Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk kemi para, as kohë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Nuk kemi para, as kohë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit nëse…
Bote

“Nuk kemi para, as kohë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit nëse…

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një paralajmërim të hënën se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe që presidenti rus, Vladimir Putin mund ta fitojë luftën, nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja.

Shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë, në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka kërkuar Kongresit në tetor që të miratojë një pako ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe Izraelin, mirëpo kongresistët janë të ndarë.

- Publicitet -

“Nuk ekziston një shportë magjike me fonde në këtë moment. Ne nuk kemi para – dhe gati as kohë”, ka shkruar Young.

“Mosdërgimi i armëve amerikane dhe pajisjeve tjera, do ta gjunjëzojë Ukrainën në fushëbetejë, duke vënë në rrezik jo vetëm avancimet ukrainase, por duke e rritur mundësinë për fitore ushtarake ruse”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka shkuar përtej, duke sugjeruar që vota kundër ofrimit të ndihmës për Ukrainën, është në fakt votë për t’ia lehtësuar fitoren Rusisë.

“Kongresi duhet të vendosë nëse do të vazhdojë lufta për lirinë e Ukrainës… ose nëse Kongresi do t’i injorojë mësimet nga historia dhe ta lejojmë fitoren e Putinit”, ka thënë Sullivan në Shtëpinë e Bardhë.

“Është aq e thjeshtë”.

Kongresi amerikan është bllokuar në këtë pikë kryesisht prej ligjvënëse të së djathtës ekstreme, të cilët refuzojnë të miratojnë ndihmë shtesë për luftën në Ukrainë, e cila po hyn në vitin e tretë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?