Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Muli dhe të tjerët…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Muli dhe të tjerët…
Kryesoreopinion

Muli dhe të tjerët…

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Jam i një mendje me shumë kolegë të medias se, duke filluar që nga mesi i mandatit të dytë qeveritar, shefi i saj, Rama, ka gjithnjë e më tepër tiparet e drejtimit përmes një politike autoritare, duke shkuar më tej, në autokraci qeverisëse.

Në Shqipëri është shembulli i dytë që një drejtues i lartë ka kaq shumë pushtet njëkohësisht, në të gjitha vitet e pluralizmit politik.

- Publicitet -

Kaq shumë autokraci qeverisje ka pasur vetëm mandati i parë presidencial i Berishës, i cili, shkonte edhe më tej se sa autoritarizmi i Ramës. Berisha, vec të tjerave, kishte edhe sistemin e plotë të drejtësisë, të cilin e reformoi përmes gjyqtarëve të Plepave, kishte mbrojtjen, që e shkatërroi drejt hiçit, kishte Shërbimin Informativ Kombëtar, që e ktheu në pak kohë në një polici politike, duke i vënë kapakun e barbarisë në protestat e së majtës në maj 1996, por, edhe më tej se kaq, në caktimin e Gazidedes si gjeneral komandant, në eleminimin e protestave të banorëve të jugut të Shqipërisë.

Sidoqoftë, mëkatet e një periudhe nuk përligjin dot gjynahet e një periudhe tjetër, dhe as autoritarizmi i një presidenti nuk përligj autokracinë e një kryeministri.

Shumë vetë mendojnë se gjërat duhet lëvizur nga vendi, të ndryshojnë nga e mbara, të ketë një qeverisje më të përgjegjshme, më të shtrirë drejt demokracisë qeverisëse dhe më të kontrolluar edhe nga forca politike që e delegon këtë qeveri, por edhe nga opozita që e kontrollon.

Mirë do të ishte.

Po kush do e bëjë ndryshimin? Naiviteti politik që vetëm përmes figurës së Berishës mund të ndryshojë qeverisja e vendit ishte i justifikueshëm në një periudhë të caktuar, por, në të vërtetë nuk është fakt real.

Me sa shihet, vetëm Berisha mund të ngjallë shpresë te “njerëzit e tij”. Të tjerët nuk janë askund dhe, duhet pranuar, më shumë synojnë të rregullojnë të ardhmen e tyre, se sa të lëvizin gjërat nga vendi.

E majta, (të paktën quhet “e majta”) në pushtet ose jo mbetet gjithnjë forca politike më e organizuar, më e gatshme për të dhënë përgjigjen e saj në një çast vendimtar, si janë zgjedhjet, dhe, mbi të gjitha, për të kaluar ndasitë. Ata e dinë krejt mirë se, pas 10 viteve e më shumë qeverisje, vendi ka njohur zhvillime e stanjacione, e dinë edhe vetë se nuk është bërë ajo që është dashur.

Por edhe kur janë të zemëruar, të inatosur, kur shfryejnë mllefet e tyre politike e sociale, mjafton një çast i paraqitjes së asaj që e quan veten forcë e së djathtës, për të qëndruar në pozicionin që kanë. “E djathta”, ashtu si është përçarë, me veprimet që merr, nganjëherë deri në idiotësi të pakund, është në të vërtetë gjenerimi i mendimit të asaj pjese që voton kundër saj.

Në parlament u dha një shembull se si mund të qeverisë e djathta: qëndrimi i dy figurave drejtuese politike të Rithemelimit dhe të asaj pjese që nuk është as mish, as peshk, grupi Bardhi, ndaj një figure të opozitës, shkrimtares Flutura Açka.

Jam i bindur se deputeti Flamur Noka është në sinqeritetin e tij në atë që shfaq. Ai është ai që është, besnik deri në fund ndaj Berishës. Kaq mundet. Nuk ka mendim. Mendimi i Flamur Nokës nuk është asgjë tjetër veçse bindja ndaj Berishës. Nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe nuk do të ndryshojë.

Të jesh kundër Berishës për të do të thotë të jesh hasëm. Ai përfaqëson kategorinë e militantit të verbër besnik. Nëse, fjala vjen, do i thuhej Mulit se, burgun në vend të Berishës do e mbajë ai, nuk e di pse jam i bindur se do e mbante pa asnjë dyshim.

