Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk është në agjendë një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë”, Kurti: Perëndimi po mashtrohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Nuk është në agjendë një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë”, Kurti: Perëndimi po mashtrohet
KosovëLajmi i fundit

“Nuk është në agjendë një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë”, Kurti: Perëndimi po mashtrohet

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

“Synimi i Serbisë mbetet të hakmerret ndaj Kosovës”. Këtë e thekson kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceriane “NZZ”, duke shtuar Perëndimi po tregohet shumë naiv me Beogradin zyrtar dhe nuk po e sheh qartë se është kthyer në një portë për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Europë.

Kurti thekson se Vuçiçi po u hedh hi syve atyre duke shitur një realitet se qëndron në kampin perëndimor, por në të vërtetë nuk ka hequr dorë nga Kosova.

“Vuçiç thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, tha kryeministri.

- Publicitet -

Kurti për median zvicerane përmend edhe armatosjen e rëndë të Serbisë nga Kina dhe Rusia, gjithashtu edhe porosinë miliarda dollarësh me avionë luftarake nga Franca. Kryeministri sinjalizon se kjo armatosje po bëhet në kuadër të hakmarrjes së mundshme, ndërsa sjell në vëmendje fjalët e Vuçiçit se vlerësoi veprimet e Azerbajxhanit për “kthimin në shtëpi” të Nagorno-Karabakut.

“Kjo është pikërisht ajo që Vuçiq dëshiron të bëjë me Kosovën. Ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, shtoi Kurti.

Kurti pyetet nëse kthimi i Donald Trump në presidencën amerikane përbën rrezik për Kosovën, duke u përgjigjur se Prishtina ka punuar mirë me presidentë nga të dyja palët.

Media zvicerane i rikujton dhe premtimet e vjetra të tij, por kryeministri thotë se nuk është në agjendë një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë. “Më mirë do të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO”, përfundon Kurti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Spak says:
    November 23, 2024 at 11:17 am

    Historia ,Shqiptare perseritet me me shume injorance, nga njeres arkaike turkoshake,islamiste,dogmatike! Zogu u kthye ne Shqiperi dhe u be mbret se Jygosllavet dhe italianet shfrytezuan ambicien e tij Veriore, Kosovare per pushtet! Verioret duan te behen Police,kjo eshte Endra e tyre! Edhe Saliu beri te njejten gje!I shitur dhe i blere nga UDB beri ato qe askush s;ja ka bere Shwiperise, Kurti nje njeri qe e ndjen dhe eshte nje morracak, krijoi Kombin Kosovar dhe mire beri se Shqiptaret flasin nje gjuhe por dialekte te ndryshme dhe tjeter edukim kane, kjo shihet qarte! AShtu si Saliu dhe Kurti flasin per percarje ,lufte tradheti! Shikoni Kurtin dhe e kuptoni pse Bota thote qe Shqiptaret nukdine te bejne shtet! Shikoni Salin dhe historine e tij dhe thua se si ka mundesi nje njri me kete mentalitet u president dhe K/minister. ky njeri qe beri piramidat, 96-97-98 Gerdecin, 21 janarin,vrau bij nenash dhe baballare per egon e tij Veriore malesore?! Shikoni kush i shkon prapa saliut! Llumi i inteligjences Shqiptare! Si mundet qe njeres te rinje te mbrojne nje vrases dhe tradhetar! Nje hajdut bashke me gjithe familjen! Apo po prisni qe te vdese Saliu dhe t’i merni ndonje relike dhe pastaj te beheni te “famshem” si vete ai, malesori besnik i Enverit dhe Ramizit! Urime berishiste me mendje prej idiotesh!

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2024 at 11:42 am

    Mos ngatrroni Albin Kurtin dhe kreshniket trima te Kosoves me Sali zgjyren e Organizates Baze dhe Edi Llasturin me atlete.

    Reply
  • Humoristi says:
    November 23, 2024 at 12:11 pm

    Me kete agjende genjeve kosovaret o faqezi ,qe more pushtetin!?

