Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një qëmtim mbi jetën dhe krijimtarinë e Nasho Jorgaqit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Një qëmtim mbi jetën dhe krijimtarinë e Nasho Jorgaqit
Kulture

Një qëmtim mbi jetën dhe krijimtarinë e Nasho Jorgaqit

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

Xhelal Gjeçovi

 

Ikja e Nasho Jorgaqit ishte një humbje jo vetëm për familjen, për miqtë dhe shokët e tij të shumtë, por edhe për kulturën kombëtare. Ai ishte një personalitet i njohur i arsimit, kulturës dhe shkencës shqiptare, pedagogu, shkrimtari e mendimtari, që u ngrit më dinjitet në lartësinë e njerëzve të ditur të kohës. Punët, që s’kishin të ndalur, shkrimet e herë pas hershme në “Dita” e, më në fund,pamja që ia kishte dhuruar natyra, kishin krijuar bindjen se Nashon do ta kishim dhe për shumë e shumë vite të tjera. Përcjellja e nderimi që i bënë personalitetet e larta të shtetit dhe institucionet, me të cilët ishte e lidhur ngushtësisht jeta e veprimtaria e këtij kolosi te letrave shqipe, Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit, pedagogë e kolegë, është vlerësimi që shoqëria shqiptare në ripërtëritje e në maturim te vazhdueshëm u bëjnë njerëzve të punës, njerëzve të ditur, që lënë gjurmë të pa shlyera në jetën shoqërore e kulturore. Profesori ka kontribute të çmuara në ngritjen e zhvillimin e arsimit, të kulturës e të shkencës, njëri ndër nismëtarët e themeluesit e Fakultetit të Histori-filologjisë të Universitetit të Tiranës,të parës shkollë të lartë në vend.

- Publicitet -

Nuk duhet të jenë ndjerë mire ata që s’lanë gur pa lëvizur, bile dhe në ditën e varrimit,një gjë e pa parë dhe pa imagjinuar, që me shpifje e trillime pa fund, donin të ul- nin sado pak reputacionin dhe respektin që profesori gëzonte në vend dhe jashtë. Kjo nuk na çudit, pasi nuk shfaqet për herë të parë. I kemi parë e i kemi përjetuar me trishtim e neveri dhe në raste të tjera, sulmet ndaj figurave të tjera, të njohura të shkencës e kulturës kombëtare. Edhe në këtë rast,reagimet ishin të shumta dhe të menjëhershme, të institucioneve e të atyre që e kanë njohur mirë profesorin.

Për fatin e mirë ne kemi trashëguar një pasuri të madhe figurash, nga të gjitha krahët e krahinat, që kanë përpunuar mendimin politik e filozofik dhe kanë prodhuar krijime letrare e artistike, që kanë frymëzuar e mobilizuar shqiptarët në Lëvizjet për Pavarësi e për progres.

Periudhat historike dhe regjimet që kanë shoqëruar vendin në restrospektivë kanë patur problematikat e tyre që duhen njohur e trajtuar me kujdes, për të mos rënë në gabimin qe fliste Hegeli dy-tre shekuj më parë, që bashkë me ujin e papastër të hidhet poshtë dhe foshnja, në këtë rast produkti që prodhojë lufta, më së pari, por dhe periudha e pasçlirimit, e cila nuk ka qenë ashtu siç paraqitet nga demagogët e sotëm, qe vazhdojnë ta shohin e propogandojnë, edhe pas më shumë se tre dekadave në demokraci dekomunistizimin si çelësin e artë që do t’u zgjidhë problemet qe i kane krijuar vete dhe atë e kuptojnë si asgjësim të çdo gjëje të krijuar e të trashëguar nga e kaluara.

Nasho Jorgaqi na dha një shembull brilant se si duhet të sillemi me të kaluarën dhe si ta vlerësojmë atë sa më drejt.

Diferenca,prapambetja,me të shkuarën, që s`po kapërcehet, por po thellohet; fakti që korifejtë e letërsisë dhe të arteve, I. Kadare apo D. Agolli, F.Arapi, N.Jorgaqi, etj, edhe pas më shumë se tre dekadave në demokraci e krijimtari të lirë, nuk po u afrohet kush, e jo më t`i konkurrojë e arrijë. E njëjta situatë e i njëjti problem dhe me artistët e mëdhenj të skenës, N.Frashëri, K.Roshi, S. Prosi, S. Pitarka , Z. Jubani, T. Kurti, M. Xhepa, R. Ndrenika, R. Arbana,B. Zekthi apo këngëtaret ikona V. Zela, N. Pagarusha,Irini Qirjako etj. që mbetën të paarritshme. Ky është problemi që duhet të preokupojë politikanët ta-në e jo të kërkojnë, që trashëgimia e tyre, me të cilën krenohet vendi, të mbyllet në kafaz,të syrgjynoset,me shpresë se kështu do të zhvlerësohet e harrohet.