Sëbashku me deputetin Noka , edhe përtej tij, njeriu kërcënues ishte deputeti Bardhi. Ndryshe nga kolegu i tij, ky i fundit është statura më e dallueshme e epitetit që nuk e bren ndergjegjja dhe as që është i shqetësuar për çfarë ndodh në këtë vend.

Dy vite më parë, ky Bardh, si askush tjetër, ishte në kampin e Bashës dhe përgatiste mbrojtjen nga hordhitë e Berishës. Zonja Açka, një ndër shkrimtaret më të njohura në vend dhe dinjitoze në qëndrimet e saj, shumë më e besueshme në diskutimet parlamentare , se sa kolegët e saj, befas ndodhet nën kërcënimin e një deputeti koleg, që ishte i gatshëm t’ia nxirrte sytë.

Çfarë ka ndodhur? Cila tragjedi po luhet? Bardhi nuk është i shqetësuar për këtë. Me të njëjtën frymë dhe pathos që sulmonte Berishën, më saktë “ babain e Zenit”, po me aq zjarr sulmon ish liderin e tij , Bashën.

I dalë nga hiçi, befas bëhet ministër i drejtësisë nga Basha, figurë e dytë në partinë e tij, i gatshëm të shesë gjithçka, deri edhe shpirtin, ai është fryma që nuk ngjit në besimin e njerëzve, dhe, në të njëjtën kohë, shembulli që nuk i duhet besuar.

Noka e di se për aq kohë sa të drejtojë Ritemelimin apo Foltoren, Berisha i tij, apo të afërm të familjes, ai do të jetë përherë në parlament. Bardhi nuk e di të ardhmen e tij.

Ai ka qenë pjesë e lojës së Bashës me përzëniet nga parlamenti , apo nga partia e shumë figurave të njohura dhe ka përgatitur vendin e tij. Ai i di pas skenat, sepse ka qenë pjesë e tyre. Ai e di se Kushtetuta i lejon shefit të partisë të ndërtojë listat e tij preferenaciale. E di po ashtu se Berisha ka një kujtesë të jashtëzakonshme, dhe atë nuk e haron, nuk e fal.

Bardhi është figura më përfaqësuese e atyre që janë të gatshëm të shesin gjithçka, deri edhe nderin për të qenë dikush. Ata e dinë se të vetëm nuk janë askush. Janë të humbur. Më tej se kaq, të përbuzur. E di se llogaria nuk është mbyllur. Se mëkatet e tij ndaj doktorit nuk janë shlyer. Nuk është i vetëm. Janë shumë të tillë. Ata që kanë patur guximin të kundërshtojnë qeverinë e tyre kur ishin në pushtet janë shumë të pakët. Janë minoranca e parlamentit, racë në zhdukje.

Janë plot figura të tilla në opozitën e Foltores. Aty mund të jetë forca më e madhe opozitare, por edhe ku janë grumbulluar lumpenët e mendimit politik të së djathtës.

Dy vite më parë, një tjetër deputet i opozitës, priste me hanxhar në duar dhe hunj kolegët e tij që sulmonin “ kështjellën” e partisë. I gatshëm të gjakoset. Tani është i gatshëm që, bashkë me ata që deshi të gjakosë, të përleshet me ata që i mbrojti. Salianji është një kopje e atyre që u futën në politikë përmes rrëmujës, mashtrimit, forcës dhe brutalitetit. Babale e politikës , ai e di se mund të qëndrosh në politikë vetëm nëse shtrihesh në një moment në këmbët e doktorit.

Ajo që ndodhi në parlament , kërcënimi ndaj drejtueses së një komisioni të rëndësishëm, shkrimtares Flutura Açka është dëshmi e radhës se këtyre asgjë nuk mund të besohet. Mos u çudisni pastaj pse Edi Rama do fitojë mandatin e katërt.

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • mali says:
    January 18, 2024 at 8:19 pm

    Bej nje korigjim te vogel shkrimtar.Rama do te largohet nga politika dhe eshte mire per ate.Vertet kohe e shkurter eshte deri ne zgjedhje por populli thote qe c’fare sjell sahati nuk e sjell moti. Shpresohet nje PD me forme pa Berishen.

