Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA nuk heq dorë: Do bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave serbe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > SHBA nuk heq dorë: Do bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave serbe
KosovëLajmi i fundit

SHBA nuk heq dorë: Do bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave serbe

Published: April 20, 2024
Shpërndaje

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të shtunën se Kosova është zotuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të përmbushet, ndërsa theksoi se duhet përballje me të vërtetën rreth asaj çfarë ka ndodhur në Srebrenicë në vitin 1995.

Ai i bëri këto komente në Beograd pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se përgjatë diskutimeve të sotme qëndrimet ishin tërësisht të ndryshme rreth Kosovës dhe debateve që po zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë.

Zoti O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar përmbushjen e zotimit të Kosovës për themelimin e Asociacioni.

- Publicitet -

“Nëse ka shqetësim se komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush detyrimin për të ndihmuar në këtë çështje, unë shpresoj që ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të ndihmuar në përmbushjen e zotimit”, tha ai, sipas një përkthimi të zyrës së presidentit serb.

Palët në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Nuk pati ndonjë reagim të qeverisë së Kosovës rreth komenteve të zotit O’Brien, por kryeministri Albin Kurti, tha një ditë më parë se “nuk mund të flitet e diskutohet vetëm për ‘Asociacionin’: pa u pranuar dhe respektuar Marrëveshja bazike me udhërrëfyesin e zbatimit të saj.

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Diplomatët presin që autoritetet në Prishtinë ta dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë këtë ai duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Presidenti serb tha sot se “po na gënjejnë të gjithë, edhe Prishtina edhe Bashkimi Evropian” rreth asociacionit, ndërsa akuzoi Prishtinën për krijimin e problemeve të reja siç është çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë t’i kundërvihet procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse në marrëveshjen e vitit të kaluar palët janë pajtuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave muajin e ardhshëm.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • mali says:
    April 20, 2024 at 9:01 pm

    Zj.dita! Ne sherbim te kujt jeni ?tek serbi apo te kosoves?
    Serbit I vjen pas oreksit nje Bosnje-Hercegovine te re qe te formoje “serpska republika”.
    Ndajeni mendjen.

    Reply
  • mali says:
    April 20, 2024 at 9:46 pm

    Nuk eshte Washington qe pret ,por eshte Serbia qe po ben c’mos te gllaberoje sa me shpejt veriun e Kosoves.
    Kosova eshte ne rrezik konkret.
    Ka tradhetare ne amerike qe duan te shesin veriun e Kosoves tek serbi.
    Atje ka miniera qe vlejne miliarda dollare.
    Ka tradhetare ne shqiperi qe per 120 milion euro te shesin Kosoven dhe te bleje rrangulla te Ukraines per te prodhuar municione leshi.

    Reply
  • demo says:
    April 20, 2024 at 10:37 pm

    armatosu Kosove,Armatosu Kosoveee! Zajednica nuk ka. Republika Serbcka ne Kosove nuk ka.
    Associacionin e Komunave serbe nuk e lejon Kushtetuta Kosoves.
    Ndihma Amerikes eshte Armatimi i rende i Kosoves,Trajnimi i Ushtrise kosovare,te perballoje Agresionin Serb.Kjo eshte Ndihma Amerikes.

    Reply
  • cp says:
    April 21, 2024 at 12:52 am

    O demooo !
    Te kam thene dje qe ose je budalla ose je njeri i lig….Ky O’Briani eshte zyrtar i larte amerikan dhe po zotohet ” t’ja shterngoje hallatet Albinit & Kosoves ” per associimin e komunave serbe dhe ti kerkon armatim nga Amerika…Kot nuk eshte kupola UCK ne burg ne kundershtim me cdo rregull te drejtesise nderkombetare dhe prokurori ishte amerikan… Kosova eshte jetime se jo vetem Ramuti eshte dordolec i disa sekteve te dyshimta perendimore por dhe Sali Meta beri koalicjon me terroristin Beleri…Ruaj Himaren zoti Demo se pas 3-4 vitesh e ke Zajednicen e radhes dhe ta shohesh kryqytetin e Epirit..dhe kjo vjen se ju akoma kosumoni kockat e Enverit se jeni te pshurrur nga Sali Beleri…e meritoni !

