Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump
KronikeLajmi i fundit

“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Published: May 11, 2025
Shpërndaje
Mes përpjekjeve për të “shitur” para shqiptarëve marrëdhëniet me administratën Trump dhe pas kërkesave për të udhëtuar në SHBA, nga përtej oqeanit duket se Sali Berisha ka marrë një përgjigje, ndonëse të tërthortë.

Media amerikane Fox News, e afërt me Donald Trump, ka shkruar një artikull ku flet për zgjedhjet, ish-këshilltarin e Trump Chris LaCivita, ku mes të tjerash përmendet edhe non grata e kreut të PD.

Në artikull theksohet se si ish-këshilltarët e fushatës së Trump po punojnë me Berishën, duke shpresuar që të ndryshojnë realitetin për udhëheqësin e PD, i cili përballet me udhëheqësin shumë të favorizuar të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.

Media amerikane vë theksin te fakti se nuk ka asnjë lëvizje që mund të tregojë heqje të sanksioneve ndaj Berishës. Fox News i është drejtuar edhe me një kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit për non gratën, ku një zëdhënës është përgjigjur se nuk kanë asnjë për të raportuar lidhur me këtë përcaktim.

“Deri më sot, duket se nuk ka ndonjë lëvizje për sanksionet kundër Berishës.

Në prill, Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të Fox News Digital nëse do të merrte në konsideratë heqjen e sanksioneve kundër Berishës dhe nëse sanksionet në fuqi penguan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Një zëdhënës i tha Fox News Digital të enjten se “Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar mbi këtë përcaktim në këtë kohë”, thuhet në artikullin e Fox News.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Vigjilenca says:
    May 11, 2025 at 12:21 pm

    U kujtuat herët për të kthyer përgjigje, tani nuk vlen, Tramp luan me shumë porta, bën politikë në interes të vendit të tij.

    Reply
  • Emigrant says:
    May 11, 2025 at 1:54 pm

    Saliut nuk ja heqin,por ja lene edhe Lirise.Nuk ja heqin as Argites..Nuk ja heqin edhe Xenit…Jo vetem qe nuk ua heqin,por po ja u…..

    Reply
  • intelektuali says:
    May 11, 2025 at 2:36 pm

    Gazeta DITA:

    “Non Grata” eshte ligj i vjeter dipllomatik nderkombetar qe debon dhe perfshin dipllomatet e huaj te cillet kryejne shkelje ligjore ose krim ne nje shtet ku punojne, kryesisht per spiunazh per llogari te nje shteti tjeter, Sali Berisha nuk ka qene as dipllomat ne SHBA dhe nuk ka kryer spiunazh per llogari te nje shteti tjeter, termi “ Non Grata” qe perdor media kombetare dhe analistet shqyptare dru me pre nuk vlen per Saliun dhe per familjaret e tij sepse ndalimi i tyre per hyrjen ne SHBA vjen nga sanksionimi ne baze te Ligjit “MAGNITSKY ACT” qe eshte nje histori tjeter shume me vone ne mardheniet nderkombetare te SHBA me shtetet mafioze diktatoriale, ja cfare shkruan interneti: “ The Global Magnitsky Act of 2016 within the NDAA 2017 authorizes the U.S. government to sanction those foreign government officials worldwide that are human rights offenders, freeze their assets, and ban them from entering the U.S.”

    SALI BERISHA NUK E MERITON HEQJEN NGA LISTA “MAGNITSKY” SEPSE AKOMA NUK TREGON KU KA GROPOSUR REMZI HOXHEN DHE KU KA FSHEHUR KILLERIN ILIR KUMBARO SIGURIMS I ENVERIT, SI EDHE PER LIKUIDIMIN MAFIOZ TE KOSTA TREBICKES DESHMITARI I VETEM I GERDECIT.

    por:

