Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një turp pa pendesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Një turp pa pendesë
Kendi i KryeredaktoritLajmi i fundit

Një turp pa pendesë

Published: October 28, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

SPAK raportoi ndër të tjera në Kuvend se po rikthen toka të grabitura te shteti, por në vend të mirënjohjes, në Kuvend u dëgjua ulërima e atyre që kanë patur për detyrë t’i mbronin

Në raportimin e fundit në Kuvend, kreu i SPAK-ut ngriti alarmin për një nga dramat më të mëdha të tranzicionit shqiptar: vjedhjen sistematike të tokave publike.

- Publicitet -

Do mjaftonte rasti i fundit i zbuluar nga hetimet e SPAK me pronat në bregdetin e Durrësit për të kuptuar përmasat e krimit. Janë falsifikuar dokumente, janë zhdukur kufij, janë sajuar emra. Hipotekat janë shndërruar në vegla të grabitjes. Një histori që të lë pa fjalë dhe që tregon qartë se çfarë është lejuar të ndodhë në zyrat e shtetit ndër vite.

Shtetarët në atë Kuvend që dje ulërinin, apo të emëruarit prej tyre kanë patur dhe kanë detyrën që kjo të mos ndodhte. I kanë lejuar dhe firmosur, madje kanë votuar për turp ligje të posaçme për t’i përvetësuar, siç ka ndodhur me tokat e vilave të tyre private në Gjirin e Lalzit.

Për të ardhur keq që nuk dëgjuam asnjë deputet tjetër të ndalej te kjo pjesë e fjalimit të kreut të SPAK. Të mos ndalet shteti kur flitet për rikthimin e pasurisë  te shteti, do të thotë të pranosh, jo vetëm që je në krah të hajdutëve, por që nuk ke asnjë ndjesi apo përgjegjësi shtetari.

Skemat që kanë zhdukur qindramijëra metra nga hartat e shtetit, nuk janë thjesht shifra. Kjo është një plagë e hapur që ka përpirë prona, ndërgjegje dhe jetë njerëzish. Dumani ka lexuar dje historinë e turpit të tranzicionit. Një turp pa pendesë.

Në përgjithësi, fjalimi i djeshëm i kreut të SPAK dhe reagimet pas tij, ishin një  pasqyrë e qartë e përplasjes mes këtij institucioni dhe politikës. Nervozizmi i atyre që kanë kontrolluar ose kontrollojnë sot çdo hallkë të shtetit tregon se kjo trupë prokurorësh me gjithë mangësitë që ka, dhe që nuk janë vetëm të saj, ka shkuar aty ku politika s’e ka lejuar kurrë më parë.

Thyerja e mitit të pandëshkueshmërisë është një arritje historike dhe një fitore morale e Reformës në Drejtësi. Për herë të parë pas dekadash, figura të larta të pushtetit janë vënë nën hetim apo në pranga, duke rikthyer një ndjenjë shprese te publiku se askush nuk është mbi ligjin.

Po ashtu, rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës janë të padiskutueshme: dhjetëra të inkriminuar janë çuar pas hekurave, rrjete kriminale janë goditur dhe prona të përfituara nga aktiviteti kriminal janë sekuestruar.

Drejtuesi i këtij segmenti të spikatur të SPAK, prokurori i posaçëm Adnan Xholi, është një nga kandidatët për kreun e ri të SPAK. Kjo është premtuese për ata që duan një institucion që e ruan integritetin e Dumanit dhe që nuk gjunjëzohet te bandat dhe krimi i organizuar, siç ka ndodhur me institucionet e mëparshme të hetimit apo me policinë e shtetit, këto tri dekada.

Mbetet njëherazi e vërtetë që, mosndëshkimi i Sali Berishës për çështje të rënda si 21 Janari apo Gërdeci është një njollë e zezë që i errëson këto arritje. Drejtësia e vërtetë duhet të përballet edhe me trashëgimitë më të errëta të së shkuarës, sidomos kur ato kanë sjellë viktima dhe kanë cenuar themelet e shtetit.

Deri atëherë, suksesi i SPAK do të mbetet i paplotë.