    Reply
  • demo says:
    January 18, 2024 at 8:23 pm

    Si hyri flutra cka ne parlement o Bedri?Nga 90 deri kur Basha e rreshtoi ne liste fituese ka qene inexistente ne PD.Shkroi reflexionet e Bashes?
    E di ti, qe Gazment Bardhi,Ndoka,Salianji jane me te ndershem se kjo shkrimtarja jote?
    Te pakten keta kane korrur ate qe kane mbjelle vete.
    Kjo shkrimtarja jote eshte aty sepse ka perfituar ATE qe kane mbjelle te tjeret.

    Reply
  • mali says:
    January 18, 2024 at 8:58 pm

    Po mire o demo,po a bejne burrat ashtu sic beri Noka me Bardhin ndaj nje gruaje?Shiko foton dhe me jep pegjigje.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 18, 2024 at 10:05 pm

    Vetem kunder njerezve te Bashes mos na flisni,apo jo Mali.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    January 18, 2024 at 10:11 pm

    E majta eshte ajo qe eka çuar popullin gjithmone ne varferi.

    Reply
  • mali says:
    January 18, 2024 at 10:42 pm

    Vlonjat e kam thene 100 here ,politika eshte pune muti.Per momentin Basha ,I perkedhelur amerikes,eshte si strumbullar ku antaret e PD-se (pa Berishen)qe jane shperndare si zogjte e korbit duhet me patjeter te ulin hunden dhe t’i japin forme PD-se.Duhet te mare forme sa me shpejt qe edhe populli te organizohet si rreth PS ,ashtu e rreth PD .Pra te clirohet nga streset e agonise politike . Grupi I Berishes e pa rezultatin ne zgjedhjet lokale ku Basha me zgjuaresi u terhoq dhe iu tha berisheve :urdheroni fitoni ju qe keni 600,000 vota.Qe ne kete moment Berisha te shpallte falimento dhe te shkonte te ngroheshe me Lirine. Prandaj z.vlonjat dua qe t’i jepet hapesire mediatike Bashes dhe te lihet ne hije Berisha.Tjeter.Me ali baben nuk jam dakort sepse ne nuk kemi as te majte e as te djathte.Eshte lexion me vete spiegim I djathte e I majte ne politike.

    Reply
  • Puka says:
    January 19, 2024 at 12:37 am

    Ndjej meshire per ty
    Bedri o mjeran
    E tregon acik
    Qe je nje pukjan

    Duket ke lajthitur
    O burre malsie
    Ne nje vrime fyellit
    Tash sa mot i bie

    Duket u mesove
    Vitet e demutkracise
    Te mbledhesh si korbat
    Therrimet e tepsise

    Shuuuj o lumemadh
    Se nuk te ka hije
    Sa vlere ka Rama
    Dhe kerrici e dije

    Sala e thejj qafen
    Merru me Edvinin
    Qe po imiton
    Ne gjithcka Stalinin

    Reply
  • Sokrati says:
    January 19, 2024 at 2:08 am

    Të thuash të vërtetën, ke tërbuar fanatikët e iluzionit!
    I nderuari Bedri Islami, gjithmonë racional, në mesazhin e tij të radhës përshkruan dhe argumenton gjendjen e mjeruar të opozitës dhe konkretisht prek dy a tre aktorët mjeranë, të përfshirë në debatin dhe dhunën e fundit ndaj kryetares së një komisioni parlamentar, shkrimtares Flutura Açka, ish dikur pjesë e opozitës unike në dukje. Si njeri dhe tjetri, si vetë Flutura (viktimë e dhunës) edhe saljan (kapedan pelivani babalian) janë produkt i “jorganit” të grisur, të vjetëruar dhe të shqyer, sikur ta ketë çarë qeni… Ky “jorgan” i neveritshëm tani e ka humbur rolin e tij pikërisht nga dhuna në të gjithë dimensionet e saj, që prej fillimit dhe deri vrasjet barbare të 21 Janarit 2011. Sot, kur ai pështyn spërkla nga ballkoni dhe është duke lënë amanetet e fundit, i bjerrë nga të gjitha vlerat, i vjetëruar deri në skaj, i përbuzur dhe i refuzuar masivisht nga i gjithë populli, këta “besnikë” edhe më të rrjedhur nga ai, e kanë të pamundur të ndahen prej tij. Janë të sinqertë në qëndrimin e tyre deri në vdekje për shkak të formimit të tyre dhe të përpunimit të këtij formimi nga “jorgani”. Kjo situatë i bën ata të jenë të dhunshëm sistematikë, edhe pse mund ta ndjejnë, që kjo sjellje shkon ndesh me rrymën, ndesh me normat, ndesh me ligjin, prandaj ata janë gati të sakrifikojnë edhe veten e tyre, vetëm “jorgani” të shpëtojë(!). E gjithë pëdëja po vdes gradualisht dhe i ka shkuar pas “jorganit” për shkak të “jorganit”.
    Kur ta kuptojnë këtë realitet, do të jetë vonë, shumë vonë. Në këto kushte Shqipëria do të mbetet dhe do të shkojë përpara, pa ia patur nevojën njeriut të dhunës shumë dimensionale. Të tjerë opozitarë të denjë do të lindin nga gjiri i popullit dhe do ta rrëzojnë kryeministrin Edi Rama me votën e lirë, natyrshëm dhe normalisht përmes vizionit që do të shpalosë opozita konstruktive e ardhëshme, por kurrë me dhunë, kurrë me arkivolin e Azemit, kurrë me leva dhe gaz lotësjellës, kurrë me vrasje në bulevard dhe kurrë me sniper nga frëngjia, siç ka bërë dhe ëndrron të bëjë i vdekuri nga ballkoni, i cili prej kohësh duhej të kishte dhënë llogari përpara drejtësisë dhe ta linte vendin të qetë.
    Faleminderit, i nderuari Bedr Islami, për analizën dhe portretizimin e dhunuesve të paarësyeshëm dhe vizionin e të ardhmes tonë.
    Faleminderit GAZETA DITA!

