Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nju Jork, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të fillojë më 15 prill
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nju Jork, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të fillojë më 15 prill
AktualitetBote

Nju Jork, gjyqi i parë penal kundër Trumpit pritet të fillojë më 15 prill

Published: April 11, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të ish Presidentit Donald Trump për të shtyrë, pa një afat, gjyqin ndaj tij mbi ceshtjen për pagesës ndaj një aktoreje të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes së saj. Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Brag ka 34 akuza penale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, pas përpjekjeve të dështuara për të shtyrë gjyqin, ai është planifikuar të fillojë më 15 prill.

Ish Presidenti Donald Trump detyrohet përsëri të ndërpresë aktivitetet e fushatës presidenciale për të dalë në sallën e gjyqit. Ish-presidenti përballet me akuza penale në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh nga avokati i tij Michael Cohen ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016.

Prokurorët thonë se pagesa është bërë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump. Ai akuzohet se në raportet e tij financiare i ka kategorizuar këto pagesa si shpenzime ligjore.

- Publicitet -

“Sipas ligjit të Nju Jorkut është krim të falsifikosh të dhënat e biznesit me qëllim të mashtrimit dhe për të fshehur një krim tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë, rasti përmban 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto janë krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i ka bërë ato”, thotë Alvin Bragg, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut.

Ish Presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndërsa çështjen e ka quajtur të motivuar politikisht.

“Është turp kjo që po ndodh me vendin tonë. Kjo është ndërhyrje në zgjedhje. Ata po bëjnë gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë në këtë vend”, thotë zoti Trump.

Kthimi i zotit Trump në sallën e gjyqit ka ngjallur debate mes njujorkezëve, të cilët kanë qëndrime të ndara mbi gjyqin.

“Presidenti Trump është një qytetar si të gjithë të tjerët në Shtetet e Bashkuara. Ai duhet t’u nënshtrohet ligjeve si të gjithë ne”, thotë Shaina Jones Magrone, banore e Nju Jorkut.

“Askush tjetër nuk do të ishte akuzuar. Është vetëm ai që akuzohet për diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, thotë banori tjetër, Ruben Borukhov.

Ish-prokurorja e qytetit të Nju Jorkut, Bernarda Villalona thotë se ish Presidenti Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

“Ai mund të dënohet me më së shumti katër vite burg, për çdo akuzë. Për këto raste nuk ka dënime minimale që janë të detyrueshme. Unë kam shumë dyshime që edhe me daljen në gjyq, një gjykatës do ta dënonte me burg”, thotë zonja Villalona.

Profesori i së drejtës në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes, thotë se ky gjyq është historik.

“Është sigurisht e paprecedentë në historinë amerikane që një ish-president të ndiqet penalisht. Ka pasur ndjekje penale të suksesshme të ish-kryeministrave, në disa vende. Nuk është e paprecedentë nga perspektiva globale. Në Shtetet e Bashkuara nuk kemi qenë kurrë më parë në një situatë si kjo”, thotë profesor Pildes.

Ndërsa ish-Presidenti përgatit mbrojtjen kundër këtyre akuzave, vëzhguesve iu mbetët të presin fundin e procesit.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?