pretendon se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës. Presidentja në largim e Gjeorgjisë dhe partitë kryesore pro-perëndimore që atëherë kanë bojkotuar seancat parlamentare dhe kanë kërkuar një përsëritje të votimit.

Partia Ëndrra Gjeorgjiane është zotuar të vazhdojë të punojë për anëtarësimin në BE, por gjithashtu dëshiron të “rivendos” lidhjet me Rusinë.

Kritikët kanë akuzuar këtë parti, themeluar nga Bidzina Ivanishvili, një miliarder në hije që e bëri pasurinë e tij në Rusi, se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që partia në pushtet i ka mohuar. Partia kohët e fundit miratoi ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini, për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Pro-perëndimorja Salome Zourabichvili ka qenë presidente që nga viti 2018 dhe është zotuar të qëndrojë pas përfundimit të mandatit të saj gjashtë-vjeçar, duke e përshkruar veten si udhëheqësja e vetme legjitime deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Vendimi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protestat e qytetarëve.

Mijëra demonstrues mblidhen çdo natë jashtë Parlamentit, pasi qeveria njoftoi pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE më 28 nëntor.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit, ndërsa qindra janë arrestuar. SHBA dhe BE kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestueësve.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Detari says:
    December 15, 2024 at 11:04 am

    na plasi k. perendimi duhet te ndertoi nje mure si Polonia ku i gjithe ballkani ngelet jashte bashke me keta cecenet sllavomahamute

    Reply
  • PANSLLAVIZMI says:
    December 15, 2024 at 12:01 pm

    Rusia deri sa mbetet shoqëri imperiale dhe sunduese ndaj popujve dhe regjineve që ende i mbanë nën dhunën e një kvazi federate do të jetë shoqëri e brishtë dhe me probleme të mëdha Gjorëgjia është nga ato që ka teritor të pushtuar nga Rusia

    Reply
  • popull says:
    December 15, 2024 at 12:10 pm

    Urime dhe suksese Kavelashvilit per te miren e popullit gjeorgjian!

    Reply
  • Phoenix says:
    December 15, 2024 at 12:16 pm

    Po keta shvilet Gjeorgjiane nga i gjejne, aman. Dhe Stalini e kishte mbiemrin Xhuga-shvili ( Dzhugashvili ). Mos jane gje kusherinj keta?

    Reply
  • Detari says:
    December 15, 2024 at 2:41 pm

    @Phoenix dhe hiqesh si i ditur… -shvili eshte parashtese si ang: -son, greq. -poulos, turqisht/sqip: -oglu/olli/llari

    domth djali i x

    Reply
  • TRENI says:
    December 15, 2024 at 3:01 pm

    @ Dekari -shvili eshte Prapa/shtese siç ke ti Prapa/shtesat ne sumen tende -poulos, -dhijaris, -taqis, -pidhis, -karis, …

    Hajt ardhacak grek, ik pirdhu andej nga deti egje dhe deti i zi mavri, qe te luftosh si “trim” qe je si pali-karis, pali-pidhis,
    me Turqit Osmane, qe ty ardhacak mavri grek katran, te ndoqen nga gadishulli i anadollit e te sollen ne gadishullin ilirik.

    Reply
  • Artan says:
    December 15, 2024 at 9:56 pm

    Po ndertoi Evropa mure, Dekari mbetet jashtë, se edhe arberoret në Ballkan janë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qershor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  2. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  5. Diaspora .sufllaqe e rames me patriotike se e belerit on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?