Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mysliman? Më së pari është socialist
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Mysliman? Më së pari është socialist
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Mysliman? Më së pari është socialist

Published: November 6, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Zohran Mamdani, fituesi i zgjedhjeve në Nju Jork, në disa media shqiptare u prezantua si “myslimani që fitoi në SHBA”.

Duhet theksuar që Mamdanin nuk e përfaqëson aspak ajo çfarë është përpara Zotit, suksesi i tij nuk ka asnjë lidhje me fenë. Edhe sikur të donte, një qytet si Nju Jorku, i ndërtuar mbi miliona emigrantë, nuk mund të drejtohet nga paragjykimet e origjinës apo besimit.

- Publicitet -

Për ta vendosur në një kuadër biografik, ai ka origjinë myslimane. Babai i tij është nga Uganda me rrënjë indiane-muslimane, ndërsa nëna e tij është indiane. Por ai vetë nuk e ka bërë kurrë fenë pjesë të profilit të tij publik, nuk e përdor kurrë si identitet politik dhe rrallë e përmend në intervista.

Mamdani është SOCIALIST. Më “keq” akoma: Është një socialist që ka fituar në zemrën e vendit që shpiku kapitalizmin modern. Prezantimi i tij më së pari si “mysliman” me siguri u rri mirë atyre që përpiqen të kultivojnë te “masat” që politika sociale është naive, që kujdesi shtetëror është “komunist” që drejtësia sociale është “romantizëm” etj, etj. Mamdani si socialist ua prish këtyre “elitave” komoditetin moral.

Për më tepër Mamdani e pranon hapur identitetin e tij politik. Ai është anëtar i organizatës “Democratic Socialists of America” (DSA), një lëvizje e majtë që po përpiqet të çojë Partinë Demokratike amerikane drejt një modeli më social, me theks te barazia ekonomike dhe fuqizimi i shërbimeve publike.

Ja disa premtime të Mamdanit:

Rritje e taksave për të pasurit dhe përdorimi i tyre për shërbime publike si banesat, transporti dhe kujdesi shëndetësor. Kundërshton privatizimet dhe kërkon që shërbimet thelbësore të jenë në duart e shtetit ose të banorëve lokalë. Mbron të drejtat e punëtorëve dhe sindikatave, si dhe politikat për emigrantët dhe klasat e varfra.

Është e pamundur që të lexosh këto dhe të mos e vëresh kontrastin mes socializmit si ide dhe socializmit si “markë” politike. Këtu vijmë te Shqipëria. Premtimet e Zohran Mamdanit, në Shqipërinë e qeverisur prej 12 vitesh nga socialistët, janë ëndrra të harruara. Mjafton të kujtojmë çfarë ndodh me pasuritë publike. “Socializmi” shqiptar është shitës i shtëpisë së vet.

Në çdo rast fitorja e një socialisti të ri, që ka lindur nga përzierja e kulturave dhe idealeve në një vend që për dekada ka qenë simboli i kapitalizmit të pakufizuar, tregon se ideja e socializmit demokratik është një alternativë reale ndaj sistemit aktual. Është një shenjë shprese se epoka e politikës cinike dhe e përçarjes po përballet me një kundërrymë të re. U jep kurajë të gjithë atyre në çdo cep të botës, nga Amerika Latine deri në Evropë, nga Afrika deri në Ballkan, që besojnë ende se shteti duhet të jetë mjet drejtësie, jo biznes i të fortëve.

Njerëzit “e zakonshëm” kërkojnë institucione që i shërbejnë shumicës, jo pakicës. Brezi i ri kërkon më shumë barazi, më pak arrogancë nga pushteti. Kjo ndjesi nuk është amerikane. Është universale. Rruga përpara nuk është “më shumë treg” apo “më shumë fitime”, por më shumë shoqëri.

Politikën do ta shpëtojë jo ideologjia, por ndjenja njerëzore.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Vlonjati says:
    November 6, 2025 at 7:44 am

    Mamdani u votua e mori vota si Mysliman e jo si Socialist nga i gjithe komuniteti mysliman ne NYC. Se sa per ato idealet socialiste per te cilat besoka akoma Thano, ato jane jo vetem te vjeteruara por te provuara si krejtesisht utopike.

    Reply
    • Emigranti says:
      November 6, 2025 at 9:06 am

      O vlonjat
      Këtu në New York City vetem 8.6 perqind e popullsisë janë myslimanë, pra rreth 768 mij persona nga total prej 9 milion banorësh.
      Për të gjithë rajonin metropolitan “New York” vetëm 3% janë myslimanë.

      Të ishte për kaq nuk fitonte kurrë ai. Po ti ca je? Je gjë “milioner” që nuk t pëlqen socializmi?

      Po të ishe nuk do rrije nëpër internet duke këputur brockulla.