Megjithate, produkti i krijuar në të kaluaren është pasuri kombëtare,e jo pronë e nje -rës apo tjetrës forcë politike dhe si e tillë duhet të mbrohet e trajtohet, sic veprohet në çdo vend të civilizuar,pasi përbën bazën e mbështetjen e duhur,për të ecur më tej,për tu ngjitu më lartë.Asgjë nuk krijohet e nuk arrihet nga e para,nga hici,duke injo -ruar trashigimine e kaluar.Aq më shumë që arti dhe kultura tek ne i kaluan kufijt e ve-ndit dhe ne disa aspekte arritën nivele europiane. Jo pak shkrimtarë e artistë u njohën e u vlersuan maksimalisht nga koleget e tyre jashtë dhe nga institucione prestigjioze nderkombëtare.

Kur isha në Institut më ka rënë rasti të shoqëroja dy albanalogë gjermanë. Natën e fundit të qëndrimit, Kryetari i Akademisë, prof. Aleks Buda shtroi një darkë në hotel Dajti. Gjatë bisedës,që mahniti miqt,me elokuencën në gjuhen e tyre e me njohuritë, për vendin e për kulturën gjermane,profesori u shprehu,ashtu sic dinte ai, mirënjohje për simpatinë dhe mbështetjen për Shqipërinë e kulturën shqiptare dhe në këtë rast iu referua dhe një simpoziumi të organizuar ato ditë, në Bon, në atë kohë kryeqytet i Gjermanisë Federale, nga dy Akademitë e Shkencave, në të cilin pata fatin të bëja pjesë dhe unë (me një kumtesë), në përbërje të grupit të studiuesve nga Shqipëria, të kryesuar nga Prof. Hekuran Mara, zv. Kryetar i Akademisë.

Në përgjigje të fjalës së profesorit, dy miqtë, njeri historian e tjetri gjuhëtar, theksuan se në Gjermani,  njihen e çmohen krijimet e kontributet në fushat respektive, të një numër autorëve të shquar shqiptarë, si të mëdhenjëve Çabej e Buda, Kadare dhe Agolli, e pas tyre, përmendën dhe profesorët Fatos Arapi e Nasho Jorgaqi. Të nesërmen, dy të fundit i telefonova e u transmetova vlerësimet e miqve gjermanë. Atyre iu bë qejfi, pasi nuk ishte pak, po të kemi parasysh që vendi ishte i mbyllur, me kontakte të kufizuara me botën, për arsye që dihen dhe me Gjermaninë, vetëm pas vizitave të Shtrausit, do të lëvizej e do të shkohej drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Kultura dhe shkenca po i paraprinin këtij procesi…

***

Me profesor Nashon jam njohur shpejt, në fundin e viteve ‘60-të; unë një pedagog i ri, i sapo diplomuar dhe ai një profesor me emër e me njohje të gjëra. Më tërhoqi vëmendjen respekti që gëzonte në fakultet, në radhët e kolegëve e të studentëve. Shpejt do ta njihja nga afër,e do të vreja se sa i madh si shkrimtar e pedagog,aq dhe i thjeshtë ishte në jetë e në komunikimet e përditshme.Ashtu me bicikletë do ta shihja gjithë- një në ecje, në lëvizje,që ndalesën e parë, cdo mengjez e bënte tek gazetat, në rrugën e Elbasanit, ku dekadën e fundit merrte “Ditën” e dashur dhe vazhdonte ecjen derisa mbërrinte në shtëpinë e dytë, Biblotekën Kombëtare, në tavolinën e punës, ku e priste një mal e materiale, mbi të cilët do të niste punën pa u ngritur e pa lëvizur, derisa realizonte planifikimin ditor. Ky impenjim dhe angazhim e bëri Nashon që njohim, një njeri me aftësi e kontribute, të arritura me punë, ilaçi që e mbajti në eficencë deri në ditët e fundit të jetës.

Si banorë të një lagje, me shtëpi afër njëri tjetrit, kisha privilegjin që bashkë me Prof. Myzafer Korkutin, ish kryetar i Akademisë së Shkencave, pedagog e studiues ndër më të shquarit në fushën e arkeologjisë, përbënim një treshe miqsh, që takoheshim shpesh në kafen afër shtëpisë së tij, në të cilën diskutonim kryesisht për çështje të historisë me të cilët na lidhnin profesionet e preokupimet e përafërta, por dhe të politikës, siç e kemi zakon ne shqiptarët.

