Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuredin Dumani zbërthehet në gjyq: Ja kur vendosa të vras Talo Çelën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nuredin Dumani zbërthehet në gjyq: Ja kur vendosa të vras Talo Çelën
KronikeLajmi i fundit

Nuredin Dumani zbërthehet në gjyq: Ja kur vendosa të vras Talo Çelën

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, vijoi në seancën e së martës t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve në proces. DITA ka zbardhur bisedën mes avokatit dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ka rrëfyer për vrasjet, krimet dhe deri konfliktet me Talo Çelën.

Gjatë seancës në GJKKO ai tregoi edhe momentin se kur vendosi të hakmerrej ndaj Talo Çelës. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në verën e vitit 2020 kishin një listë me shumë emra për t’u vrarë në Elbasan.

“Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do të eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari”, tha ai.

- Publicitet -

Pjesa nga seanca e pyetje-përgjigjeve në GJKKO

Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?

I penduari Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.

I penduari Dumani: Po, i kam qënë, por edhe ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.

Avokati Hasa: A kishte vëllezër?

I penduari Dumani: Po kishte dy.

Avokati Hasa: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?

I penduari Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamufloheshin si taksixhi.

Avokati Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?

I penduari Dumani: Janar shkurt 2020.

Avokati Hasa: Ç’ marrëdhënie krijuat?

I penduari Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.

Avokati Hasa: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do të hakmerreshit?

I penduari Dumani: Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn.

Avokati Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?

I penduari Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Alrin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo t’i vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.

Avokati Hasa: Kur u bë kjo bisedë?

I penduari Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.

Avokati Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?

I penduari Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Çelën dhe pata një bisedë me Fatmit Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme. Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.

Avokati Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emikiano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

I penduari Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do të eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibeajt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • LEON says:
    February 25, 2025 at 11:06 am

    PSE AKOMA NUK ESHTE ZBERTHYER?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?