Foto kryesore: Prokurorët e posaçëm Altin Dumani e Adnan Xholi gjatë seancës së sotme në Kuvend. Sipër, faqja e parë e gazetës DITA, 28 tetor 2025

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • Skypion says:
    October 27, 2025 at 10:45 pm

    Dumani te pergjigjej per lidhjet e qeveritareve dhe Kryeqeveritarit me korrupsionin madhor, krimin dhe trafikun e droges. Kurre ne historine e ketyre 35 viteve nuk ka pasur nje vjedhje kaq te madhe te gjese publike. Kurre ne historine e shtetit shqiptar, perfshire edhe diktaturen madje, nuk ka pasur nje Kryeminister kaq vanitoz, kaq hajdut, kaq te korruptuar, qe te beje nje jete sheiku. Por, Dumani as emrin nuk guxon t’ia zere ne goje.
    Kur ishte ne opozite dhe lobonte ne Londer, tek qeveria britanike qe te mos hapeshin negociatat, i la te tromaksur diplomatet britanike…. nje njeri i deshperuar per pushtet thane.
    Aq i deshperuar per pushtet ishte, sa per jave te tera pergatiti monstruozitetin e 21 janarit; ideja e monstres ishte nje bulevard me kufoma, dhe nuk nguroi ta shprehte kete edhe publikisht ne thirrjen e fundit para protestes.
    Aq i deshperuar per pushtet ishte, sa beri kurban kater qytetare te mjere; kurse ate qe i vrau, kryesorin grupit te zjarrit te Gardes, e beri kryetar socialist, e beri milioner dhe investitor strategjik.
    Po kjo si ben pershtypje askujt nder socialistet. Per ta eshte normale qe pushteti te merret me gryken e pushkes dhe te ngrihet mbi gjakun e te reneve.

    Reply
  • K R says:
    October 27, 2025 at 11:07 pm

    O Skypion
    Pa shkuar Sali Berisha në pranga dhe burg nuk shkon Edi Rama
    Kuptoje njehere e mire qe jane n simbiozë të plotë njeri me trjetrin o i mjerë.
    Është Blloku
    Ky teatër ka 30 vjet e ti akoma i bie fyellit

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 27, 2025 at 11:09 pm

    Jeni si perhere shume i sakte zoti Thano. SPAK, me te gjitha te metat dhe kufizimet qe mund te kete, ka arritur te thyeje mitin e pandeshkueshmerise.
    Ka goditur bandat, korrupsionin e organizuar, lidhjet mes politikes dhe krimit, me fort se cdo institucion me pare.
    Por hija qe mbart ende mosprekja e Sali Berishes, simbolit te nje tranzicioni te kalbur, e erreson kete arritje dhe i jep ze kritikeve qe duan ta shohin SPAK-un si selektiv.

    Reply
  • prehistoriku says:
    October 27, 2025 at 11:11 pm

    Skypion
    Je nje militant i verber. Altin Dumani nuk eshte nje hero, por eshte nje gur i rende ne murin e ri qe po ngrihet mes shtetit dhe korrupsionit.
    Ata qe e tallin, ne fakt, po qajne per veten.
    Sepse drejtesia mund te vonoje, por kur vjen, nuk pyet me kush bertet me fort

    E verteta esht se drejtesia ka filluar t levizi, dhe kjo esht arsyeja pse fajtoret bertasin me shume se kurr.
    Ata qe s’kane ndergjegje, nuk ndihen keq nga faji, por nga frika se do t’u dale emri.
    Dhe zhurma e ktyre ne Kuvend esht prova me e qarte se SPAK po prek nervin e sistemit.

    Reply
  • TIRONA says:
    October 27, 2025 at 11:12 pm

    E verteta esht se drejtsia ka filluar t lëvizi, dhe kjo ësht arsyeja pse fajtorët bërtasin më shumë se kurr.
    Ata që s’kanë ndërgjegje, nuk ndihen keq nga faji, por nga frika se do t’u dalë emri.
    Dhe zhurma e ktyre ne Kuvend esht prova më e qartë se SPAK po prek nervin e sistemit.