      Reply
  • Papi Toronto says:
    November 6, 2025 at 9:08 am

    Shkrim brilant nga një penë brilante!! Thellësi me fjalë të thjeshta!! Bota do kthehet te socializmi i dashur Thano.
    BOTA PO ZGJOHET

    Reply
  • Fjala says:
    November 6, 2025 at 9:21 am

    Nje shkrim shume me logjike njerezore dhe ide qe sot edhe drejtuesve te rinj qe duan te integrohen ne politik ne Shqiperi jane larg ketij realiteti qe po troket si rezultat i nevojes per jeten. Dalin politikane tek ne llafezane , intrigante, pa moral e dinjitet, thashethemaxhij te pa skrupullt qe duan te ndertojne partine e tyre mbi bazen e farefisit , jo mbi ide dhe format perspektiv te zhvillimit. Nje kultivim qe duhet perdorur pesticide per ti nxjerre jashte politikes. Bukur, ke ç’meson nga ky shkrim dhe me shume nga ai amerikani qe fitoi zemren e Amerikes. Valle do te reagojne politikanet e rinj me fizionomi te vjetra ?!

    Reply
  • Skypion says:
    November 6, 2025 at 9:59 am

    Eshte edhe mysliman edhe socialist.Te pakten mos e pergenjeshtroni ate, kur vete e thote nje gje te tille. Ne fjalimin e pare, fill pas fitores, nder te parat fjale qe permendi ishin islami dhe islamofobia. Por, kjo nuk ka rendesi, se njerez te tille, as njera as tjetra jane, por demagoge mashtrues, si ideologjia e tyre.
    Ka nje tradite te hershme te nje marredhenie te pazakonte mes socializmit dhe islamit; kjo fillon me ish-Bashkimin Sovjetik, qe pat krijuar nje marredhenie te vecante dhe preferenciale me shume vende islamike; kjo tradite vazhdon edhe sot e kesaj dite.
    Eshte nje perversitet i madh ideologjik dhe politik.
    Nje socialist, qe mblodhi me shume fonde se kundershtari i tij, qe mbeshtetej nga Trump….! Nje socialist qe mbeshtetet nga nje prej miliardereve me te medhenj te botes…! Nje sociaslit qe thote, se nuk i ka munguar asgje ne femijeri dhe qe e kishte cdo gje qe donte…! Pra, nje i pasur, qe zbret poshte ne getot e te varferve dhe thote, se per ju shume gjera do t’i bej falas…!
    Njejte si Obama; do te mbaje fjalime patetike, boshe, qe do te bejne te enderrojne shume njerez te shkrete; do te marre, me shume gjase ndonje cmim Nobel, ashtu si Obama; dhe ne fund fare do te beje nje VRIME ne UJE, po si Obama. Keshtu jane te gjithe keta.
    Ja edhe autori i shkrimit, qe na e dashkesh kaq shume socializmin, e ka zyren ne nje nga hotelet me te shtrenjta te Kryeqytetit… s’po vazhdoj me tujtje, se besoj se s’ka nevoje me per koment.

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2025 at 10:09 am

    Rrace e dhise se zgjebosur nuk jep me shume se 1 oke qumesh me bruceloze.
    Mamdami do beje ndonje pranvere Arabe si beri zezaku Ugandes Obama ne bashkepunim me social-komunisten e STASIT angela Merkel,qe perfundoi ne Stuhi Shkretetire.Ngriten plehrat,rreckamanet,barkzgropullat e Afrikes Veriore te permbysin qeverrite qe i benin zap,dhe pushtuan Evropen.E para keto plera te njerezimit i vuajti Gjermania.
    Me mire nje njeri i mire te qeverrise Athinen,se nje Ligj i mire-thoshte Aristoteli.
    Kadiut kur i tregon parane
    Ters e vertit Sheriane
    per para shet t`Ane,.
    Ketu do perfundoje social islamiku nga Uganda.

    Reply
  • Ok says:
    November 6, 2025 at 10:15 am

    Mbase ti demo te duket vetja me gjak blu!!!!!!!!
    Rracist i prapambetur

    Reply
  • ’́’! says:
    November 6, 2025 at 11:23 am

    Dhe çdo te thuash me keto ti ( skyp mbaroi, ka nderruar atesi , nuk egziston me) ? Ai fitoi dhe atje ku Trampi u kthye ne trap. Bota do fitoje se njerezimit nuk i ka ikur akoma mendja si ca.

    Reply
  • ¿? says:
    November 6, 2025 at 1:00 pm

    Socializmi ka filluar si utopi, vazhdoi si filozofi, u provua ne pushtet dhe u dhje gjithandej. Sigurisht njerezia vazhdimisht shikojne endrra, shpesh te njejten enderr disa here. Ka nga ata qe pastaj e ngaterrojne realitetin me endrren, kur u del gjumi e shohin qe kane bere shurren ne breke, shkojne lajne breket, ia fusin gjumit perseri, perseri shohin te njejten enderr, e keshtu pa mbarim.
    >
    Socializmi duket i bukur, por ka nje difekt shume te madh, i heq njeriut nxitjen per te luftuar per jeten, ia le buken thate te komodina e mengjezit dhe i mohon vezen, djathin, qumeshtin, me idene qe te gjithe duhet te hane buke, s’ka gajle se eshte thate.