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2024 at 4:26 am

    poplli e di,4 Seksionet e PD nuk e dijne.Edi Rama ka thrrit CEOn e Inteligjences Artificiale ne Bote,Mira murati,te rakordoje llogarite e Zgjedhjeve me IA.
    A i beri malokshe zgjedhjet e 96 Sali Berisha? I beri.
    I mbushi katunarce kutite e gabueme me vota te pagabueme ne 2011? I mbushi.
    Tani Rama qytetarce ka aktivizuar CEO e IA,qe i numuron votat si sahat atomik dhe nuk i duhen me as telefonatat e Ulsi manjes,as thaset me miell ,as Rrahman dajaku i Rrahman Dajes..
    Kjo fjala CEO i IA dmth fallxhore e Orakullit IA,qe ti zbulon te tera si Fallxhoret e Orakullit te Dodones.
    Ay Minxhozi qe di ta lexoje sahatin e CEOs,deklaroi me pergjegjesi elektronike,qe zgjedhjet sot i fiton Edi Rama me 65%,.
    Prandaj 4 seksionet e PD mos lodhen kot,katundarce,te shqyejne kutite e magazinave te Lundres.
    Kete pune e ka zgjidhur CEO dhe IA.Shkoni shihni BIG BROTHR ka thene edi Rama ne Podcast,se kjo eshte pune per katundare.
    Kush kerkon nderrim qeverrie,mos falet ne Xhami,po te shkoje te lutet tek CEO I IA,,Jalla o zot qellofte shterpe gruaja e Zahos!

    Reply
  • XXXL says:
    January 19, 2024 at 5:07 am

    Bedri islami Mero Baze dhe bythlepirsit e tjerë . Me këtë titull duam një shkrim SHOKU BEDRI

    Reply
  • ce says:
    January 19, 2024 at 6:37 am

    Me Baz Gardh sumkapucin dhe Muli kacavjerrsin foltorja e vicidolit e ka te sigurte humbjen apokalitike ne 2025 dhe ndoshta do perseritet 14 maji i 2023 meqenese particka e leshelise ka ikur ne drejtim te paditur ne kerkim te popullit te 2 marsit.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 19, 2024 at 7:06 am

    Mire per Bedriun dhe e gjitha organika e gazetes Dita jane pjelle e monizmit dhe e urrejne demokracine prandaj sulmojne gjithmone (si kur ishte ne pushtet edhe sot ne opozite) por njerez siSokrati si ka mundesi qe perkrahin qeverine apo dhe keta dikur kane qene pjese e pushtetit monist dhe kane aq shume cmire qe populli i thjeshte ka filluar tefitoje diçka , te jetoje ndoshta me nje ekonomi me te mire be sokratet dhe keta te fundit nuk e durojne kete ?!

    Reply
  • Shkembi says:
    January 19, 2024 at 9:03 am

    Respekt per penen e Bedri Islamit!