    Reply
  • mali says:
    November 23, 2024 at 12:37 pm

    As ne kushtetuten e Kosoves nuk shenohet bashkimi me shqiperine por edhe ne nuk e kemi vene ujin me zjarr per kete bashkim.
    Kushtetuten nuk e ben Kurti .Ky e ka theksuar disa here kete.Ai eshte diplomat me tru.
    Pikerisht nuk u hodh teza e bashkimit qe t’u mbyllte gojen serbit lidhur me ” shqiperine e madhe “.
    Serbi del zbuluar me tezen ” serbi e madhe “.
    Lexoni me kujdes artikullin qe te kuptoni kush jane kosovaret dhe kush eshte Kurti.
    Lexoni me kujdes pergjigjet e tij me gjuhe diplomatike ,te plote ,te qarte dhe pa ofendime a mendjemadhesi.
    Edi Rama duhet te mesonte prej Kurtit elementet e para te diplomacise ,te pakten fjalorin pastaj idete si shprehen.

    Reply
  • fery says:
    November 23, 2024 at 2:49 pm

    Sapk.. Sali Berishen dhe Edi Ramen ti mund ti krahasish se gjene shume ngjajeshmeti anti kosove mes tyre por ne asnji menyre nuk eshte e drejte dhe nuk ze vend ta krahasosh Berishen me Kurtin. Dhe nqs vertet mendon keshtu ateher ti lidhje nuk paske per zhvillimet qe ndodhin rrethe teje ose ti qenke nji patonazhist i çorroditir i Rames qe paske ardhur ketu ne “dita” per te shpallur defitizem e genjeshtra..
    Berisha dhe Thaci poo.. ata dy kane ngjajshmeri sepse e perbashketa e dyve ishte me ja q.. nonen kosoves kah te munden e sa te munden, brenda e jashte sepse qe te dy sa e kishin pushtetin apslout u pa se jane proderb te perbetuar por, ti krahasosh Berishen me Kurtin ..pake me ngadale djaloo.. freno nii cik se nuk qenrdon..ti vete dele qesharak..!

    Reply
  • Erdogan says:
    November 23, 2024 at 2:55 pm

    “Bashkimi” i Kosovistanit me Arnautistanin?
    Do “zgjidhet shpejt” nga Evropa “E Krishtere”.
    Sa te mbaroj me Qipron e “pushtuar” nga Greket pastaj na vjen “Rradha” neve Pellazagareve te Deputetit Osmane dhe Governatorit te Libanit Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj.
    Ka Arradhe kjo pune.
    Evropianet “nuk i ze gjumi” pasi ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke ja bere “Pishmane”!

    Reply
  • Flamur Struga says:
    November 24, 2024 at 7:05 pm

    SPAK ,ti sherbehesh me dosjet e vucicit putinit kur ngaterron figurat e ndritura te Republikes se Kosoves.Nuk te kuptoj,perbuzjen qe ua ben vellezerve te tuj verior.Si e arsyeton kete urrejtje bullizem ndaj kombit tone?qe zogolli ka qen verior ,Dede Gjo Luli ,Isa Boletini …nuk kane patur asgje te perbashket me veglat qorre te cilet u kane sherbyer armiqeve tane shekullor.Mos tento te krijojsh nje ‘epersi’ ne baza rajonale.Kryeministri Albin Kurti,ka hyre ne histori,ai beri shume ( jo se nuk ka deshiruar per akoma me shume) prandaj SPAKU kjo fryme ,ideologji nuk vlen tek trimat e Republikes se Kosoves.Njerez si saliu rama apo si isa mustafa ,fatkeqesisht ka patur dhe do te kete ,por soji i ketyre nuk personifikon nje krahine,nje vilajet..Te jemi stabil kur shkruajm ,duhet te jemi me mendje te koncentruar,te mos humbim rkuilibrin e trurit dhe ti perziem me bllofet personale…Keshtu nuk ndihmohet interesi kombetar,keshtu ne dobesohemi qofte edhe sikur nje i vetem si puna tende spaku …..shpresoj se do reflektojsh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?