Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dietë me salçiçe dhe një jetë plot stres! Si mundi Henry Kissinger të jetojë 100 vjet dhe të jetë ende i kthjellët? Rrëfimi i të birit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dietë me salçiçe dhe një jetë plot stres! Si mundi Henry Kissinger të jetojë 100 vjet dhe të jetë ende i kthjellët? Rrëfimi i të birit
BoteKryesore

Dietë me salçiçe dhe një jetë plot stres! Si mundi Henry Kissinger të jetojë 100 vjet dhe të jetë ende i kthjellët? Rrëfimi i të birit

Published: May 27, 2023
Shpërndaje

Nga David Kissinger

Të shtunën, babai im, Henry Kissinger feston 100-vjetorin e tij. Kjo është një atmosferë e pashmangshme për dikë që e njeh forcën e tij të karakterit dhe dashurinë për simbolizmin historik.

Jo vetëm që është i vetmi që ka mbijetuar ndër kolegë, diktatorë dhe studentë, por ai ka qenë gjithmonë aktiv dhe në të 90-at e tij. As pandemia nuk e pengoi atë.

- Publicitet -

Që nga viti 2020 ai ka mbaruar 2 libra dhe po punon për një të tretë. Ai u kthye nga konferenca Bliderberg në Lisbonë më herët gjatë kësaj jave, në kohë për të nisur një seri festimesh të njëqindvjetorit që do ta çojnë atë nga Nju Jorku në Londër më në fund në qytetin e tij të lindjes, Fürth, në Gjermani.

Jetëgjatësia e babait tim është mrekulli kur konsiderojmë regjimin shëndetësor që ai ka pasur në jetën e tij, që përfshin një dietë të mbushur me salsiçe gjermane, dhe një karrierë të mbushur me stres.

Si shpjegohet shëndeti i tij i gjatë fizik dhe mendor?

Ai ka një kuriozitet të pashuar që e mban atë në një marrëdhënie dinamike me botën. Mendja e tij është si një armë që kërkon dhe kap çdo sfidë ekzistenciale që po ndodh.

Në vitet 1950, problemi më i madh ishin armët nukleare dhe kërcënimi që sillnin ato për njerëzimin. Para 5 vitesh, si një burrë në rininë e tij, 95 vjeç, babai im u bë i fiksuar pas implikimeve praktike dhe filozofike të Inteligjencës Artificiale.

Në çdo darkë të festës së Falenderimeve, ai diskutonte me stërnipërit e tij për teknologjitë e reja. Ndërsa zhytej në aspektet teknike të AI me intensitetin e një studenti të diplomuar IT, ai nxiti debatin mbi përdorimet e saj me njohuritë e tij të filozofike dhe historike.

Sekreti tjetër i jetëgjatësisë së babait tim është ndjenja e misionit. Ndonëse ai është përshkruar gjithmonë si një realist i ftohtë, ai beson në koncepte që nuk i pranojnë të gjithë si patriotizmi, besnikëria dhe bashkëpunimet midis forcave politike. Atij i dhemb kur shikon poshtërsirat që bëhen sot në diskursin publik dhe vdekjen e artit të diplomacisë.

Kur isha fëmijë, mbaj mend ngrohtësinë e miqve të tij, politikat e të cilëve kanë qenë të ndryshme, Kay Graham, Ted Kenedy dhe Hubert Humphrey. Kennedy bënte shaka që babait tim i pëlqenin shumë (përfshirë ftesën e babait në zyrën e tij të shtëpisë dhe pretendimin se kishte një nuselalë të fshehur në një dollap).

Edhe pse tensionet e Luftës së ftohtë vazhdonin, ambasadori sovjetik në SHBA, Anatoly Dobryn ishte i ftuar në shtëpinë tonë. Ata luanin shah ndërkohë që negocionin çështje që preknin të gjithë planetin. Babai im nuk kishte iluzione për natyrën e ashpër të regjimit rus, por këto lloj bisedash ndihmonin në zbutjen e tensioneve në një kohë kur superfuqitë nukleare po fitonin terren.

Sikur të mundeshin të bëjnë edhe liderët e sotëm dialoge të tilla.

Përtej shahut, diplomacia nuk ishte asnjëherë lojë për babain tim. Ai e bënte atë me përkushtim dhe këmbëngulje. Si një refugjat i Gjermanisë naziste, ai humbi 13 anëtarë të familjes dhe shumë shokë në Holokaust. Ai u rikthye në Gjermani si ushtar amerikan, duke marrë pjesë në lirimin e kampit Ahlem pranë Hanover. Aty, ai dëshmoi thellësitë në të cilat njerëzimi mund të zhytet nga strukturat ndërkombëtare të paqes dhe drejtësisë.

Muajin tjetër do të kthehemi në Fürth, ku ai do të vendosë një kurorë me lule te varri i gjyshit të tij, i cili nuk shpëtoi dot.

Unë e di që asnjë djalë nuk mund të jetë objektiv kur flet për babain e tij, por unë jam krenar për punën e babait në ankorimin e një shteti me parime dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi realitetet e historisë. Ky është misioni që ka pasur për pjesën më të madhe të jetës së tij shekullore, duke përdorur trurin e tij të rrallë dhe energjinë e pashtershme për t’i shërbyer vendit që i shpëtoi familjen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Goditesi says:
    May 29, 2023 at 4:14 am

    Me adrenokromin e femijeve dhe me transplanted te organeve, tranfuzionit te gjakut te femijeve dhe injektim place kockash nga femijet. Terapi me stem cells. Tani mo’s na can I derrasat me salcicet plot me kimikate vdekjeprirese te Amerikes. Te njejten gje bente Rokfelleri qe jetoj mbi 100 vjec

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë
  • Pushimet në Europë, këto janë destinacionet ku kurseni më shumë për hotelin dhe ushqimin
  • Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. 1thundrak on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  4. 1thundrak on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Anonymous on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?