Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk largohem nga vendi”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk largohem nga vendi”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu
KronikeLajmi i fundit

“Nuk largohem nga vendi”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për të dalë nga burgu. Beqaj me anë të avokatit të tij argumentonte se nuk është marrë si i pandehur nga SPAK dhe nuk paraqet rrezik për tu larguar nga vendi, duke qenë se është treguar bashkëpunues gjatë procesit.

Vendimi i GJKKO vjen vetëm dy ditë pasi edhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e ngritur nga Beqaj mbi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

- Publicitet -

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik 2024 u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij.

Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Djali i mesueve says:
    January 17, 2025 at 10:20 am

    A i vjen turp ketij faqeziuqe ja nxiu emrin e babushit vet.:”Si vodhet te djahtit,po vjedhim ne te majtit!?”Sukese ne jete ju qe nuk vidhni si ne rilindasit!?”

    Reply
  • mali says:
    January 17, 2025 at 2:11 pm

    Pas 11 majit, shohim e bejme.Tani bej si te besh rri rehat ku je.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. realisti on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  2. Emigranti on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  3. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  4. url my on Prokurorja që goditi ‘perandorinë’ Berisha
  5. !!? on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?