    Reply
  • intelektuali says:
    April 21, 2024 at 6:02 am

    GENOCIDI QE KA NDODHUR NE SREBRENICE NE VITIN 1995 U BE I MUNDUR NGA ASOCIACIONET SERBE NE BOSNJE O NDIHMES SEKRETARI I SHTETIT I SEKRETARIT “PUSHT” TE SHTETIT BLINKEN, QE E BERI GANGSTERIN EDI RAMA “BURRE SHTETIT”

    prandaj:

    Llogjet me asociacionet serbe ne Kosove shko tregoja budallit Biden per te imituar aktivitet dhe mbur e levdo nga ana tjeter gangsterin Edi Rama qe donte ta ndante Kosoven si “Byreku ne tepsi” me Hashim Thacin e Hages ti o irlandezi O’Brien gansterin shqyptar Edi Rama me banden e tij te kokaines ne Xibrake dhe me SPAK bedel te tij lavederoje sa te duash se ju ka qitur bythen enveriste dhe po ju shet cdo pellembe toke dhe pasuri kombetare hienave tuaja lakmitare, lavderojeni sa te duash kete monster hajdute imorale bashke me shefin tend, Blinkenin e pacipe qe nuk ka asnje arritje ne arenen nderkombetare, por njesoj si diteziu Obama i hedh kudo qe shkon benzine zjarrit ne Bote per te hapur vatra zjarri te reja ne favor te mafies sorosiane,

    por:

    Mos guxo t’i deklarosh keto llogje mashtrimi ketu ne SHBA se ne, shqyptaret e SHBA do te godashim me veze dhe domate te prishura njashtu sic ja bojatisem Blinkenit mashtrues vilen me boje te kuqe, sepse o irlandezi bedelo-servil, O’Brien:

    EDI RAMA KORRUPTOI FBI E SHBA DUKE PAGUAR NJE SPIUNE TE SIGURIMIT TE ENVERIT QE JA NXIU FAQEN EDHE SHQYPNISE EDHE SHBA NE SYTE E BOTES DHE SPAK BEDEL I TIJ NE TIRANE NUK BEN ASGJE PER TE HETUAR KETE KRIM MADHOR NDERKOMBETAR

    Si t’ju besojne ju kosovaret e Albin Kurtit kur Blinkeni e shpalli “burre shteti” gangsterin Edi Rama qe po asgjeson Shqypnine? Pse kujtohesh ti o dordoleci bedel i Vucicit te serbise per Srebrenicen e Bosnjes dhe nuk thua asnje fjale per Tivarin e LANC krimimal jugosllav te Enverit kur kasapi i Titos, Aleksander Rankoviq masakroi dhe vrau me pabesi te papare mbi 4 mije djem kosovare nebashkepunim me xhelatet e Enverit dhe qe Edi Rama keta zhelate dhe pinjollet e tyre i ka hypur ne majat me te larta te shtetit shqyptar sic eshte djali i kriminelit Maliq Sadushi qe mburret dhe gajaset me krimet ndaj kosovare te babait te tij ne Tivar me shallin e kuq sovjetik ne qafe?

    Si t’ju besoje ju Bota Demokratike o dallkauku irlandezi O’Brien kur e keni transformuar Drejtesine amerikane si nje pacavure bordellosh me procesin kunder Donald Trump?

    Reply
  • Fjale me vend says:
    April 21, 2024 at 6:20 am

    E me te lumte o Intelektuali, keshtu thuhen gjerat, ja… !!!

    Reply
  • Mollosi says:
    April 21, 2024 at 7:08 am

    Amerikanet duhet degjuar, Kosova duhet bere asociacionin. Eshte nje e keqe e domosdoshme.

    Reply
  • Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:
    April 21, 2024 at 7:20 am

    Serbia aktualisht eshte me fat (te pakten deri ne zgjedhjet ne Amerike ne Nentor)
    Sepse ka ne Uashington Administraten me pro-SERBE te gjithe historise dhe plus
    – ka ne Tirane kryeministrin me te mire qe ka patur qe nga koha Pashiqit (e thene kjo dhe nga gazeta gjermane)

    Reply
  • mali says:
    April 21, 2024 at 11:36 am

    Kurti deri tani tregon klasi ne politike.
    Ai nuk eshte kunder association por I kerkon USA dhe UE garanci me shkrim ,gje qe keta nuk ua mban bytha ta bejne.
    Fjalet I merr era ,e shkruara mbetet.

    Reply
  • Nik says:
    April 21, 2024 at 2:18 pm

    Shume e peshtire t’i perulesh nje ish ministri te propagandes se Milosheviçit, aleati i ngushte i Putinit, qe tall menderen me keta duke luftuar me gjithe shtetin e tij kunder shtetit te Kosoves, duke thyer ne menyre flagarante dhe ate gjoja “Mareveshjen e Ohrit”. Keta rrine si pula para Milosheviçit te diteve te sotme, i hakerrehen vetem Kosoves!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 21, 2024 at 3:09 pm

    Të bëjë asocacionin seria në preshevë bujanovc e medvegjë, edhe kurti të shkarkojë serbet e kosovës për flamurin serb në mitrovicën veriore.

    Reply
  • God bless America says:
    April 21, 2024 at 3:20 pm

    Edhe pse ne Amerike eshte pranuar tashme se ka deshtuar plani per afrimin e Serbise duke i dhene koncesione ne Kosove, prap se prap administrata Biden-Blinken vazhdon me avazin Sorosian se Vucic duhet perkedhelur ndonese rri tek prehri i Putinit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?