    Reply
  • Spak says:
    January 19, 2024 at 10:18 am

    E dija qe nje dite do te arrinin ne kete pike fundore,te dhjere por luajale! Berisha dhe njerezit primitive te tij! Grida Duma me Erlen,Eni Vasili apo Salianji me Auronet? Si mund te bjere kaq poshte qenija Humane!

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    January 19, 2024 at 10:22 am

    Regjimet nuk fitojne mandate, Regjimet zgjaten ne pushtet deri kur ose ti permbyse revolta popullore, ose duke pritur deri sa te rrezohen nga dekompozimi (si Regjimi i Rames Pare Alia ne 1991 )
    Arsyeja eshte e thjeshte – ne zgjedhjet farse neper Regjime nuk konkuron partia ne pushtet me partite ne opozite, por vete Shteti me tere hallkat nga pas nga Gjykatat, Administrata, Policia etj.

    Reply
  • 777 says:
    January 19, 2024 at 10:32 am

    Bedri,Rama do fitojë se në Shqiperi nuk ekziston demokracia por DIKTATURA dhe këtë diktaturë e mbroni me zjarr ju të gazetës DITA ,qe bllokoni komentet si në kohën e inkuizicionit !
    Një shkrim kryesor si ai për edukimin,JU I KENI BLLOKUAR KOMENTET!
    A ka veprim me fashist se ky?
    TURPI ju MBULOFTE që jeni kthyer në tru shplares të popullit!

    Reply
  • edhe uji qelbet duke ndenjur says:
    January 19, 2024 at 5:42 pm

    Bedriu eshte ajo rrace qe duan te vdesin duke pare Ramen brenda Kryeministrise!
    Por perse duhet ky Rama te vazhdoje ne pushtet??
    Qe te vazhdoje shpopullimi nepermjet varferimit?
    Shkaterrimi i Ekonomise duke provuar lloj-lloj Derdimeni si Minister Ekonomie?
    Disa marrveshje tjera per te strehuar Refugjate?
    Populli ka nje shprehje “Edhe uji qelbet duke ndenjur”…dhe ky Rama eshte QELBUR.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 20, 2024 at 4:54 am

    Cdo individ mban pergjegjesi ato qe ben.
    Te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit.

    Reply
  • Selua says:
    January 20, 2024 at 9:56 am

    Duhet thene se Bardhi, jep bythen se pari, se dhourtin nuk e ka per gje!

    Reply
  • Murrizi says:
    January 20, 2024 at 11:48 am

    Mesa kuptoj une, ky Bardhi ka nje karriere te shkelqyer ne politike dhe ne jeten shoqerore! Dhe kjo per shkak te bythes qe ai zoteron! Ja per shembull: Ne Angli, po te jesh gay (lezbike, apo i bytheqire), te jepet 80% mundesi per t’u punesuar, madje keta te bytheqiret, kane me shume perparesi se lezbiket! Pra, Gaz Bardhi, qe i nxjerr bytha gaz te bardhe, do te ngjitet lart shume shpejt se e kane shume per zemer, qe nga Salihi deri tek Ilir Metaj!
    Rrofte Bardhi, rrofte Bytha e Bardhit!

    Reply
  • Oh sa majr me ken ohhh...pozitar says:
    January 20, 2024 at 3:15 pm

    Me opozitë inekzistente nuk ka pse çuditet askush, bile as kundërshtarët më kokëfortë të këtij regjimi, nëse autokratit Ramë i bëhet dhuratë jo vetëm mandati i katërt, por dhe i pesti e i gjashti radhazi. Duam s’duam, e ka me hak!

    Me qiri ta kërkosh po sot për sot nuk ka asnjë çetë zabërhonash, që të pretendojë se është e aftë dhe e gatshme të sjellë në politikë një farë ndryshimi, sado minimal qoftë.

    Rjedh llogjikshëm pyetja, a e dëshirojnë vërtet “opozitarët” e sotëm ndryshimin?

    A i ka bërë aq dëme të qënurit në opozitë demokratikasve të varur keqazi pas ushkurit të doktorit, apo “liridashësve” (ende të pa integruar) të ngjitur si mmmjolti pas këpuc te i sëmuri Meta(j), sa do të bënin të pamundurën për ta “shpëtuar vetveten” nga gjëma që i ka zënë me këtë pushtet?

    Apo janë rehatuar dhe i kanë trashur badifokun?

    Hë mo Bedri, çfarë mendimi ke për këtë lloj “merite” për të fituar qyl mandat pas mandati

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?