    Nga ana tjeter DASH e ka treguar me fakte te pamohueshme qe ka perdorur “MAGNITSKY ACT” si nje vegel e pamoralshme ne duart e ambasadoreve amerikane te pandershem per te mbuluar punet e tyre te pista qe nuk kane qene ne dobi te SHBA, por qe favorizonin kompanite private ne vendet perkatese, shembulli me i qarte per Shqypnine e vogel eshte sanksionimi i Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe familjareve te tij nga ligji “MAGNITSKY ACT” vetem sepse e tregoi me gisht ambasadorin Donald Lu si sekser i kompanise Bankers Petroleum qe grabiste naften shqyptare pa paguar kurgje ne shtet dhe qe ja kishte nxirre jeten katunareve te Fierit dhe ketu nje rol te poshter totalish imoral luajti sekretari i shtetit te Trump, ne mandatin e pare, ky ishte mafiozi pro sovjetik, Rex Tillerson qe urdheroi direkt Edi Ramen ta raste ne burg Adriatik Llallen me fjalet: “Kush eshte ky mi Ballkani qe te akuzoje ambasadorin tone?” dhe drejtesia e shitur shqyptare vrapoi ta akuzonte pas pilafit Adriatik Llallen per nje ullishte te perroi i thate 100 m2 qe nuk e kishte deklaruar ne formularin e pasurise dhe Gjykata kurve shqyptare e gjeti fajtor dhe dha denimin me burg per nje Kryeprokuror qe nuk ka ndodhur ne asnje vend te Botes aq me shume me Kryeprokuroret ne SHBA, mire qe u gjend nje vend si Italia qe i dha azil politi Kryeprokurorit Llalla qe i tregoi gishtin e mesit felliqesires pro sovjetike Rex Tillerson dhe i la te masturbojne prokuroret dhe gjykatesit shqyptare me vendimet e tyre antishqyptare dhe putiniste alla Adriatik Llalla, Fredi Beleri, Ervin Salianji Dritan Zagani, lista eshte e gjate nuk eshte koha dhe as vendi per t’i shkruar te gjithe, por nuk duhet te harrojme se Trump e zboi me dajak sekretarin e Shtetit Rex Tillerson sepse kjo felliqesire punonte per Putinin dhe interesat e Rusise dhe kerkonte asgjesimin e Ukraines si shtet, njashtu si Stalini per Shqypnine kur i tha bedelit te Titos, Milovan Djilasit: “T’i gelltisni shqyptaret me nje fryme se jane druvare dhe ujembledhes te pabese”

    prandaj:

    Jo cdo gje qe fluturon nga SHBA mund te haet thone vete amerikanet, ligji “MAGNITSKY ACT” ka prekur shume vete ne Ballkan qe s’jane politikane, por qe kane kundershtuar ambasadoret e pandershem ne keto vende pershembell ne Rumani, Hungari dhe se fundmi ne Bullgari jane sanksionuar drejtore centralesh atomike sepse kane kundershtuar ndertimin e kapaciteteve shtese nga SHBA pa tender dhe me cime me te larta se konkurentet, ose kane sanksionuar gjenerale ushtrie se nuk kane dhene pelqimin per blerjen e aeropllaneve F-16 kur Suedia ka ofruar aeropllane shume me te lure me te dhena teknike luftarake te njejta me F-16.

    KETO KANE HEDHUR SHUME DYSHIME PER LIGJIN “MAGNISTKY ACT” DHE SHQYPTARET DUHET TA KENE PARASYSH, SEPSE SANKSIONIMI I KRYEPROKURORIT, ADRIATIK LLALLA ESHTE NJE TURP DHE REZIL PER DREJTESINE AMERIKANE NJASHTU SI BUMJA VRASTARE E GERDECIT QE PENTAGONI I BUSH JUNJORIT E FINANCOI ME $ 300 MELEONE DOLLARE DHE KUR NDODHI TRAGJEDIA DERGOI NE TERRIN E NATES NE TIRANE SERETAREN AMORALE CONDOLEZZA RICE PER TE PERGENJESHTRUAR IMPLIKIMIN NE KETE AFERE VRASTARE TE PENTAGONIT DHE AMBASADORIN E PANERUM WITHERS.

    prandaj:

    Mengadale o gazeta DITA kur citoni vetem FOX NEWS.

