Paraditen e kësaj të enjteje një grup pensionistësh janë ngritur në protestë para Ambasadës italiane, duke kërkuar finalizimin e marrëveshjes së njohjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Një nga pjesëmarrësit në protestë deklaroi se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që sipas tij është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, duke marrë shkas nga kjo protestë ka dalë nga zyra e tij për t’i shpjeguar grupit të protestuesve se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.
“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.”– tha Bucci.
Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në korrik të vitit të kaluar, por ende nuk është bërë ratifikimi i saj. Përfitues nga kjo marrëveshje parashikohet të jenë afërsisht 500.000 mijë shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Itali.
p.k\dita

Pyetje.Ku eshte derdhur kontributi per pensione ne vendet e BE-se ? Ka discrimination ne ligjet e BE per kete problem?Kjo eshte ceshtje qe I takon avokatit te popullit per te mbrojtur qytetaret e vet. Ata qe kane mare para cash,pa derdhur nje cent, te mos shpresojne pensione.Vetem avokati I popullit me nje kartabiance nga parlamenti e zgjidh kete pune.
Nuk eshte kaq thjeshte kjo pune.Llogarite behen koke me koke dhe ne baze te dokumentave personale qe kane shoqerite e sigurimeve.Burokracite per keto pune si ne gjermani,greqi dhe itali jane njelloj.Ti ke punuar 20 vjet ne shtet ne shqiperi dhe nuk t’i njeh njeri sepse nuk ke dokument dhe jo ne shtet te huaj qe nuk te njeh njeri.Nuk e kuptoj termin:njohje e pensioneve te ndersjellta.Punove ne itali ,derdhe para per pensionin,ne baze te ligjit italian,si kudo ne bote,mbushe moshen dhe vite e punes te percaktuara me ligj te takon pension me masen sipas ligjit. C’hyn ketu qeveria?Prandaj avokati I popullit duhet qe t’I shkule dhembet kompanive te sigurimit.T’u kerkojne atyre edhe interesin e shfrytezimit te parave per aq vjet sa nuk kane bere pagesen tek konsumatori.
Mos Valle qe edhe shtetet e kontinentit te zi duhet te zbarkojne ne europe per pensionet e qytetareve te tyre?Mos eshte ligj tjeter per te bardhe dhe ligj tjeter per te zinjte dhe ligj tjeter per vendas?Jam kurioz te di mendimin e avokat Ngjeles.