Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk më zuri gjumi”, Brnabiç e mërzitur që në faqen zyrtare të qeverisë serbe u shkrua “Republika e Kosovës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Nuk më zuri gjumi”, Brnabiç e mërzitur që në faqen zyrtare të qeverisë serbe u shkrua “Republika e Kosovës”
AktualitetBoteKosovë

“Nuk më zuri gjumi”, Brnabiç e mërzitur që në faqen zyrtare të qeverisë serbe u shkrua “Republika e Kosovës”

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç u ka kërkuar falje serbëve për siç tha ajo “gabimin e rëndë” kur në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë në një postim për planin rreth dialogut u shkrua “Republika e Kosovës”.

“Ishte një gabim i rëndë, i pafalshëm i përkthyesit”, tha Brnabiç, pasi “gabimi” gjendej vetëm në versionin anglisht të njoftimit.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë qytetarëve tanë që një gabim kaq i rëndë është shfaqur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Menjëherë e hoqëm atë faqe. Përgjegjësia është e ekipit të internetit të qeverisë dhe shërbimit të shtypit. Ne kontrolluam se për çfarë bëhej fjalë, ishte një gabim i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyeses”, tha Brnabiç.

- Publicitet -

Aq rëndë tha që e përjetoi situatën saqë “nuk munda të flija mbrëmë”, deklaroi ajo.

“Nuk e di çfarë të bëj, nuk mund të vras ​​veten për këtë”, shtoi, kur u pyet për akuzat që opozita po ia bën qeverisë për këtë “lëshim”.

“Por më vjen keq që po përdoret nga opozita për të fituar disa pikë politike”, shtoi.

Personi që e ka shkruar, siç u tregoi gazetarëve, “është mjeshtër i gjuhës angleze dhe punon në Qeverinë e Serbisë që nga viti 2001”.

Çfarë ndodhi?

Serbia zyrtarisht nuk e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe akoma i referohet me termin “Kosova dhe Metohia”, si një qëndrim zyrtar i tyre se Kosova vazhdon të mos jetë shtet në vete, por pjesë integrale e shtetit serb.

Përkundër se në vitin 2010 edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka zyrtarizuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës duke vlerësuar se akti nuk përbën kurrfarë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe se paraqet vullnetin e popullit të Kosovës, Serbia vazhdon ta refuzojë këtë verdikt.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë në versionin anglisht në pjesën kur flitet për Kosovën shkruhet “Republika e Serbisë”.

Me ta vërejtur partitë opozitare në Serbi e kanë shpërndarë në publik duke aluduar se tashmë qeveria e ka njohur Kosovën shtet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro
  • Do ulet çmimi i karburanteve? Qeveria parashikon të heqë taksën e qarkullimit
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri për protestat: Qytetarëve duhet t’u dëgjohet zëri
  • Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier pas postimit për Vuçiçin që u konsiderua thumbues për Ramën
  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?