    Reply
  • Gazetari says:
    October 27, 2025 at 11:19 pm

    Thano
    Edhe investigimi i fundit i emisionit “Inside” per grabitjen e pronave ne Durres esht nje kontribut i vyer ne zbardhjen e ksaj masakre te heshtur qe ka ndodhur per dekada. Dokumentat, deshmit dhe hartat e paraqitura ne emision nxoren ne drite jo vetem permasat e vjedhjes, por edhe emrat e perfshire. Ironikisht, vete Saliu qe sot perpiqet te dale si viktime politike zoteron nje vile ne Lalz, ndertuar mbi nje truall te marr ne menyre te dyshimt.

    Reply
  • chp says:
    October 27, 2025 at 11:25 pm

    Nese nuk shikojme prangat ne duart e Usali Serbiberishes & Belerishes….ju po beni KRIM
    Nese e keni fjalen per lepuj si Veliaj dhe Meta dhe Ujku Viqidolit do te nuseroje per here te trete turp per Dumdumanin apo Laqipiten e Trampit.
    Neveri..
    Kapni dhe rrasni mrena gjithe Balluket e Rames dhe vete Ramen por nese nuk gjejne ne qeli
    kopilin e SERBiberit dhe Rajersonit qe ne 1992-1994 leshoi cecenet e Tropojes,Skraparit apo te Ersekes qe pushtuan gjysmen e tokave te vendit….si asnjehere ne historine boterore
    E tha Frrok Cupi para ca muajsh…po na beni “enveriste ” me zor se fundi ai Goldiktatori me urdher personal nxorri ligjin per dokumentacjonin e pronave

    Reply
    • ¿? says:
      October 28, 2025 at 1:44 am

      Luminal. luminal….Ke nevoje per t’u qetsuar…..do te te bjere damllaja….

      Reply
  • Socialisti says:
    October 27, 2025 at 11:29 pm

    Po vet deputetet socialiste pse nuk interesohen per ecurine e hetimeve per vrasjen e 4 socialisteve te pafajshem ne 21 janar dhe shperthimin e gerdecit?

    Reply
  • Babalja says:
    October 27, 2025 at 11:30 pm

    Ponte shikosh si e shajne militantet e Saliut si ky Skopioni Dumanin dhe si e shajne militantet e Rames te Tema e Mero Bazes e kupton qe per here te pare Dumani dhe ekipi i tij ua kan futur panikun te dyja gjasme “palve”

    Reply
  • Emigranti says:
    October 27, 2025 at 11:42 pm

    Me hetimet e tij SPAK ka kontribuar ne kthim te shteti te shumë tokave shtetërore t vjedhuna me falsifikime. Thuni.njher faleminderit per kete o ju admirusat e Sali Ramës e pastaj shajeni dike q po mbro inteesat e shtetit, interesat tuja.
    Kan t drejt serbet kur thon per ne qe nuk jena shtetformues.
    Ne e kemi hallin vec si t jemi mir vet e si t jet ai kryetari secilit “fitus” se per shtetin s pjerdh njeri o vaj medet

    Reply
  • Arratisur says:
    October 28, 2025 at 2:21 am

    se nuk jane socialiste, maxhoranca

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2025 at 4:57 am

    Ja qe bie dakord edhe me chp,qe kryekrimineli i tokave eshte Sali Berisha qe sic shkruan chp ,,ne 1992-94 versuli cecenet e Tropojes dhe Skraparit ne Tokat e Pronareve dhe Tokat e Shtetit.
    Ne formimin e tij si qenje biologjike,Prona grabitet.E posedom ,me i forti,I shtati vlla, 99 shpirt n`fis dhe natyrisht ujku alfa,Bisha qe prin kopene,Saki Berisha.Kadastrat,hypotekat,jane vetem letra te qullaceve qytetare,qe duhen grisur,duhen djegur,dhe mbi to te ngrihen TOKE E XANUN tropojar,Skrapar,KATUNDAR.
    Altin Dumani ngriti Alarmin per Minat qe i ka mbjelle Tokes shqiptare Sali Berisha.Katrahura me Pronat e Pronareve dhe Tokat e Shtetit,mbi te cilat vazhdoi grabitja edhe nga pushteti socialist me horrat e vet .

