Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një vit nga dorëheqja, deputetët e Listës Serbe paguhen pa shkuar në punë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një vit nga dorëheqja, deputetët e Listës Serbe paguhen pa shkuar në punë
AktualitetKosovë

Një vit nga dorëheqja, deputetët e Listës Serbe paguhen pa shkuar në punë

Published: November 5, 2023
Shpërndaje

Lista Serbe një vit më parë vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës, si dhe komunat në veri të vendit.

Dorëheqje dhanë pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës, të gjyqësorit dhe prokurorisë në këto komuna. Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa ardhur në Kuvendin e Kosovës, por ligji i lejon të qëndrojnë nëse nënshkruajnë njëherë në gjashtë muaj. Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thonë se Lista serbe e ka humbur legjitimitetin te qytetarët serb dhe nuk do jetë më në parlament.

“Problemi qëndron që imuniteti i deputetit, në këtë rast rregullorja thotë se brenda gjashtë muajve nëse merr pjesë në seancë, nuk mund t’i humb puna deputetit. Kjo është shumë keq sepse ne po e shohim që Lista Serbe po e saboton Kuvendin që një vit e këndej. Por, duke parë situatën se si Lista Serbe, nënkryetari i saj ka marrë pjesë në aksionin terrorist dhe e ka udhëhequr, unë mendoj që kjo parti politike tashmë e tregoj fytyrën e vet dhe unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pluralizëm politik tek qytetarët serbë dhe kjo listë nuk e besoj që e ka më atë fuqinë politike apo besimin e qytetarëve serbë të Kosovës”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajçinovci.

Deputetë të opozitës thonë se kjo parti ka qenë shkaktarja e të gjitha tensioneve që ndodhën gjatë këtij viti. Ata kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa ndaj tyre dhe pjesëtarëve të dorëhequr mos t’u mundësohet rikthimi në institucionet publike.

- Publicitet -

“Por, ata i kanë prirë kanë qenë iniciatorë të të gjitha barrikadave atje dhe i gjithë asaj që ka ndodhur në veri. Dhe ende shteti i Kosovës nuk është duke trajtuar Listën Serbe, ashtu si meriton dhe si duhet. Mendoj që është gabim sepse ju e shihni që tash kanë ndërruar vetëm emrat e atyre që udhëheqin me direktivat e Serbisë, ndërsa ata janë të njëjtit. Duhet të bëjmë diçka si shtet në këtë drejtim. Kosova duhet ta ketë të qartë që me Listën Serbe nuk duhet të vazhdohet tutje edhe të ngulin këmbë që terroristët që kanë marrë pjesë t’i dorëzohen organeve të drejtësisë”, tha deputeti i PDK-së Rashit Qalaj.

“Ata (deputetët serbë) nuk kanë përgjegjësi ndaj votës së qytetarit por kanë përgjegjësi ndaj politikave hegjemoniste të Serbisë dhe kjo është fatkeqe për ta dhe për ata të cilët ata iu kanë besuar me votë këtë formë shihen. Ishte (vendimi) tendencë për t’i dëmtuar institucionet në të gjitha nivelet, qoftë ato të kuvendit, pjesë të qeverisë, pjesë të organeve të sigurisë në veriun e Kosovës. Si rezultat i kësaj, interferimi përmes kësaj në procesin e dialogut si manipulim nga Aleksandër Vuçiçi dhe të tjerat duke interferuar përmes Listës Serbe dhe tash që u dokumentua edhe përmes grupeve kriminale. Tash kjo duhet të ballafaqohet në dy anët e medaljes.

Puna jonë si institucione, si shumicë parlamentare për t’i afruar në kuadër të asaj që e lejon kushtetuta dhe legjislacioni, por edhe krijimi i një Kosove që është e mirë për të gjithë. Ama tendenca e Serbisë që të pengojë Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit të brendshëm dhe krijimin e situatave ku nuk ka situatë harmonie etnike dhe pengesë qoftë në legjislacion, kushtetutë, vendimmarrje, siguri është tregues i fytyrës së vërtetë të Vuçiçit dhe të politikës së Serbisë”, tha ai.

Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit për që u mor për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç. Ky i fundit kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e institucioneve të Kosovës për regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS, të Republikës së Kosovës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?