Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një top letre higjienike në javë!” Zbardhen detajet nga marrëveshja me Italinë për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Një top letre higjienike në javë!” Zbardhen detajet nga marrëveshja me Italinë për emigrantët
Lajmi i funditPolitike

“Një top letre higjienike në javë!” Zbardhen detajet nga marrëveshja me Italinë për emigrantët

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Brenda 7 ditëve nga dita e djeshme 23 mars, operatorë ekonomikë italianë, ente, shoqata, organizata duhet të depozitojnë kërkesat e tyre për t’u përzgjedhur në një procedurë të shpejtë negociuese e pa garë nga Ministria e Brendshme Italiane e bazuar në një normative informuese shpërndarë nga Prefektura e Romës mbi mënyrën e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

Këto qendra duhet të jenë gati më 20 maj 2024 dhe kostoja vjetore për menaxhimin e tyre do të jetë rreth 34 milionë euro. Në dokumentet e Ministrisë Italiane kërkohen të jenë 3 automjete me gjatësi maksimale 8.5 metra që të kryejnë transportin e emigrantëve nga Porti i Shëngjinit në Gjadër. Në port do të jetë në dispozicion dhe një auto ambulancë në rast nevoje për transportimin e emigrantëve në strukturat sanitare në territorin shqiptar. Për garantimin e shërbimit shëndetësor në Gjadër do të ketë 3 salla për vizita ambulatore, 2 dhoma monitorimi të përkohshëm me 3 shtretër secila, 1 dhomë infermierie, 1 sallë operacioni, 1 laborator analize, 1 dhomë radiografie, 1 dhomë terapie psiko-psikiatrike, 2 dhoma izolimi me 1 e 2 shtretër, shkruan La Repubblica.

Në Portin e Shëngjinit shërbimi shëndetësor do të garantohet nga 1 sallë ambulatore, 1 dhomë monitorimi me 3 shtretër, 1 dhomë izolimi me 3 shtretër. Në momentin e hyrjes në territorin shqiptar emigranti do të pajiset me një komplet të higjienës personale që përmban 1 sapun të lëngshëm 125 ml (një herë në javë), 1 shampo (një herë në javë), 1 kartë higjienike (vetëm 1 top një herë në javë), 1 furçë dhëmbës (një herë në muaj), 1 pastë dhëmbësh (një herë në muaj), 1 palë atlete, 1 palë pantofola, 1 palë mbathje që do u shtohen 3 të tjera në qendrën e Gjadrit, 1 palë pantallona, 1 bluzë, 1 këmishë, 1 pulovër, 1 xhup, 1 palë corape (3 palë corape të tjera do u jepen në qendrën e Gjadrit, si dhe 1 bluzë intime, 1 këmishë e 1 pantallona).

- Publicitet -

Në dokumentin e siguruar zbardhen dhe menuja ditore e emigrantëve që operatori ekonomik që do të marr në menaxhim kampet e emigrantëve në Gjadër duhet të garantojnë. Ushqimet do të shërbehen në takëme njëpërdorimshme të biodegradueshme e të respektojnë kërkesat ushqimore e zakonet ushqimore në bazë të traditave kulturore e fetare të emigrantëve. Mëngjesi do të përmbajë 4 feta bukë biskotë o 80 gramë biskota, 1 porcion gjalpë, 2 porcione reçel o mjaltë, 200 ml pijë e ngrohtë. Vaktet drekë e darkë, do të përmbajnë1 pjatë makarona ose oriz o cous cous, 150 gramë mish i kuq, ose 200 gramë mish i bardhë o peshk, apo 2 vezë të ziera dhe 100 gramë djathë, 2 panine, 1 litër ujë, 1 frut e 2 herë në javë ëmbëlsirë.