    Reply
  • Skypion says:
    October 28, 2025 at 5:07 am

    Sado mendja djallezore te shpike sajesa per t’iu shmangur krimeve dhe korrupsionit madhor te qeverisjes socialiste, nuk mundet dot qe t’i beje ato sikur nuk ekzistojne, a ne rastin me te mire t’i relativizojne. Nuk ka vjedhje me te madhe se Inceneratoret, por Dumani dhe dumaneria as emrin nuk guxojne t’ua permendin fajtoreve te vetem dhe kryesore: Edi Rames dhe Erjon Veliajt( kete e kane burgosur per vjedhjet e se shoqes, pikerisht per te mos e hetuar per Inceneratoret). Heton dhe shpall ne kerkim Arben Ahmetajn, qe disa here ka REFUZUAR te firmose per aferen e shekullit, dhe as i shkon mendja te hetoje kriminelet e vertete Rama-Veliaj. Tmerr e kaluar tmerrit. Ata qe bejne sikur s’e verejne kete fakt, jane thjeshte bashibozuke te regjimit.
    Skandali i Aruba’s ulerin me te madhe, qe nga pertej oqeanit; imagjinoni more, eshte pergjuar e filmuar nga sherbimet belge e holandeze, qe do te thote se patjeter qe kishin nje kohe te gjate qe i mbanin nen mbikqyrje! Perfaqesues te regjimit socialist ne Shqiperi ne summit me perfaqesues kartelesh! Tmerr e kaluar tmerrit! Ata qe bejne sikur nuk e shohin kete, jane po aq hajdute dhe kriminele sa pjesemarresit e samitit qeveri shqiptare-kartele. Dumani dhe dumaneria thone s’ka ndonje skandal Aruba!
    Vellai i Kryeministrit del sa e sa her i perfshire ne grupin e rrezikshem kriminal te kokaines, me fakte me prova, por Dumani dhe dumaneria thone se se “45 vjecarin kaq e aq te gjate, me floke keshtu e sy ashtu, nuk munden ta identifikojne dot”… shikoni more sa i pacipe eshte, genjen pa pike turpi sy per sy; edhe nje femije sado i mbprapshte nuk do te genjente keshtu!
    Kryeqenefi i regjimit ka falimentuar nje kompani te tere ajrore, vetem e vetem se e perdorte ekskluzivisht per qejfet e veta; per te shkuar sa ne Rome a Berlin, sa ne Madrid a Londer per te pare ndjeshje futbolli; per te mos thene edhe per gjera te tjera shume me te liga, qe do te dalin me kohen. Por keto s’i bejne pershtypje Dumanit dhe dumanerise.
    Po e le me kaq enumeracionin e krimeve te monstres, te cilat ben sikur nuk i shikon qenefi i SPAK-ut, se eshte i pafund. Jane keto arsyet, dhe ca te tjera, se pse u thirr me urgjence ne Departamenti i Shtetit, ku i thane qe as mos ta coje ndermend rikandidimin; u kthye qe andej me bisht nder shale dhe tha se nuk do kandidonte. Edhe kete dumaneria mediatike ben sikur nuk e shikon. E kane goje gojeqelburit, keta hajdute e soj hajdutesh, keta perverse e kumarxhinj, keta pijanece e te droguar te perfolin Sali Berishen, i cili ka 35 vite ne qender te vemendjes se paparaceve dhe nuk ka nje foto te tijen duke pire thjeshte kafe me miq e shoke ne ndonje bar…!

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2025 at 5:22 am

    Ne kafaz nuk e ka futur Bishen por e mban ne REZERVAT.Rrethuar me Gardh,I ka dhene 50 deputete te ulurije ne Tufe,.Na thote neve,vizitoreve dheNderkombetareve:-Hajde shifeni Bishen!Votohet ky?
    Bisha eshte i lumtur.Ne pushtet nuk votohet,sa te jete gjalle,As 1000 vete nuk nxjerr dot ne rruge,,Ulurin i kenaqur se e ka nje tufe,,Familja e shpelles eshte e pasur,Nuk i nxe rregjistri pronat e vjedhura te Argites,Jamarbrit,Shkelzenit,nga Ksamili ne Velipoje,Saliu me Slloben nuk kane,Vetem ate Apartamentin ke tuneli Brrakes 78 metro katror.Ajo quhet guva e ujkut.Si shpella Muhametit ku mori syretet e kuranit.