Para pak kohe isha në Tiranë dhe mezi prisja të takohesha me miqtë e vjetër, por nga një miku ynë i përbashkët mësova, se Nasho nuk ishte mirë me shëndet. Çdo gjë u kuptua nga mënyra si u tha, nga mimika e dëshpërimi që shfaqej në tërë qenien e tij. Dukej se ndodheshim para një situate, ku çdo gjë mund të pritej. Na mbuloi heshtja, dëshpërimi. Por, kjo nuk ndryshonte gjë. Kjo është jeta, fati që s’e kemi në dorë e s’e ndryshojmë dot. S’na mbetej tjetër, veçse të kujtonim kohët e momentet me të bukura që ja-në fiksuar në kujtesën tonë.

***

E merrja shpesh në telefon dhe gjithnjë më thoshte kur do të vish se më ka pyetur dhe Myzaferi. Ishte njeri që i donte shokët e miqtë dhe, në këtë moshë e ndjente, si të gjithë ne, mungesën e njëri tjetrit. Ishte njeri i ndjeshëm, me interesa të gjëra, ndiqte me vëmendje ngjarjet e proceset brenda e jashtë vendit. Kënaqej e mbushej me optimizëm, për çdo ndryshim e përparim, për gjërat e mira, por dhe dëshpërohej, për ato që linin për të dëshiruar. Kurrë nuk shfaqte mllefe e zemërim. Edukata dhe karakteri i tij s’i njihte e s’i pranonte ato.

Ndryshimet demokratike i mirëpriti e u përshtat mrekullisht me dinjitet, duke shtuar angazhimet, krijimtarinë, prodhimin, por duke ruajtur dhe bindjet e duke respektuar e vazhduar miqësitë dhe me ata që i ndryshuan, pasi siç thoshte secili është në të drejtën e vet, t’i ruaj apo të ndryshojë. Një qëndrim që çmohej, sidomos në ambiente intelektuale, biles dhe në rrethe e kategori të caktuara, që nuk ishte e lehtë t`i krijoje.

Erdhi një ditë në Institut një i njohuri ynë nga radhët e të përsekutuarëve, i shoqëruar dhe nga një figurë e njohur nga Komiteti i Veteranëve. I shikoja me simpati së bashku, se e dija që kështu bashkë, kishin qenë dhe në formacionet partizane. Por, pas çlirimit rrugët përkohësisht u ndanë, një praktikë e njohur e kohës. Duket shprehu paqartësi për qëndrimin ndaj zhvillimeve në vendet e Lindjes. Kjo në atë kohë mjaftonte për t’u mënjanuar apo dënuar me nenin e famshëm për agjitacion e propagandë. Por, pas daljes që andej, u bashkuan përsëri, pasi i lidhnin idealet e luftës, që i ruanin, si njeri dhe tjetri. Unë, gjithsesi i admiroja, tek i shihja bashkë. Por në bisedën që bëmë, nuk ishim të një mendimi, prandaj dukej se do të dilte nga Instituti i pakënaqur. Sipas tij, në disa gjëra, përfshi qëndrimin ndaj te persekutuarëve, nuk po dukej ndryshimi e trajtimi i duhur në botimet historike dhe si shembull solli tekstet shkollore. Ndërsa po shpjegoja se gjendja nuk është ajo që thoshte, e megjithatë ato rishikohen vazhdimisht, e gradualisht, do te arrihej dhe ajo që sugjerohej, por gjithnjë mbështetur në dokumente,se historia në to bazohet. Dukej se kjo përgjigje,nuk e kënaqi.

Në këtë moment bie telefoni i zyrës, se ende nuk kishim celular. Ishte Nasho Jorgaqi, që bashkë me Jorgo Bulon, drejtorin e Institutit të gjuhësisë e të letërsisë më ftonin për një kafe. Dy fjalët, që shkëmbyem me Nashon e Jorgon, e ndryshuan rrjedhën e bisedës me të. Ai nisi të flasë me admirim për të dy këta studiues të njohur e njerëz të mirë, që sipas tij, ishin shembull dhe në qëndrimin ndaj kësaj shtrese. Dhe në vazhdim, shprehu vlerësim e besim për preokupimin e angazhimin tonë si institut në çështjen që e preokuponte.

***

Realizimet e Nasho Jorgaqit janë pasqyrë e meritë dhe e familjes së mrekullueshme, Pavlinës, shoqes së jetës, profesoreshës e pedagoges së njohur, që kur jepja mësim në fakultetin e mjekësisë vëreja me kënaqësi simpatinë e respektin që gëzonte në radhët e kolegëve e të studentëve. Në shembullin e dy prindërve, vazhdojnë traditën familjare, Kristina që ka zgjedhur të punojë në një fushë të vështirë të dijes, siç është gjuhësia, e vlerësuar dhe me titullin “akademik”, si dhe të tjerë pjesëtarë të familjes.