    Reply
  • Trapajani says:
    May 12, 2025 at 12:29 am

    Intelektual,,,prandaj te bejme thirrje gjithmone qe ti pish ilacet,,,duket sikur po’ te bejn efekt,,,se kur nuk i pije,,ja fusje si kau peles komenteve,,,, hahahaha

    Reply
  • chp says:
    May 12, 2025 at 1:50 am

    Mos arrestimi i Berishes per super krimet e tij disa vjecare patjeter qe eshte dhe nje rol paresor negativ i administratave Tramp-Biden…
    E kam denoncuar si radioloje ( me sakte dirty job) te atyre qe sajuan Non Graten per Berishin qe ne vend ta demtonte ate karaduz sherbeu si Viagra per te..
    Pra ku e gjeti fuqine Usaliu Marikes qe e ktheu Spakun ( qe menaxhohet nga USA-BE) nga shpate e Rames & Kimes Bidenit ne nje Gestapo te sektit te Vorio Epirit QE MASAKROI VELINE qe krimet e Salise jane nje miljon here me te medha..Per sa kam lexuar deri tani ne keto minuta te votimeve Ndyresia e tij Qelibashi ( kunati Fatmir Mediut i LaQivites) po vepron si Dumani i Spakut qe zbythet para USALIUT MARIKES TE LAQIVITASE..qe po perserisin votimet e 8 majit 2011 ku mengeperveshuri Arviziu i Zi shpalli vitues humbesin Lul Bashberisha..Ka ardhur koha qe Amerika te kerkoi te falur per Usaliun e saj por dhe ti heqe graden si Marshall i rrezimit komunizmit vdekur ne kohen e Bushatlliut Teksasit,Rajersonoviqit dhe Serbiberit…1992-2025 do jete periudha per te shkruar librin “REZILI ANGLO-AMERIKAN PER SHQIPERINE ME USALIUN E TYRE”…..refuzoj te jem kavie eksperimentale !!

    Reply
  • Mirësia says:
    May 12, 2025 at 3:15 am

    Kur njeriu ndjen se është në anën e drejtë, ai fiton një besim të palëkundur. Ai nuk ka më frikë, sepse ndjen brenda vetes një mbështetje të padukshme – si një dorë hyjnore që i udhëheq hapat, që i jep forcë në lodhje dhe shpresë në errësirë. Kjo është ajo fuqi që i bën njerëzit të ngrihen kundër padrejtësisë, të flasin kur të tjerët heshtin, të veprojnë kur të tjerët ndalen.
    Sot është dita të festojmë çjerrjen e maskës së ligësisë.
    Së shpejti Shqipëria do të shpëtojë nga mortaja 34vjeçar që e drobiti trupin e saj të brishtë.
    Lavdi njërëzve të paepur qëndrestarë!

    Reply
  • Mentori says:
    May 12, 2025 at 4:58 am

    Shpeshherë, rrëzimi i një tirani përjetohet si një çlirim, si një çast triumfi moral dhe historik. Por historia na mëson se rënia e një sundimi të egër nuk është gjithmonë hyrje në liri — ndonjëherë është hyrje në kaos. Shoqëria që ka jetuar nën frikë, heshtje dhe nënshtrim për një kohë të gjatë, nuk ka patur kohë të mësojë lirinë, as ta përfytyrojë, as ta ndërtojë.

    Liria kërkon përgatitje, ndërtim të vetëdijes qytetare, institucione të forta, dhe mbi të gjitha, durim. Por befasia, si thikë në errësirë, nuk e pyet as kohën, as njerëzit. Ajo prish, rrëzon, shpesh pa ndërtuar. E në atë boshllëk që lë pas tirania, nëse nuk hyjnë mençuria dhe maturia, hyjnë urrejtja, hakmarrja, ose një tirani e re — ndoshta më e hollë, por më e pabesë.Këtë gjë ne, Shqipëtarët, e mësuam pas rënies së sistemit, prandaj edhe e pësuam. Pësimi i tjetrit duhet të bëhet mësim, po pësimi i vetes?

    Ndaj, më shumë se fitorja mbi tiraninë, thelbësore është ajo, që vjen pas: ringritja e njeriut të lirë. Sepse historia nuk e fal befasinë e papërgatitur. Ajo e kthen në tragjedi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?