    Reply
  • katarakti says:
    November 6, 2025 at 4:12 pm

    Koha ka treguar se sistemi më i mirë ekonomik është ekonomia sociale e tregut. Afërsisht ajo që u praktikua në Gjemani dhe Francë gjatë viteve ’70 dhe që po aplikohet sot në Kinë.¨Pra një ekonomi e lirë tregu nën një kontroll të fortë publik. Në rastin e Kinës kontrolli ushtrohet nga Partia Komuniste. Është kurvëri ndaj popullit që një qeveri, kushdo qoftë ajo, privatizon apo jep me koncesion pasuritë publike si nafta, kromi, burimet ujore etj etj. Prandaj duhet socializmi.

    Reply
  • Aldrinp says:
    November 6, 2025 at 4:16 pm

    Vendet skandinave jane shembulli me i sakte i ekonomise sociale.
    Norvegjia nuk e jep naften te privati, por e shet ne tregun nderkombetar, dhe parate i fut ne investime shteterore per pensionet dhe projektet sociale.
    Kjo eshte ajo qe kane frike siguracionet shendetesore, dhe siguracionet e cdo lloji, qe jane gracka hajdutesh per te manipuluar masat.
    Nuk ka asnje gje te frikshme ne sistemin skandinav
    Vetem injorantet dhe maskarenjte spekulojne te kunderten
    Dhe natyrisht..
    Shaftaret qiptare qe shkojne e i japin leksione New Yorkut per demokracine
    Copa idiotesh

    Reply
  • Gazetari says:
    November 6, 2025 at 8:29 pm

    Po, socializmi është i mundur, por ka dallim të madh mes socializmit autoritar (si në diktatura) dhe atij demokratik (si në disa vende skandinave).
    Ka më shumë gjasa të funksionojë në vende ku ka burime të mjaftueshme për t’i ndarë në mënyrë të drejtë.
    Shqipëria do ishte një vend socialist nëse do kishte elitë idealiste

    Reply
  • prehistoriku says:
    November 6, 2025 at 8:45 pm

    Në thelb, socializmi demokratik qe permend Thano – ku shteti garanton shërbime bazë (shëndetësi, arsim, kujdes social), por lejon iniciativën private – është forma më realiste sot.

    Pra, jo utopia sic thote një komentus, por një ekuilibër mes tregut dhe drejtësisë sociale mund të jetë i mundur. Varet se kush e zbaton dhe si.

    Reply
  • Dudumi says:
    November 6, 2025 at 8:52 pm

    Ne jemi larg dhe s’kemi si ta dime se perse votuesi pa parti votoi Mamdanin. Te majtet e votuan si demokrat progresist dhe Jo demokrat tradicional. Te djathtet votuan te djathtin e tyre, si demokratet e Paskuqanit votojne nje xy te listes se Berishes. Votuesit ne limbo, ata pa interes ideologjik qene determinante. Se e pane te ri, hajd ta provojme si do dale ky. Ose, hajd mo, edhe ne realizofte 30% te premtimeve eshte goxha arritje. Me siguri qe shume u ndikuan nga nderhyrja pa takt e Trampit, qe i beri thirrje komunitetit ebraik te bente c’te mundte per te mos ia lene City-n nje kryetari bashkie mysliman. Ne ca gjera elementare Trampi rreshqet njesoj so Berisha dikur per Kushtetuten kur u kerkonte malesoreve besen per me votue projektkushtetuten, besen me Kanun. Por republikanet vetem kete gur kishin ne dore, fobine e muslimanizmit integralist. Fatmiresisht njujorkezet nuk rane ne gracken e kesaj fobine te ngjashme me levizjen makartiste. Te shohim se sa hapesire do kete Mamdani ne konjukturen e veshtire te City, qytetit simbol te $$, qe quhet Big Apple tamam per shanset per te bere para. Shkrimi i kryeredaktorit, ajo qe nenvizon eshte deshira e njerezve per te gjetur nje ekuiliber te rihumanist midis shtresave te radikalizuara te qytetit,midis lagjeve in e atyre out. Por edhe zhgenjimin e pritshmerise we patem ne shtepine tone, ku premtimet socialiste bene me te pasur ata qe ishin plot te pasur e rrjedhimisht nje Shqiperi me te shtrenjte per te jetuar, me provincat dhe qytetet e pergjysmuara. Do ishte fantastike qe Mamdani te mbaje premtimet kryesore, è duhet qe ta beje. Sepse do ndihmoje shume qe njerezit ne shtetet e tjera amerikane te kerkojne po kete alternative nga kandidatet e tyre. Ndofta eshte shpejt te filloje Ai ndryshim qe konceptonte Marksi, qe revolucioni socialist te filloje me vendet me te zhvilluara, por nevojitet nje fillim.