    Reply
    • Liu nga Wuhani says:
      October 28, 2025 at 7:43 am

      N pushtet eshte o demo
      Pse cfare do ai dhe nuk behet?

      Reply
  • demo says:
    October 28, 2025 at 5:43 am

    Tani o Berishe,tegjitha vezhgimet zooveterinare qe kam shkruar per kafshen Sali Berisha keto 34 vjet do t`i permbledh ne Vellim voluminos per lexuesit kureshtare,qe besoj do behet bestseller.Me kesmet me kompenson tokat qe me grabite me cecenet katundare.

    Reply
  • Artan says:
    October 28, 2025 at 7:25 am

    E ka kallur Skarypioni, merr frymezim pasi thith koqet e fishkura te Rrumpalles.

    Reply
  • SPAK says:
    October 28, 2025 at 10:34 am

    Skypion idiot apo pjestar i saktit Sali!

    Reply
  • nje shqiptar says:
    October 28, 2025 at 11:45 am

    Paske mesuar goxha atje ne emigracion o Emigranti por jo sa duhet . Ne cilin vend te Europes ke pare ti qe ti japesh tokat te huajve si dha Rama Sazanin e plot toka te tjera perveçse ne boten e trete, dhe atje ndoshta ?!Ku ke pare ti ti shemben shtepite njerezve se i duan qeveritaret ( Ndertuesit strategjik) dhe te paguajne aq sa ta vleresojne qeveritaret ?

    Reply
  • Komentuesi says:
    October 28, 2025 at 1:52 pm

    SPAK përballë shtetit që vodhi vetveten.

    Fjalimi i Altin Dumanit në Kuvend nuk ishte një raport rutinë, por një aktakuzë ndaj një klase politike që për dekada ka grabitur pronën publike nën emrin e ligjit. SPAK ka hapur një derë që nuk duhet të mbyllet më.

    Shqipëria ka jetuar për më shumë se tridhjetë vjet mbi një tokë të grabitur, jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe moral. Çdo parcelë e zhdukur nga harta, çdo firmë e falsifikuar në hipoteka, është një copë e shtetit që është shitur për interesa personale, një copë dinjitet kombëtar e bërë beton vilash në bregdet.
    Ajo që tha kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Kuvend nuk ishte thjesht një raport teknik, ishte aktakuzë kombëtare ndaj një klase politike që ka lejuar për dekada që shteti të vidhet nga brenda, nën firmat dhe ligjet e veta. Pra, kapja e pronës si simptomë e kapjes së shtetit.
    Vjedhja e tokës publike është fotografia më e qartë e kapjes së institucioneve. Nuk është bërë nga njerëz të zakonshëm, por nga ata që kishin për detyrë ta mbronin. Ata që dje ulërinin në Kuvend, ishin zëri i frikës nga një drejtësi që më në fund po u afrohet dosjeve të tyre.
    Në thelb, kemi të bëjmë me një shtet që ka legjitimuar vjedhjen: me ligje të posaçme për privatizime selektive, me “legalizime” që u kthyen në amnisti për abuzuesit, dhe me institucione që kanë firmosur vetëshkatërrimin e pronës publike.
    Fakti që sot disa prej këtyre aferave po zbardhen është fitore e reformës në drejtësi. Është për herë të parë që drejtësia nuk ndalet në zyrtarët e vegjël, por troket në dyert e “të paprekshmëve”. Por kjo derë duhet të mbahet e hapur, sepse akoma shumë prona publike janë në duar private, akoma shumë dosje janë “varrosur” në sirtarë.
    SPAK duhet të bëhet institucioni i kujtesës shtetërore, jo thjesht hetimor. Duhet të ndërtojë një bazë të dhënash kombëtare për çdo pronë publike të zhdukur, dhe të bashkëpunojë ngushtë me Kadastrën, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkitë për rikthimin real të pasurisë publike.
    Kjo mund të bëhet me një Task-Forcë kombëtare për pronat publike, me përfshirjen e SPAK, Kadastrës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të hetuar çdo vendim abuzim.
    Të bëhet një transparencë totale online, ku çdo pronë publike, vendim gjykate apo legalizim në bregdet të jetë publikisht i aksesueshëm. Drita është arma më e fortë kundër korrupsionit.
    Të bëhet një ligj për konfiskimin automatik të pasurive të përfituara nga grabitja e pronës publike, pa vonesa të pafundme gjyqësore, një model i ngjashëm me Italinë kundër mafias.

