Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një shqiptare në garën vendore në Londër: Eralda Qirjo kandidon në Whitewebbs Ward
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Një shqiptare në garën vendore në Londër: Eralda Qirjo kandidon në Whitewebbs Ward
Komunitet

Një shqiptare në garën vendore në Londër: Eralda Qirjo kandidon në Whitewebbs Ward

Published: January 26, 2026
Shpërndaje

Në zgjedhjet vendore të 7 majit 2026 në Enfield, North London, një emër shqiptar është mes kandidatëve për këshilltare bashkiake në zonën Whitewebbs Ward: Eralda Qirjo.

Prej vitesh banore e këtij komuniteti, ajo ka vendosur të ndërmarrë një hap që kërkon kurajë dhe përgjegjësi qytetare: të përfshihet drejtpërdrejt në përfaqësimin e banorëve përballë bashkisë. Kandidon me Partinë Konservatore britanike, por thekson se funksioni i një këshilltari vendor nuk është politika e madhe, por shërbimi i përditshëm ndaj njerëzve.

Në thelb të kandidaturës së saj qëndrojnë çështjet konkrete të jetës në lagje: siguria, shkollat, shërbimet publike, mirëmbajtja e hapësirave, mbështetja për familjet dhe të moshuarit. “Këshilltari duhet të jetë njeriu ku qytetari mund të trokasë pa frikë, që i dëgjon të gjithë njësoj dhe punon që askush të mos mbetet pas,” shprehet ajo.

- Publicitet -

Në një kohë kur besimi i qytetarëve te institucionet është i brishtë, kandidatura e Eraldës përfaqëson një përpjekje për ta afruar pushtetin vendor me komunitetin. Nëse zgjidhet, ajo synon të jetë zëri i banorëve në këshillin bashkiak dhe të punojë për zgjidhje konkrete të problemeve të përditshme, nga pastrimi i lagjeve te rendi dhe shërbimet sociale.

Motivimi i saj, sipas fjalëve të veta, nuk vjen nga ambicie personale, por nga ndjenja e detyrimit moral ndaj vendit ku jeton. “E kam marrë këtë hap sepse e ndjej si përgjegjësi qytetare. Nuk ka asgjë të komplikuar: thjesht punë, ndershmëri dhe llogaridhënie,” thotë ajo.

Për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, kandidimi i Eralda Qirjos ka edhe një domethënie simbolike: një shembull i integrimit dhe i pjesëmarrjes aktive në jetën publike të vendit ku jetojmë. Një shqiptare që nuk mjaftohet të jetë vetëm banore, por kërkon të jetë përfaqësuese dhe shërbyese e komunitetit të saj.

Zgjedhjet vendore në Enfield do të zhvillohen më 7 maj 2026. Për Eralda Qirjon, kjo garë është mbi të gjitha një ftesë për qytetarët: të besojnë se ndryshimi fillon nga lagjja dhe nga njerëzit që janë gati të marrin përgjegjësi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Arrin në 310 numri i të lënduarve që prej 13 tetorit
  • Si është populli, është qeveria  

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Tifoz mjeran on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. Emigranti on Rama kundër Antifa, PS kundër historisë së vet: Çfarë janë aktivistët antifashistë që Trump kërkon t’i shpallë “grupe terroriste”
  4. Shallvarja on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  5. Turpi i mbuloftë on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?