    Reply
    • Edi says:
      November 6, 2025 at 9:45 pm

      Dude, me verte e ke ti kete punen e socializmit te Marksit??? Apo po tall bythen?

      Reply
  • K R says:
    November 7, 2025 at 7:29 am

    Thano ke hapur një temë të bukur njëjtë me atë të mendjes vs AI po nuk është ende vendi për debate të tilla. Lexo përgjimet e Ballukut të kuptosh me çfarë merret “socializmi” shqiptar.

    Ka disa vende që identifikohen si socialiste sot, por me modele dhe nivele shumë të ndryshme zbatimi.

    Kina quhet Republikë Popullore Socialiste, por ka ekonomi të tregut të lirë me kontroll të fortë shtetëror. Është një kombinim i komunizmit politik me kapitalizëm ekonomik

    Kuba ka sistem socialist të fortë, me pronësi shtetërore mbi shumicën e ekonomisë. Por ka filluar hapje të ngadaltë ndaj sektorit privat.

    Vietnami një tjetër vend me parti komuniste në pushtet, por me ekonomi të hapur që ndjek modele të ngjashme me Kinën.

    Koreja e Veriut e vetëquajtur socialiste, por praktikisht një regjim diktatorial ekstrem dhe i izoluar.

    Venezuela deklarativisht socialiste, por ndodhet në krizë të thellë ekonomike e politike, që ka dëmtuar rëndë imazhin e socializmit në Amerikën Latine.

    Vendet nordike (Norvegjia, Suedia, Danimarka) nuk janë socialiste, por shpesh përmenden si modele të social-demokracisë, pra një ekuilibër mes kapitalizmit dhe shtetit social.

    Askund nuk ka një model të pastër. Në praktikë, shumica ndjekin modele hibride.

    Reply
  • BARSALETA says:
    November 7, 2025 at 1:42 pm

    Kandidati “socialist” për Bashkinë e Tiranës 2027

    (Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë për të zgjedhur kandidatin e ri për Bashkinë e Tiranës.)

    Rama: Shokë, amerikanët zgjodhën një socialist të ri në Nju Jork. Edhe ne duhet të kemi tonin në Tiranë për 2027! Duam një kandidat si ai në Amerikë, si Mamdani, socialist, idealist, që flet për njerëzit e zakonshëm!

    Anëtari: Z.Kryeministër, a doni edhe që të mos ketë lidhje me oligarkët, të mos shesë pasuritë publike, të mos bëjë tendera sekrete dhe të jetojë me qira në Tiranë?

    Rama: Jo, jo. Mos e ngatërroni socializmin me vetëvrasjen politike!

    Anëtari: Atëherë si ta bëjmë?

    Rama: Thjeshtë: e gjejmë një ndërtues të madh, i vëmë shallin e kuq, e quajmë “socialist me ndjesi njerëzore” dhe punë e mbarë. Populli s’ka për ta kuptuar, është si Mamdani i themi, po me leje ndërtimi! Duhet të jetë njeri i popullit por me popullin vetëm në fushatë. Dhe mbi të gjitha, të ketë vizion modern për qytetin, pra më shumë dritë, më shumë qendra tregtare dhe ndonjë pemë për Instagram. Mos harroni, jemi socialistë modernë. Nuk luftojmë kapitalizmin, ne e menaxhojmë me art.

    Anëtari tjetër: Domethënë jemi kapitalistë!

    Rama: Jo, jemi kapitalistë me ndërgjegje socialiste. Domethënë, e dimë që nuk është mirë, por e bëjmë me stil. Kështu, ndërsa Mamdani në Amerikë flet për taksa, barazi dhe drejtësi, “Mamdani jonë rilindas” do përgatitet të flasë për tendera, leje ndërtimi dhe foto me fëmijë nëpër lagje. Sepse socializmi i ri nuk është më ideologji, është markë ndërtimi me licencë ekskluzive.

    Reply
  • BARSALETA says:
    November 7, 2025 at 9:30 pm

    Kandidati “i ri” demokrat për Bashkinë e Tiranës 2027

    (Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së për të zgjedhur kandidatin e ri të opozitës në 2027 për Bashkinë e Tiranës.)

    Berisha: Të dashur demokratë! Duhet një figurë e re, e pastër, që të frymëzojë të rinjtë, që të mos ketë lidhje me korrupsionin, që s’ka qenë kurrë në pushtet. Këtë herë duhet të dalim ndryshe! Mjaft me të vjetrit! Duhet një figurë që s’ka qenë as në qeveri, as në parlament, as në ndonjë aferë, dhe që nuk më pyet mua për çdo gjë!

    Anëtari: Doktor, po nëse nuk ju pyet ju, si do dijë çfarë të thotë?

