Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një vend i zhurmshëm”, Shqipëria tejkalon normën e OBSH në çdo qytet ditën dhe natën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Një vend i zhurmshëm”, Shqipëria tejkalon normën e OBSH në çdo qytet ditën dhe natën
KronikeLajmi i fundit

“Një vend i zhurmshëm”, Shqipëria tejkalon normën e OBSH në çdo qytet ditën dhe natën

Published: September 5, 2024
Shpërndaje

Shqipëria mbetet një vend i zhurmshëm duke tejkaluar normat e Organizatës Botërore të Shëndetit. Matjet në terren, në një pjesë të mirë të qyteteve në vend, tregojnë se ndotja akustike është problem si ditën, edhe natën. Një raport i fundit i institucioneve nënvizon se zhurmat po bëhen një shqetësim serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë.

“Monitorimi i zhurmave ditën kryhet nga ora 06:00 deri në orën 23:00 ku me të dhënat e monitoruara në këtë periudhë llogariten LAeq ditën për çdo stacion dhe LAeq ditën për qytetet e monitoruara. Bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën, kemi tejkalimin të normës ditën (që është 55 dB) në të gjitha qytetet.

Niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 17.9%, Shkodër 15.01%, Vlorës 14.18%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Beratit” thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që i referohet matjeve të bëra nga janari në dhjetor 2023. Treguesit ndryshojnë pak në renditje kur matjet bëhen për orarin e natës që sipas AKM kryhen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.”

- Publicitet -

Sipas raportit bazuar në të dhënat e monitoruara natën vërehet se tejkalimin më të lartë të normës natën (që është 45 dB) kemi në të gjitha qytetet. Niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 21.75%, Tiranës me 21.15% dhe Shkodrës me 18.57% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit dhe Korçës.

Sipas AKM në të gjitha qytetet e monitoruara nga viti 2018-2023 kemi tejkalim të standardit për LAeq ditën. Ndërsa natën vërehet se në qytetet e Beratit dhe Kukësit nuk kanë tejkalim të standardit LAeq/Natën për vitin 2023.

“Ndikimi kryesor në rritjen e nivelit të zhurmave në qytetet e monitoruara është vlerësuar fluksi i madh i automjeteve. Gjendja motorike e automjeteve në qarkullim dhe mosha e vjetër e tyre, sjellin uljen e parametrave optimale të certifikatës teknike të automjetit, lidhur me emetimin e zhurmës, boritë e automjeteve ku drejtuesit e të cilëve u bien pa kriter.

Gjatë natës, zhurma mjedisore duke filluar në nivelet LAeq në 45 dB mund të shkaktojë efekte negative në gjumë të tilla si lëvizjet e trupit, zgjimet, shqetësimet, si dhe efektet në sistemin kardiovaskular që bëhen të dukshme mbi 55 dB. Zhurmat po bëhen një shqetësim gjithmonë e më serioz për shëndetin mendor dhe fizik të popullsisë”, vlerëson AKM.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben says:
    September 5, 2024 at 8:02 am

    Për të këqijat e para, për të mirat e fundit.
    Ja thonë emrin allbania urupiane

    Reply
  • Turisti says:
    September 5, 2024 at 8:37 am

    Ndersa ne sezonin e Plazhit ne vijen bregdetare qe nga Veriu – Jug aty ku jane me shume turista te huaj neveli i zhurmave eshte 90-100 dB, kjo eshte cmenduri dhe Ne duam qe ky turist i huaj qe erdhi, qendroi, pa dhe iku , te na kthehet perseri sezonin tjeter, harrojeni , Ne e larguam kete turist per mos te ardhur me

    Reply
  • Labi says:
    September 5, 2024 at 11:30 am

    Mos cudi si kshu nuk e dinit,ju ra rrufe ne qiell te hapur,qe ne 92 tirana eshte kanyier ndertimi, ka lagje ku po te bie zjarr nuk hyn dot zjarrefiksja,Tirana eshte kthyer ne geto,nuk ka as shtet e as ligj.

    Reply
    • Arben says:
      September 5, 2024 at 4:51 pm

      Plazhi i Darezezes ne Fier, ben perjashtim, kush nuk e ka provuar te nxitoje keto dite, se nuk ka garanci per mot.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s
  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?