Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: REZULTATET: Numërohen 88% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > REZULTATET: Numërohen 88% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje
KosovëLajmi i fundit

REZULTATET: Numërohen 88% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Published: February 10, 2025
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës  me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.

- Publicitet -

Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë për shkak të problemeve teknike që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Këtë e ka mohuar një zëdhënëse e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku bëri me dije se as Prokurori i Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka urdhëruar nisje hetimesh ndaj KQZ.

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë shkurtimisht Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas nisjes së numërimit të votave, ra nga sistemi duke shfaqur probleme teknike. Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit. KQZ ka bërë të ditur se është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Sipas KQZ-së për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu njohur me platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • KOSOVA DHE PARTITË E PISTA says:
    February 10, 2025 at 8:35 am

    Të gjitha partitë politike të Kosovës janë të pista ato i sjellin prgramet vetëm reth hajdutërisë dhe raportet ndaj serbëve Kosovës i duhet një forcë politike që merrë në mburojtje hapsirën teritoriale dhe urbanistike tokat e bukës dhe malet janë në shkatërrim dhe masakrrim të pa parë as nga qeverisja e Sllobodan Millosheviqit duhet kujtu një çiftë zvicerian që kishin ardhë në ngritjen e bujqësisë në Kosovë ku deklaronin.se nëse vazhon ky trend shkatërrimi i tokës bujqësore Kosova pas 20 vite mbetet pa tokë bujqësore dhe këtu kanë pri dhe prijnë komunat dhe bashkitë të cilat që nga çlirimi dhe deri më sot qeverisen nga partia kriminale e quajtur LDK këto janë Prishtina Fushkosova Podujeva Lipjani Peja dhe Gilani

    Reply
  • Toni says:
    February 10, 2025 at 9:05 am

    Urime Albin! Urrejtja e antishqiptareve, eshte vleresim per ty. Gazetat e paguara nga Sorros, ketej dhe andej kufirit fallc, u cane duke te share, por ti prape triumfove, sepse populli i Kosoves, larg parashikimeve te mia, eshte me i zgjuar se ai i shitur per para i atdheut meme, qe pranon te qeveriset prej dhjetera vitesh nga tradhetare te kombit, qe pasi e shkaterruan Shqiperine komplet, pasi debuan me shume se gjysmen e popullsise vitale, perdorin voten e pleqve te mbetur dhe te punesuarve ne shtet, per ta shitur cope cope atdheun meme, ku tek Greqia, tek Italia, tek grupe mafioze dhe fetare, tek Iranianet ne Manze, tek Afganet ne Shengjin, se shpejti tek Arabet e rripit te Gazes kudo, tek pseudo investore te ashtuquajtur startegjike. Prandaj vazhdoni rrugen tuaj Albin, se mesa duket, Kosova do te na behet ne te ardhmen strehe, kur ne memedheun tone te fliten gjithe gjuhet e botes, por shume pak shqipja. Rrofte Kosova heroike, shqiptare te Shqiperise mesoni prej tyre, se atdheu nuk shitet, as per gjithe florinjte e botes!

    Reply
  • Arben says:
    February 10, 2025 at 10:07 am

    Jo thjesht kryeson.

    Albini do çoj në burg edhe Edvin drogën, shokët e ditës

    Reply
  • Mollosi says:
    February 10, 2025 at 10:15 am

    Per Kosoven po vijnë ditë shume te veshtira!

    Reply
  • Humoristi says:
    February 10, 2025 at 10:20 am

    Kosovaret e ndeshkuan me voten e lire corap kuqin pordhac!

    Reply
  • Gezimi says:
    February 10, 2025 at 10:34 am

    Qente e sallahanes ne Beograd e konet e tyre ne Tirane le te lehin sa te plasin, Vetvendosja e Kurtit shkon perpara!

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2025 at 11:21 am

    Lum si Ne qe kemi nje Rini si Ti Toni!
    Edi Rama u formua tek Ura Lanes.Futbollistat,Basketbollistat,Volejbollistat,qe BENIN RRUGE,me canta sportive me atlete kineze,pershendeteshin te Ura Lanes: Cuna sa shkoi dollari?
    Me kufje te veshet,me TAKEME,snobe,pordhe,fryheshin guf si gjel detiSE BENIN RRUGE.Jo per rezultatet sportive,se hashin dajak si gomari n`duhant ne cdo lloj sporti,por se BOJSHIN RRUGE. ISHIN CUNA DOLLARI.
    Ky Edi Rama ka qene nje Trung poshte tabele,qe une nuk mbaj mend te kete depertuar nje here ne zone me trehapsh ky.Keti ti rronin daja Spiro me Kristaqin
    U grumbullua Kopbetarja per nje turne njejavor ne Gjermani,ne vend te Papavangjelit,moren kete QYLIN e ngathet qe mezi kercente nje filxhan nga toka.U rrafen u zhdapen Atje se shtatlertesine e Rames e kishin Dy Petrovicet e Zagrebit qe ishin organizatore shpuze,Ata haheshin pike per pike me NBA,jo cunat e dollarit,qe i linin pa pike fare.Qendrat i kishin nga 2 e 17 ishte Zhizhic .Ku kapte top Rama ne tabele??????????
    Ky Trungu prezantohet ne Spanje-Ish Basketbollist Profesionist!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Mortjaaaa!!!!!!!!!!Shqiperia ne ate kohe nuk ka pasur Sport Profesionist,Ne te gjitha Disiplinat-Kane qene Amatore.
    Ishte koha kur Rinia Kosoves sakrifikohej per Kosoven Republike,.per Flamur.Keta cunat e Dollarit thoshin:-Cfare mutin kerkojne Kosovaret,Le te ma japin Kerrin,se ja jap une flamurin! Kjo eshte Edukata Edi Rames. I gjithe takemi dollarit tek Ura Lanes.
    Lexoni deshmite e Rojeve te Mehmet Shehut per Marjeten,Marjeta Shehu,nusja Bashkimit. Edi Rama ka psykologjine e Marjetes.Ate formim ka.Shqiperine e drejton Marjeta Shehu.

    Reply
  • Dashi says:
    February 10, 2025 at 11:55 am

    E eee si s’të ha morti o demo sikur të ka shkër..yer mbarë e prapë Edi Rama . Po ç’lidhje ka Rama me votimen në Kosovë o plak i rrjedhur ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?