    Berisha: E drejtë. Atëherë le të më pyesë, por me zë të ulët, që të duket i pavarur!

    Anëtari: Po çfarë profili kërkojmë? Një të ri, të arsimuar jashtë, me ide moderne?

    Berisha: Po, i ri në moshë, por i vjetër në bindje! Duhet të jetë rreth 30 vjeç, por të ketë nostalgji për vitin ’92. Të flasë për “ndryshim” por me timonin në dorë jam unë. Pra, duhet të gjejmë një djalë energjik, që flet për inovacion, por që merr leje për çdo status në rrjete.

    Anëtari tjetër: Perfekte. Le ta quajmë ‘rinia e Doktorit’. Tingëllon revolucionare, por kontrollohet mirë. Po si do bindim votuesit që jemi parti e së ardhmes?

    Berisha: Thjesht! Do bëjmë postera me fjalën “Rilindje e vërtetë demokratike” dhe nënshkrimin tim. Dhe për ta bërë më të besueshme, kandidati do ecë me biçikletë, por me eskortë prapa!

    Anëtari: Po nëse humbim prapë, Doktor?

    Berisha: Atëherë do themi që zgjedhjet u vodhën, sistemi është i kapur, dhe do shpallim protestë deri në zgjedhjet e tjera. Si gjithmonë, tradita jonë demokratike! Po humbëm, kemi fituar moralin! Dhe kush ka moralin, s’ka nevojë për Bashkinë. Unë jam si opozita në përjetësi, nuk humbas, thjesht pres momentin historik, pra, të nesërmen e fundit të Rilindjes!

    Anëtari: Pra, Doktor, me pak fjalë, kërkojmë një figurë të re që të na kthejë te e vjetra?

    Berisha: Saktësisht! Demokracia jonë është si verë e vjetër. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë bëhem unë i ri!

    Reply
  • BARSALETA says:
    November 7, 2025 at 9:54 pm

    Sportisti që “ndryshon skuadër”

    Futbollisti: Sot u zgjova dhe e ndjej veten femër. Dua të luaj për skuadrën e vajzave!

    Trajneri i habitur pyet: Po dje ishe kapiten i meshkujve, çfarë ndryshoi brenda natës?

    Futbollisti: Ligji i ri, trajner, më dha një penallti të re në jetë!

    Trajneri: Po mirë, po nëse nesër ndihesh sërish burrë?

    Futbollisti: S’ka problem, do kthehem në portier te djemtë. Vetëm më mbaj mend si lojtar multi-gender-funksional!

    Reply
  • BARSALETA says:
    November 7, 2025 at 9:57 pm

    Pacienti me gjini të papërcaktuar

    (Një pacient shkon te doktori.)

    Doktori: Mirë se erdhe! Më thuaj, je mashkull apo femër?

    Pacienti: Ende s’kam vendosur… jam “gender në ndërtim e sipër”.

    Doktori: Po mirë, atëherë si të të përshkruaj ilaçin – në dozë për meshkuj apo për femra?

    Pacienti: Ma jep “neutral”, doktor, që të funksionojë për çdo rast!

    Doktori: Me këtë ligj të ri, më duket se më duhet të bëj specializim edhe në filozofi.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 8, 2025 at 6:55 pm

    Pa dashur te fyej asnje komentues te ndershem ne kete forum te nerum te gazetes DITA, mund te vihet ne dukje se “parajsa” nordike nuk ka te beje fare me “socializmin” demokratik alla sojce por qe perdfundon ne socializmin arkaik bolshevik, as me Manifestin Komunist te Baba Marksit qe nuk punoi ne dite te vetme ne jeten e tij.

    VENDET NORDIKE SI NORVEGJIA, SUEDIA FINLANDA APO DANIMARKA E KANE SUKSESIN E TYRE NE EKONOMI TE KAPITALIZMI I ADAM SMITHIT TE BAZUAR NE PRODHIMIN KOMBETAR SI E VETMI BURIM I MIRQENIES SOCIALE.

    Ja pse eshte keshtu:

    Tatimet mbi te ardhurat ne vendet nordike jane me te larta se kudo tjeter ne Evrope dhe madje edhe ne Bote, qe arrijne nga 40 % deri ne masen 50 % te te ardhurave, ne Danimarke madje i kalojne 50 %. Me keto tatime sigurohet nje nivel i larte i sigurimeve sociale, ne Gjermani, France, Belgjike, Holande kjo mase eshte afro 30 %, ne SHBA eshte afro 35 %, keshtu qe po te gjykojme nga niveli i tatimeve kapitalizmi me i eger gjendet pikerisht me shume ne vendet nordike sesa ne vendet e tjera te BE dhe ne SHBA. Nga ana tjeter niveli i pronesise se shtetit ne prodhimin kombetar ne vendet nordike tregon per nje perqindje me te ulet se ne vendet e tjera te Botes: Ne Norvegji qeveria kontrollon rreth 35% të vlerës totale të kompanive të listuara publikisht në bursën e Oslos, me pesë nga shtatë firmat e saj më të mëdha të listuara në pronësi pjesërisht të shtetit. Kur përfshihen kompanitë e palistuara, shteti ka një pjesë edhe më të lartë në pronësi kryesisht nga pronësia direkte e licencave të naftës, 75 % e kompanive jane private. Pak a shume keshtu eshte situata edhe ne vendet e tjera nordike.

    atehere:

    CFARE SOCIALIZMI DEMOKRATIK ESHTE KY?