Shtëpia e Nashos është e mbushur me pasardhës e miq, që do ta kujtojnë e do të krenohen me të. Nga kjo pikëpamje, Nashoja ishte i qetë dhe i plotësuar maksimalisht. Ai ndjente dhe e çmonte dashurinë, përkujdesjen e tyre në çdo hap të jetës e të punës krijuese, që kërkonte më së pari qetësi shpirtërore e që ai e pati, sic e meritonte. E kjo i krijoi kushte që të përzgjedhë e t’u përkushtohej fushave që kërkonin angazhim e përgatitje të lartë.

Letërsia me krijimet e studimet në këtë fushë të dijes, janë nga dashuritë e para, të cilave do t’u mbetej besnik deri në fundin e jetës. Në krijimtarinë e gjerë të profesorit veçohet, sidomos vepra madhore për Nolin, një figurë, madhështinë e të cilit s’e zbehën e s’e lëkundën rrebeshet e historisë, por e lartësuan akoma më shumë, çka e bënin jo të lehtë angazhimin e Nashos. Por, siç vlerësohet me dashamirësi dhe nga miku i tij, studiuesi i njohur prof. Agim Vinca, në një shkrim enkas për ngjarjen, vepra e Jorgaqit arriti të na japë Nolin në dimensione reale të jetës e veprimtarisë së tij në shumë plane, në dobi kombit shqiptar.

Por, nuk do të mbeteshin prapa vëmendjes dhe angazhimit të profesorit Kosova, në mënyrë të veçantë, por dhe arbëreshët, diaspora e re dhe e vjetër, tema të preferuara, që i shihte si gjymtyrë të pandarë të trungut arbëror, pjesë të universit kulturor të shqiptarëve, me ndikim në tërë hapësirën ku jetojnë e punojnë. Proceset dhe ndryshimet në Kosovë sidomos, por dhe në viset e tjera, ishin ndër meraqet që s’ju ndanë e s’e linin të qetë, objekt i shkrimeve, bisedave e aktiviteteve.

Në mbyllje, dua të nënvizoj një gjë që dihet e çmohet sidomos nga ata që e kanë njohur nga afër Nashon dhe aktivitetin, si shkrimtar e si studiues. Jeta e Nasho Jorgaqit është jeta e një personaliteti, me të cilin krenohet vendi e njihet e çmohet jashtë. Një jetë e mbushur me punë, me angazhime e realizime për vendin e për kulturën kombëtare. I lindur e rritur në Myzeqenë e varfër, por të pasur në ngjarje e figura, me të cilën ishte i lidhur si rrallëkush, Nashoja i ruajti e i çoi më tej traditat e trashëguara nga vendlindja e nga familja, për t’u bërë shpejt një personalitet me përmasa kombëtare, një intelektual popullor, i lidhur ngushtë,me vendin e me njerëzit, me hallet e preokupimet e tyre, një shkrimtar e studiues, ndër më të shquarit, por dhe familjar e qytetar shembullor.

***

Sot jetojmë në një botë të vështirë,me zhvillime të turbullta e të rrezikshme, që kërkojnë, më shumë se kurrë reflektim,unitet e bashkim. Dhe për të reflektuar e për të qenë bashkë, s’është kurrë vonë. Të mos harrojmë mesazhin dhe amanetin e Rilindasve të mëdhenj, që në momente meditimi e jo rrallë dhe dëshpërimi, për çka shihnin e dëgjonin për vendin e tyre të shtrenjtë, dërgonin mesazhin që dhe sot është aktual, se “jemi pak more të mjere”. Po, perse?, pikërisht për t’u ndarë e për të mos qenë bashkë, sepse pa qenë bashkë s’mund të arrijmë ato që duan shqiptarët, që vendi i tyre të renditet me dinjitet, si në kohët më të mira të lavdisë së hershme, në radhën e kombeve me qytetërim të lashtë. Prandaj, të largojmë nga vetja të këqijat që ende na mundojnë, paragjykojnë e pengojnë; cmirën dhe egoizmin, mëritë dhe sherret që na ndajnë e armiqësojnë, na bëjnë të kacafytemi në mes vedi, kur duhet të jemi bashkë. Të çmojmë dhe nderojmë njerëzit e punës e të luftës, njerëzit e mëdhenj të këtij vendi, patriotët e idealistët e vërtetë, të gjitha kohërave, që punuan e luftuan për Shqipërinë, atdheun e përbashkët të shqiptarëve.

Këtë mesazh përcolli gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij Nasho Jorgaqi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • LEON says:
    November 10, 2022 at 2:51 pm

    Irini Qirjako rron o historjan.

    Reply
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 2:47 am

    E pra ai sistem prodhoi dhe na solli ne jeten akademike figura te shquara te botes akademike.

    Reply
  • Shqipja says:
    November 11, 2022 at 3:03 am

    Humbje e madhe sidomos ne fushen e spiunimeve dhe hosanave per komunizmin! Po cdo presesh nga Xhelalet?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?