    Altin Dumani ka bërë diçka që pak guxojnë ta bëjnë: e ka thënë të vërtetën në sy të Kuvendit. Por ky është vetëm fillimi. Suksesi i SPAK nuk matet me numrin e dosjeve të hapura, por me aftësinë për ta rikthyer shtetin te qytetari, për ta bërë pronën publike sërish të shenjtë, jo plaçkë.
    Nëse drejtësia e re do të arrijë të ndalojë grabitjen e tokës, ajo në fakt do të ketë ndalur rrënimin e vetë shtetit. Dhe kjo do të jetë dita kur shqiptarët do të ndjejnë për herë të parë se ky vend ka dalë nga tranzicioni.

    Reply
  • ..... says:
    October 28, 2025 at 8:52 pm

    Per çdo arritje qe pretendohet nga SPAK dhe Dumani, nuk mund te vjellesh dot ato qe ke ngrene para shume kohesh. Korrupsioni eshte faza e dyte e mosndeshkimit te krimit mbi pronen dhe ate njerezor. E dini kush e ka shperndare kete. Sali Berisha dhe pa ndeshkuar 1997, 14 shtator 1998, 21 janrin, Gerdecin, ka dhe te tjera, nuk ka per tu ndalur as korrupsiopni dhe as krimi qe perdite po merr jete njerzish. Perse ndodh? Sepse nuk kane besim tek drejtesia. Te tjerat mund ti shkruani e argumentoni si tu pelqeje, eme muzike tallava apo muzike te lehte, po deshet dhe me ulurine. SPAK , prokurore, gjykates , jane ne ditet me te zeza edhe se Plepat e Durresit. Atehere njerezit kishin dge frike, tani s’kane me sepse kane SPAk dhe nje DUman qe i ka harruar dhe vazhdon te grasatoje krimet e medha duke u marre me atoi te vogel. Njekohesisht tregon nje do punoje dhe prokuror!!! Nje dite do jete nje prokuror qe do ta çoje dhe Dumanin para bankes se te akuzuarve per shkaterrimin e jetes private te njerzeve.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    October 29, 2025 at 12:02 am

    NJË REFLEKSION I THEKUR, NGA ATA QË NUK I SHIKOJMË KAQ VJET.
    Për këtë arsye, ndaj të njëjtën Frymë me materialin. Nëse do kisha kundërshtim, kjo ndodh vetëm me dy fjalë që përmenden këtu; fjalët “shtet” dhe “shtetarë”.
    Kryetari i atij institucioni, ishte në situatën më të pa këndshme në jetën e tij profesionale.
    Sepse ishte i detyruar që të raportonte për “luftën kundër krimit të organizuar”, përpara atyre që i prijnë sot e 30 vite krimit të organizuar.
    … “Në raportimin e fundit në Kuvend, kreu i SPAK-ut ngriti alarmin për një nga dramat më të mëdha të tranzicionit shqiptar: vjedhjen sistematike të tokave publike” – thotë autori i kësaj analize..
    E ngriti alarmin, përpara atyre që i kishin firmosur dhe vulosur vetë, aktet e vjedhjeve sistematike të tokave publike- do të shtoja unë.
    “Hipotekat janë shndërruar në vegla të grabitjes”- thotë autori dhe ka plotësisht të drejtë.
    Por le të ndalemi shkurtimisht këtu. Ai “diktatori i poshtër”- siç e quajtën këta të poshtrit, i la të gjitha tapitë dhe dokumente të tjera të pronësisë, në Arkivin e shtetit që patëm.
    E nënvizoj këtë, sepse tekefundit diktator ishte, e mund t`i digjte. Pa urdhër madje, thjesht me një shkelje syri.
    Dhe shqiptarët majmunë, do nxirrnin gjithë tapitë në sheshe e do u vinin flakën, madje duke hedhur Pogonishten apo vallen Majekrahi, derisa të mbetej vetëm hiri i tyre. Po ja që ai, nuk e bëri. Përkundrazi, ndërtoi Arkiv modern, në të cilin matej çdo ditë rregullisht, përqindja e lagështirës, se temperatura domosdo.
    Po si mund të vidhnin horrat që për 32 vjet, e rropën këtë vend, nëse nuk tjetërsonin dhe çallapatisnin dokumentet? Këtu flitet për gjirin e Lalzit, por Harta e Vlorës është mbivendosur plot katër herë. Pra, është palosur më katërsh…
    *Asnjë mender deputet, nga ata që “theren” për “sigurinë kombëtare”, nuk pati guximin ta pyeste kryetarin e SPAK-ut:
    -Çfarë bëhet me bazën strategjike të Limionit në Sarandë, që zyrtarisht është nën sekuestro preventive? A po vazhdon “investitori strategjik”, të bëjë rrugë atje brenda Bazës?
    -Po me Bazën e Pashalimanit, çfarë po bëhet?
    Po me Bazën e Shëngjinit, çfarë po bëhet?!?
    …“Të mos ndalet shteti kur flitet për rikthimin e pasurisë te shteti, do të thotë të pranosh, jo vetëm që je në krah të hajdutëve, por që nuk ke asnjë ndjesi apo përgjegjësi shtetari”-konkludon me të drejtë, gazetari ynë i shquar Adrian Thano.
    Dhe unë ndaj të njëjtin konkluzion me të…
    PËRGËZIME AUTORIT!