    Norvegjia sot është ndër vendet më të shtrenjta në botë, siç pasqyrohet në Indeksin Big Mac dhe indekse të tjera. Historikisht, kostot e transportit dhe barrierat ndaj tregtisë së lirë kishin shkaktuar pabarazinë, por në vitet e fundit, politika norvegjeze në marrëdhëniet e punës, taksimin dhe fusha të tjera ka kontribuar ndjeshëm. Konkurrueshmëria e industrive “kontinentale”. Kostoja e lartë e punës dhe tiparet e tjera strukturore të mjedisit norvegjez kanë shkaktuar shqetësim në lidhje me aftësinë e Norvegjisë për të ruajtur standardin e saj të jetesës në një epokë pas naftës. Përveç interesit në teknologjinë e informacionit, janë duke u shtuar një numër kompanish të vogla dhe të mesme private për të zhvilluar dhe tregtuar zgjidhje teknologjike shumë të specializuara. Ndarja ideologjike midis pikëpamjeve socialiste dhe jo-socialiste mbi pronësinë publike është zvogëluar me kalimin e kohës. Qeveria norvegjeze është përpjekur të zvogëlojë ne maksimum pronësinë e saj mbi kompanitë që kërkojnë qasje në tregjet private të kapitalit, dhe ka një theks gjithnjë e më të madh në lehtësimin e sipërmarrjes private nga qeveria në vend të kontrollit (ose kufizimit) të formimit të kapitalit. Një mosbesim i mbetur ndaj “motivit të fitimit” vazhdon, dhe kompanitë norvegjeze janë të rregulluara shumë, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet e punës. Që nga Lufta e Dytë Botërore, qeveritë e njëpasnjëshme norvegjeze janë përpjekur të zgjerojnë dhe të zgjerojnë përfitimet publike për qytetarët e saj, në formën e përfitimeve të sëmundjes dhe paaftësisë, pensioneve minimale të garantuara, kujdesit shëndetësor universal të subvencionuar shumë ose falas, sigurimit të papunësisë, e kështu me radhë te bazuara ne rritjen e vazhdueshme te prodhimit kombetar. Për disa dekada, politika bujqësore në Norvegji bazohej në premisën e vetëmjaftueshmërisë minimale. Në vitet e mëvonshme, kjo i ka lënë vendin një theksi më të madh në ruajtjen e modeleve të popullsisë jashtë zonave kryesore urbane. Termi “politikë distriktspolitikk” ka filluar të nënkuptojë kërkesën që Norvegjia e vjetër dhe kryesisht rurale të lejohet të vazhdojë, idealisht duke u ofruar atyre një bazë të qëndrueshme ekonomike. Taksimi në Norvegji: Qëllimi kryesor i sistemit tatimor norvegjez ka qenë mbledhja e të ardhurave për shpenzimet publike; por ai shihet gjithashtu si një mjet për të arritur objektiva sociale, të tilla si rishpërndarja e të ardhurave, ulja e konsumit të alkoolit dhe duhanit, dhe si një dekurajim kundër sjelljeve të caktuara. Tre elementë të sistemit tatimor duket se tërheqin debatin më të madh: Taksimi progresiv. Dikur një nga më agresivët në botë, norma më e lartë tavan e taksës mbi të ardhurat është ulur me kalimin e kohës, por mbetet perseri mbi 20 %. Përveç kësaj, norvegjezët tatohen për pasurinë e tyre neto të deklaruar, gjë që disa kanë argumentuar se dekurajon kursimet. Tatimi mbi vlerën e shtuar. Burimi më i madh i të ardhurave qeveritare. Norma standarde aktuale është 25%, ushqimi dhe pijet është 15%, dhe biletat e kinemasë dhe transporti publik 12%. Taksa të veçanta. Qeveria ka vendosur një numër taksash që lidhen me blerje specifike, duke përfshirë makinat, alkoolin, duhanin dhe lloje të ndryshme përfitimesh.” “Por kjo nuk eshte e rendesishme” spjegon nje agjent tatimor ne Oslo, “mjafton njerezit te kene para mjaftueshem per te blere mallra dhe sherbime” dhe filmi i “socializmit” nordik mbaron ketu.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 8, 2025 at 7:25 pm

    Mamdani mysliman nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe luan me karten e komunizmit amerikan.

