Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk ka takim pa sanksione!”, Vuçiç pas deklaratës së Osmanit: Kemi larguar ushtarët nga kufiri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Nuk ka takim pa sanksione!”, Vuçiç pas deklaratës së Osmanit: Kemi larguar ushtarët nga kufiri
KosovëKryesore

“Nuk ka takim pa sanksione!”, Vuçiç pas deklaratës së Osmanit: Kemi larguar ushtarët nga kufiri

Published: October 5, 2023
Shpërndaje

Pasi Presidentja e Kosovës deklaroi se nuk ka takim me homologun serb pa u ‘ndëshkuar’ Serbia për sulmin e 24 Shtatorit, ka reaguar dhe Alesandër Vuçiç.

Në një deklaratë për gazetarët në Granada të Spanjës, raporton Blic.rs, ai shprehet se Serbia e ka ulur prezencën e saj ushtarake pranë kufirit në 4,4 mijë ushtarë. Sipas Vuçiç, është Serbia ajo që duhet të vërë sanksione dhe nuk po e bën këtë gjë.

“Është çështje e standardeve të dyfishta ndaj Serbisë. Neve na takon të flasim, nuk duam sanksione ndaj askujt”, tha ai.

- Publicitet -

“Ne duam që serbët në Kosovë të kenë një jetë normale, për zhvillim, për më shumë investime. Ndërsa për disa të tjerë, jeta dhe politika bazohet në ato gjëra që mund të bëjnë kundër Serbisë. Sanksione?! Po pastaj? E kemi ulur numrin e pranisë tonë ushtarake afër linjës administrative me Prishtinën nga 8.5 mijë ushtarë në 4.4 mijë nëse nuk gaboj. Sot njerëzit tanë bashkë me përfaqësuesit amerikanë dhe europianë kanë shkuar për ta parë këtë, për ta konfirmuar. Ne jemi për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” , deklaroi Vuçiç pak para nisjes së takimit të Komunitetit Politik Evropian.

Kreu i shtetit serb ka theksuar po ashtu se do japë më shumë konkluzione me përfundimin e takimit me presidentin francez Macron dhe disa liderë të tjerë evropianë, përfshirë Mitsotakis dhe Borrel.

“Unë nuk kam biseduar me Prishtinën, as ata nuk duan të flasin, s’ka progres”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se sonte pas orës 23:00 do të thotë diçka më shumë për seancën e nesërme të Këshillit Evropian, ku si pikë e veçantë është përfshirë edhe situata në Kosovë dhe Metohi.

Ndërkohë më herët, Osmani u shpreh: Nuk ka arsye për tu takuar para se të vendosen sanksione kundër Vuçiç-it, sanksionet fillimisht e më pas mund të diskutojmë për të tjerat.

“Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e partnerëve dhe miqve evropian për ta sanksionuar Serbinë në mënyrë që ajo të mos nxitet për të kryer akte të tilla agresioni kundër Kosovës dhe vendeve të tjera fqinje sërish”, shtoi Osmani.

Kujtojmë se ishte sulmi i 24 Shtatorit ai i cili tensionoi akoma më shumë raportet Kosovë-Serbi, kjo pasi një polic i Kosovës Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga anëtarët e bandës terroriste në Banjskë. Ndërkohë, sot krerët e shteteve të mbledhur në Spanjë do të diskutojnë për Ukrainën, situatën në rajonin e Nagorno-Karabakhut dhe tensionet Kosovë – Serbi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?