Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një pemë dhe një stol për Hueyda El Saied në Parkun e Liqenit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Një pemë dhe një stol për Hueyda El Saied në Parkun e Liqenit
EnciklopediLifestyle

Një pemë dhe një stol për Hueyda El Saied në Parkun e Liqenit

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri.

“Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë të hyrjes së stinës së re, për një gocë që ishte gjithmonë pranverë, jam shumë i lumtur që në rrugicën e parë buzë liqenit, ndoshta në vendin më të bukur, me panoramën më qetësuese, një vend ideal për reflektim, vendosim një stol me emrin e saj”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Kryebashkiaku shtoi se fuqia e një njeriu të mirë është kur bashkon, edhe pasi largohet nga jeta. “Do mbahemi mend si njerëz që përqafuam të bukurën, të mirën dhe lamë një mesazh, apo si njerëz që thjesht jetuan pa patur asnjë impakt për shoqërinë dhe miqësinë e tyre? Më vjen mirë që sot jemi bashkuar dhe fakti që të gjithë e kemi njohur Hueydën, thuajse na bën si një familje me lidhje të padukshme. Kjo është fuqia e një njeriu të mire, pozitiv dhe një shpirti të bukur e zemër pranverore, si kjo ditë e sotme, siç ishte Hueyda gjithë jetën e saj”, tha ai.

Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë tha: “Sot është një ditë e veçantë për Gabrielin dhe për mua, por gjithashtu edhe për familjen dhe miqtë këtu. Sot ndodhemi këtu, pikërisht në ditën e lindjes së Hueydës, për të kremtuar jetën, për të kujtuar Hueydën si një artiste. Faleminderit për pemën dhe për stolin! Pema simbolizon botëkuptimin e Hueydës për dashurinë. Për mua dhe Gabrielin, por edhe familjen po ashtu është shumë i rëndësishëm fakti që jemi këtu, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe bukurinë e jetës dhe Hueydës si një artiste”.

Një prej miqve të Hueydës, moderatori i njohur Xhani Shqerra, falenderoi Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një familje të madhe që gjendet gjithmonë aty për këdo që ka nevojë, apo për këdo që dëshiron të bëjë gjeste kaq të bukura si ky i sotmi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?