    EMMA GOLDMAN APO EMMA E KUQE TMERRI I KAPITALISTEVE DHE NENA E KOMUNISTEVE AMERIKANE

    Nje postim nga: intelektuali

    Emma Goldman (27 qershor 1869 – 14 maj 1940) ishte një revolucionare komuniste, aktiviste politike dhe shkrimtare e lindur në Rusi. Ajo luajti një rol kyç në zhvillimin e filozofisë politike komuniste në Amerikën e Veriut dhe Evropë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. E lindur në Kaunas, Lituani (atëherë brenda Perandorisë Ruse), në një familje hebreje lituaneze, Goldman emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1885. E tërhequr nga anarkizmi i barazise ne cdo fushe te jetes, perfshire edhe barazine gjinore, Goldman u bë shkrimtare dhe një lektore e njohur mbi filozofinë anarkiste, të drejtat e grave dhe çështjet sociale, duke tërhequr per nje kohe te shkurter turma mijëra njerëzish. Ajo dhe shkrimtari anarkist Alexander Berkman, i dashuri dhe miku i saj i përjetshëm, planifikuan të vrisnin industrialistin dhe financierin Henry Clay Frick si një akt propagande të veprës antikapitaliste. Frick i mbijetoi atentatit ndaj jetës së tij në vitin 1892, dhe Berkman u dënua me 22 vjet burg. Goldman u burgos disa herë në vitet që pasuan, për “nxitje të trazirave”. Në vitin 1906, Goldman themeloi revistën anarkiste Mother Earth. Në vitin 1917, Goldman dhe Berkman u dënuan me dy vjet burg për komplot për të “bindur personat që të mos regjistroheshin” për rekrutimin ne ushtri. Pas lirimit nga burgu, ata u arrestuan serish së bashku me 248 të tjerë – në të ashtuquajturen Bastisje Palmer gjatë Frikës së Parë nga Murtaja e Kuqe ne SHBA dhe u deportuan në Rusi në dhjetor 1919. Ja si ndodhi kjo: Goldman dhe Berkman u liruan nga burgu kur ankthi publik rreth aktiviteteve pro-komuniste ishte zgjeruar në një frikë të përhapur nga bolshevizmi dhe perspektiva e një revolucioni radikal të afërt. Ishte një kohë trazirash sociale për shkak të grevave të organizimit sindikal dhe veprimeve nga emigrantët agresivë. Prokurori i Përgjithshëm Alexander Mitchell Palmer dhe J. Edgar Hoover, kreu i Divizionit të Inteligjencës së Përgjithshme të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (tani FBI), ishin të vendosur të përdornin Aktin e Përjashtimit të Anarkistëve dhe Komunisteve për të deportuar çdo jo-qytetar që ata mund ta identifikonin si avokatë të anarkisë ose revolucionit komunist. “Emma Goldman dhe Alexander Berkman,” shkroi Hoover ndërsa ishin në burg, “janë, pa dyshim, dy nga komunistët më të rrezikshëm në këtë vend dhe kthimi në komunitet do të rezultojë ne frike publike.” Në seancën dëgjimore të deportimit të saj më 27 tetor 1919, Goldman refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me bindjet e saj, me arsyetimin se shtetësia e saj amerikane e pavlefshmeonte çdo përpjekje për ta deportuar atë sipas Aktit të Përjashtimit të Anarkistëve dhe Komunisteve nga SHBA, i cili ne baze te Kushtetues amerikane mund të zbatohej vetëm kundër jo-qytetarëve të SHBA-së. Ajo paraqiti një deklaratë me shkrim në vend të kësaj: “Sot të ashtuquajturit të huaj deportohen. Nesër amerikanët vendas do të dëbohen. Tashmë disa patriotë po sugjerojnë që bijtë amerikanë vendas për të cilët demokracia është një ideal i shenjtë duhet të dëbohen.” Departamenti i Punës përfshiu Goldman dhe Berkman midis 249 të huajve që deportoi në masë, kryesisht njerëz me vetëm lidhje të paqarta me grupet radikale, të cilët ishin kapur në bastisjet qeveritare në nëntor. Vapori “Buford”, një anije që shtypi e quajti me nofkën “Arka Sovjetike”, lundroi nga Porti i Nisjes së Ushtrisë në Nju Jork më 21 dhjetor. Rreth 58 ushtarë të regjistruar dhe katër oficerë siguruan sigurinë gjatë udhëtimit, dhe pistoleta iu shpërndanë ekuipazhit. Shumica e shtypit e miratoi me entuziazëm. Anija zbarkoi ngarkesat e saj në Hanko, Finlandë, të shtunën, më 17 janar 1920. Me mbërritjen në Finlandë, autoritetet atje i çuan të deportuarit në kufirin rus nën një flamur armëpushimi. Mirpo gjerat ndyshuan shpejt, nga mbështetëse e Revolucionit të Tetorit të atij vendi që solli bolshevikët në pushtet, Goldman ndryshoi mendimin e saj pas rebelimit të Kronstadtit; ajo denoncoi Bashkimin Sovjetik dhe direkt Leninin si nje uzurpator te lig, te pameshirshem dhe BRSS si nje Shtet Kriminel për shtypjen e dhunshme të fjales se lire. Ajo u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe në vitin 1923 botoi një libër, “Zhgënjimi Im në Rusi”. Ndërsa jetonte në Angli, Kanada dhe Francë, ajo shkroi një autobiografi të quajtur “Duke Jetuar Jetën Time”. U botua në dy vëllime, në vitin 1931 dhe 1935. Pas shpërthimit të Luftës Civile Spanjolle, Goldman udhëtoi për në Spanjë për të mbështetur revolucionin komunist atje. Ajo vdiq në Toronto, Ontario, Kanada, në vitin 1940, në moshën 70 vjeç. Gjatë jetës së saj, Goldman u vlerësua si një “grua rebele” me mendim të lirë nga admiruesit dhe u denoncua nga kritikët si një avokate e vrasjeve me motive politike dhe revolucionit të dhunshëm. Shkrimet dhe leksionet e saj përfshinin një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë burgjet, ateizmin, lirinë e fjalës, militarizmin, kapitalizmin, martesën, barazine gjinore, dashurinë e lirë dhe homoseksualitetin. Pas dekadash errësire, Goldman fitoi statusin ikonik në vitet 1970 nga një ringjallje e interesit në jetën e saj, kur studiuesit feministë dhe anarkistë ringjallën interesin popullor.”