    Reply
  • Arbeni says:
    October 29, 2025 at 5:41 pm

    Skypion që je përfaqësues i çeçenëve kjo nuk do mënd shumë.Që gjithë politikanët dhe deri tek zyrtari më i vogël që ka diçka në dorë mendojnë vetëm për të vjedhur kjo nuk diskutohet.Por ka një dallim të madh midis socialistëve dhe njerëzve të sali malok Karaxhiçit dhëndrrit të Sërbisë.Maloku dhe çeçenët e tij zaptues që kanë ndotur Tiranën kanë vjedhur duke vrarë qyretarët shqiptarë.Po i kujtoj asaj mëndjes tënde çeçene 1997-n me 3000 mij të vrarë,hapjen e depove të armëve ku çeçenët u armatosën dhe po vriten me njëri tjetrin si derra.Po shtatorin 1998 a e mbanë mënd kur sali qelbsi organizoi e armatosi çeçenët nga Tropoja dhe bëri grusht shteti duke sulmuar e marrë me armë kryeministrinë ?!Po të kujtoj Gërdecin ku nga makutëria e familjes së sali qenit dhe të birit u dogjën të gjallë 26 qytetarë të pafajshëm.Po 21 Janarin 2011 e mban mënd or qenbirqeni që më mbron malokun vrasës ?U vranë 4 protestues në bulevard me urdhër të kryekriminelit dhe nheriut më të zi që ka nxjerrë kombi jonë.Krimineli deklaroi se do të vriste edhe 300 prej tyre po të ishte nevoja.Maloku pra përveçëse ka vjedhur edhe ka vrarë shqiptarët.Ky pra është dallimi midis çeçenëve të sali Viçidolit dhe socialistëve të cilët edhe këta janë kusar e të korruptuar POR jo VRASËS.Prandaj shqiptarët e urrejnë sali malokun,flamutin,paloqen,gay-in kokëhu gaz bardhishka,vjollca syshtrëmbrën etj gjirize të PD.Jo më kot Amerika i vuri njollën e turpit duke e shpallur nongrata saliun me gjithë të pjellët e tij.Prandaj saliu do të shkojë në burg dhe atje do të ngordh si qen rrugësh,sepse pushtetin ta harroni ju.Në 2029 ju do merrni vetëm 25 deputet,dersa të zhdukeni fare reacë e ndyrë kriminelësh.

    Reply
  • Artan says:
    October 29, 2025 at 6:17 pm

    Si ke durim merresh me skarypionin o Arben,ai eshte vetem nje robot qe di te thithe koqet e fishkura te dhendrit te Serbise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Protestat e të rinjve po bëjnë nervoz Ramën”, The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që mburret me pasurinë
  • Kryeministri “sociolog”
  • Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?