Për pastërtinë e veshjeve personale, emigranti do të pajiset me 100 ml detergjen larës dy herë në javë. Në qendrën hotspot në çdo 24 emigrantë do të jenë 2 operatorë mbikëqyrës gjatë ditës e 1 gjatë natës, 1 ndërmjetës gjuhësorë gjatë ditës e 1 ndërmjetësues gjuhësor gjatë natës, 1 psikologë, 1 operator social. 1 përgjegjës e 1 administrator 2 gjuhësh italisht e shqip.

Në kampin e qëndrimit të përkohshëm, në çdo 100 emigrantë do te ketë 5 punonjës ditorë, 2 punonjës gjatë natës, 1 përgjegjës, 1 nënpërgjegjës, 4 operator socialë. 1 operator informatikë, 1 psikologë, 2 administrator dy gjuhësh shqip e italisht, 10 ndërmjetësues gjatë ditës e 2 gjatë natës, 2 shoferë, 1 magazinierë, në çdo 4 orë 4 informues ligjorë. Mediat italiane e kanë cilësuar të pamenduar mirë procedurën e përshpejtuar të negocimit pa garë të menaxhimit të kampeve në Shqipëri. ‘Një top letër higjienike e 1 palë mbathje në javë’ është titulli i të përditshmes ‘La Repubblica’ për 34 milionë euro në vit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kapterri Rilindiot says:
    March 25, 2024 at 7:46 pm

    Kjo tregon edhe njehere se Edi Rama eshte kryeministri me i mire i 100 viteve te fundit sipas Alfred Moisiut.

    Reply
  • !!? says:
    March 25, 2024 at 8:57 pm

    Mendoj që një top letre higjenike nuk mjafton dhe shoku Edi Rama tja bëj problem partneres së tij, sinjora Melonit dhe të shtohen me këtë rast edhe disa miljona me sebepin e shtesës për letër higjenike, besoj edhe nja 16 miljon euro të tjera për të fshir bythën emigrantët afro aziatik krahas atyre 16 miljon që janë dhën në dorë tashma Edi Ramës dhe ai u ka gjetur vëndin.

    Nashi çfarë do bëhet për ti ruajtur emigrantët që të mos arratisen nga kampet e përqëndrimit, sa roje duhen, çfarë lloj armatimi personal, pistoleta apo automatikë, ku duhet të vendoset mitrolozat, a do të ketë qen ujqër, a do të ketë klone me tela me gjëmba me tension të lartë të modelit Buhenvald të Hitlerit, përndryshe

    emigrantët që rrezikuan jetën me gomone, do të braktisin dhe do të lenë tek dyert e tualeteve Melonin dhe Ramën me topat me letër higjenike në duar dhe do të marin me sulm fushat dhe malet e Lezhës dhe Shkodrës, drejt kufirit, për të vajtur në destinacionin e tyre, në vëndet e BE dhe

    jo në Shqipërin e mjerë ku nuk rrin dot as shqipëtarët dhe po arratisen të gjithë për ti shpëtuar kusaris së Edi Ramës, pale të qëndrojnë këtu emigrantët nga Afrika dhe Azia që nuk janë aq budallenjë sikurse i quan Meloni dhe Rama që, nga Italia, ku kan mbrritur me aq mundime e sakrifica, me anije burg, të vijnë në Buhenvaldet e Shëngjinit dhe Gjadrit sikurse po bëjnë një turne turistik.

    Kjo marrveshje nuk është një puthje samitesh midis mashkullit Rama dhe fëmrës Meloni por është një bombë e rrezikshme juridike, morale, politike, me natyrë policeske dhe pse jo edhe ushtarake, me probleme të të drejtave të njeriut që do t’ ju plas në dorë me turp aventurierit dhe kusarit të marrosur Edi Rama dhe sinjora Melonit që bije në nivelin e këtij insani pervers duke bër marrveshje me të sikur të jetë një McGonigale ose Grenele apo Varhelle mjerane dhe jo kryeministre serioze e shtetit italian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?