    Reply
  • athina says:
    November 9, 2025 at 8:09 am

    Pytje per redaksine? Thuhet mysliman apo musluman

    Reply
    • Moderatori says:
      November 9, 2025 at 8:10 am

      Të dyja format mysliman dhe musliman janë të përdorura në shqip, por forma më e përhapur dhe e pranuar në gjuhën standarde është:

      mysliman

      Kjo formë është më e përshtatur me rregullat fonetike të shqipes dhe përdoret më shpesh në media, libra shkollorë dhe tekste zyrtare. Ndërkohë musliman është më afër origjinalit arab “muslim”, ndaj përdoret më shumë në kontekste fetare ose akademike.

      Pra:
      – Në gjuhën e përditshme dhe atë standarde – mysliman
      – Në kontekste fetare ose arabe – musliman

      Të dyja janë të sakta, por përdorimi varet nga konteksti.

      Reply
  • BARSALETA says:
    November 9, 2025 at 12:53 pm

    “Big Brother me Ligjin e ri”

    Big Brother: Banorë! Sipas ligjit të ri të barazisë gjinore, ju mund të zgjidhni çdo ditë me çfarë ndjesie doni të jeni! Gjithashtu, çdo debat duhet të ketë baraspeshë emocionale, pra jë mashkull, një femër dhe një “në proces përcaktimi”.

    Banori 1: Po nëse s’kemi “në proces përcaktimi”?

    Big Brother: Atëherë ju caktohet automatikisht një nga produksioni. Po s’pati as aty, futet një analist nga Prime-i!

    Banorja 1: Unë që tani po ndihem mashkull. S’ka më larje enësh, s’ka më gatim! Në shtëpinë time, burrat bëjnë vetëm debat, kafe dhe cigare. Ligji më mbron!

    Banori 2: Edhe unë po ndihem si femër. Dua të qaj pak për nominimet dhe të flas për emocionet e mia!

    Banorja 2: Unë jam në proces përcaktimi. Por kam një pyetje, a ndalohen tani bullizimet, ulërimat dhe ofendimet? Se pa to, si do i bëjmë skenat dramatike?

    Big Brother: Kujdes mikrofonin! Mos harroni, sjellje të edukuar, paqësore dhe pa tone negative!

    Banorja 1: Paqësore?! Po si do mbajmë audiencën pa ca ofendime artistike? Kur ndihem mashkull më vlon gjaku. S’mund të flas me përkëdheli si vajzë e ndjeshme!

    Big Brother: Në rregull. Fitues do shpallet jo ai që bullizon e bërtet më fort, por ai që do luajë më bukur rolin që ka zgjedhur!

    Banori 2: Pra, kush ndryshon më shumë gjini, ka më shumë shanse për fitoren?

    Big Brother: Saktësisht. Dhe mos harroni: çdo ndërrim gjinie regjistrohet si “ndryshim strategjie”!

    Publiku jashtë: Këta nuk janë më banorë, tashmë janë bërë laborator identitetesh!

    Reply
  • sam says:
    November 9, 2025 at 6:25 pm

    Po sikur te ishte i krishterë ky zoteria besoj nuk dote paragjykohej ,se po të ishte çifut as qe do te kishte kush kurajon te fliste keq për të por do ta quanin progresist;
    Njerëz naivë,zoteria u votua ashtu si Trump tani pranojeni ,edhe Trump eshte rracist ithekur por të gjithe heshtni

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?