Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nobel rrit shpërblimin që do të jepet për fituesit e këtij viti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nobel rrit shpërblimin që do të jepet për fituesit e këtij viti
AktualitetBote

Nobel rrit shpërblimin që do të jepet për fituesit e këtij viti

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

 

Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit.

Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të marrin një shtesë prej 1 milion korona suedeze (rreth 84,000 euro), e cila do të rrisë çmimin total financiar në 11 milion krona (920,000 euro), njoftoi Fondacioni Nobel, i cili administron çmimet.

- Publicitet -

“Fondacioni ka zgjedhur ta rrisë shumën e çmimit sepse një gjë e tillë është financiarisht e mundshme”, thuhet në deklaratën e shkurtë të fondacionit.

Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë në krahasim me euron dhe dollarin amerikan. Suedia ka qenë duke luftuar me inflacion të lartë, që u ul deri në 7.5 për qind në gusht, nga 9.3 për qind sa ishte në korrik.

Megjithatë, përkundër uljes, inflacioni mbetet larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga banka qendrore e Suedisë, Riksbank.

Kur u ndanë çmimet e para Nobel në vitin 1901, shuma e çmimit ishte 150.782 korona për kategori, tha fondacioni, por gjatë 15 vjetëve të fundit, shuma është ndryshuar disa herë.

Në vitin 2012, shuma u reduktua nga dhjetë milionë në tetë milionë korona pasi filloi një program për përforcimin e financave të Fondacionit Nobel. Në vitin 2017, shuma e çmimit u rrit nga tetë milionë në nëntë milionë korona. Në vitin 2020, ajo u rrit edhe një herë për një milion korona.

Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit. Më pas, laureatët ftohen të marrin çmimet e tyre në ceremonitë e çmimeve më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel.

Çmimi prestigjioz i paqes ndahet në Oslo, ashtu siç kishte kërkuar Nobeli, ndërsa ceremonitë e tjera të ndarjes mbahen në Stokholm.

Suedia nuk është pjesë e eurozonës. Njëzet vjet më parë, suedezët mbajtën një referendum nëse donin ta merrnin me monedhën evropiane, por ata votuan kundër këtij ndryshimi.

 

 

 

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  • “Duart e huaja”
  • Raporti i Avokatit të Popullit: Ka persona të paidentifikuar mes policisë, situata në qelitë e të arrestuarve, skandaloze
  • 17 tetor 2026
  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Komentet e Fundit

  1. HAK on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Jo more on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Zeka on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Vlora 97 on VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu
  5. Hajde mendje hajde on Ky djalë ju mundi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?