Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nuk ishte egjiptiane dhe as shumë e bukur, si dukej Kleopatra e vërtetë? Seriali i Netflix hap probleme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Nuk ishte egjiptiane dhe as shumë e bukur, si dukej Kleopatra e vërtetë? Seriali i Netflix hap probleme
KryesoreKulture

FOTO: Nuk ishte egjiptiane dhe as shumë e bukur, si dukej Kleopatra e vërtetë? Seriali i Netflix hap probleme

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Më shumë se 2 mijë vjet pas vdekjes së saj, gruaja që fundosi Romën po shkakton sërish një rrëmujë diplomatike.

Muajin e kaluar, Ministria egjiptiane e Antikiteteve nisi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Netflix mbi serialin e ri “Queen Cleopatra”. Sipas deklaratës së tyre, seriali në tërësi ishte një falsifikim i historisë egjiptiane.

Rolin e mbretëreshës famëkeqe e kanë luajtur disa aktore të njohura, si ylli britanik Adele James, aktorja izraelite Gal Gadot etj.

- Publicitet -

Diskutimi qëndron dhe tek pamja fizike e Kleopatrës. Si Netflix, ashtu dhe qeveria e Egjiptit nuk e di, gjithçka dimë vjen nga fantazia e shkrimtarëve si Plutarku, Shekspiri, George Bernard Shaw.

Profesori i Egjiptologjisë dhe Zëvendës Kancelari në Universitetin e Lincoln, Toby Wilkinson thotë: “Faktet aktuale që kemi për Kleopatrën, dëshmitë bashkëkohore, janë mjaft të rralla. Shumica e asaj që ne kemi janë pikëpamjet e njerëzve të tjerë për të”.

Sot thuajse të gjithë e kujtojnë si një mbretëreshë me bukuri mahnitëse, joshëse, e që vrau veten me një gjarpër. Por kjo sipas studiuesve ka gjasa të jetë më shumë trillim se sa fakte historike.

Veç kësaj, Ptolemenjtë, dinastia sunduese e së cilës ajo ishte anëtare, e vetëquajtur si egjiptiane në monumentet publike, në fakt ishin pushtues të huaj që ruanin rreptësisht integritetin etnik të linjës së tyre, deri te martesat e shpeshta me incest.

Elizabeth Taylor në rolin e saj si Kleopatra në vitin 1963, në filmin e Joseph L Mankiewicz

Sipas biografit Stacy Schiff, etnikisht pra, Kleopatra nuk ishte egjiptiane. Ptolemenjtë ishin në fakt nga Maqedonia e dikurshme, ish-shteti i fuqishëm në skajet e asaj që tani e quajmë Greqia e Lashtë. Aleksandri i Madh, i cili pushtoi Egjiptin në vitin 332 para Krishtit, lindi atje.

Në luftën për pushtet pas vdekjes së Aleksandrit, një nga gjeneralët e tij më të fuqishëm, Ptolemeu, pushtoi Aleksandrinë dhe e shpalli veten Faraon. Pasardhësit e tij sunduan atje për tre shekujt e ardhshëm dhe Kleopatra ishte e fundit e nga kjo dinasti.

Wilkinson thotë se duke u bazuar te pamja e maqedonasve në atë kohë, Kleopatra siç është paraqitur në kohët moderne nuk ka aspak lidhje me origjinalen. Hamendësohet se ajo ka qenë e bardhë.

Perceptimi se ajo ishte një grua jashtëzakonisht e bukur e ka zanafillën nga historiani romak Cassius Dio, i cili thuhet se është ndikuar politikisht për këtë përcaktim.

Kleopatra e çoi një dinasti drejt fatkeqësisë. Kur ajo mori fronin, në moshën 21-vjeçare nuk arriti të mbante siç duhet pozicionin e saj, thonë historianët. Lidhjet e saj të dashurisë gjithashtu janë shumë të diskutuara.

Ajo lindi fëmijë nga raportet me Jul Cezarin apo Mark Anthonyn. Ishte marrëdhënia e Kleopatrës me Mark Anthony që i bëri rrëfimet e hershme historike të jetës së saj kaq të ndikuara nga politika.

Kleopatra mbajti anën e Antonit në luftën civile midis tre Triumvirëve që sunduan perandorinë pas Cezarit, e cila rezultoi në vdekjen e të dyve, humbjen e Egjiptit nga Roma dhe pranimin e Octavius Cezarit perandor në vitin 27 para Krishtit.

Gal Gadot në Wonder Woman: 1984

Historianët romakë që shkruan tregimet e para të Kleopatrës, po shkruanin nga “ana tjetër” e historisë.

Dhe sa më shumë diskutohen tezat e ndryshme të historianëve, aq më e zbehtë është ideja për bukurinë e saj të mahnitshme. Wilkinson thotë se duke parë statujat apo monedha shumë të vjetra që kanë portretin e saj, dallohet një hundë dhe mjekër e theksuar, tipare këto që nuk konsideroheshin të bukura në estetikën e shekullit të 21.

Fytyra e Kleopatrës në një monedhë

Rrëfimi më i afërt me shkrimin bashkëkohor për paraqitjen e Kleopatrës vjen nga historiani romak Plutarku, i cili thotë: “Bukuria e saj, nuk ishte në vetvete aspak e pakrahasueshme”.

“Ajo konsiderohej e fuqishme dhe sigurisht kjo e bënte tërheqëse”, thotë Wilkinson.

“Pse Jul Cezari lundroi në Nil me Kleopatrën? Jo domosdoshmërisht sepse ajo ishte e bukur në një kuptim konvencional, por sepse mbante çelësat e Egjiptit. Kjo ishte ajo që e bënte atë joshëse.”

Adele James në rolin e Kleopatrës në Netflix

Ai shton: “Ideja që mund të bësh një film të Kleopatrës që është disi ‘i saktë’… Dua të them, saktësia e kujt? Versionin e kujt për të vërtetën po ndiqni?” thotë Wilkinson.

Është një pyetje që si Netflix ashtu edhe qeveria egjiptiane do të bënin mirë ta mendonin. Për shekuj me radhë, Kleopatra është përplasur nga fuqitë konkurruese, imazhi i saj është formuar për t’iu përshtatur agjendave të kohës.

Në njëfarë mënyre, seriali i Netflix është vetëm i fundit në një varg të gjatë mitbërësish për të rindezur mitin e Kleopatrës – në kurriz të sundimtares së jetës reale.

o.j. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?