Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën
BoteKosovë

O’Brien: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien thotë se pret që qeveria e re e Serbisë të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën në të kaluarën. Zoti O’Brien thotë se e ardhmja e rajonit është futja e dy vendeve në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi në BE.

Normalizmi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e deklaratës së djeshme të takimit të lartë të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Serbisë i ka dërguar një letër BE-së, ku shprehet se deklarata është politike dhe jo e detyrueshme, duke këmbëngulur në qëndrimin e saj kundër çdo lloj njohje të Kosovës, “de fakto, apo de-jure”.

Zoti O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara do të përcjellin me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe shprehu besimin se ato do të jenë të lira dhe të drejta.

- Publicitet -

“Populli serb mund mund të votojë për kë të dojë. Ajo që ne presim nga qeveria është që t’u përmbahet marrëveshjeve që ka arritur sa i përket Kosovës”, tha zoti O’Brien për Zërin e Amerikës. Zyrtari i lartë amerikan shtoi se gjatë muajve të fundit është vërejtur përparim në disa nga çështjet më të diskutueshme midis dy vendeve.

“Disa nga mosmarrëveshjet kyçe kanë nisur të trajtohen si targat, doganat, formularët, e të tjerë. Kemi nevojë që kjo të vazhdojë me ardhjen e një qeverie të re. Duket të shohim përparim në të ardhmen”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet e ngushta me tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, një proces që siç tha ai mund të kërkojë disa vite.

“Në mënyrë që të bëhen pjesë e tregut të përbashkët evropian, palët duhet të trajtojnë dallimet dhe të pranojnë kufijtë e tyre, pastaj të pajtohen, të punojnë së bashku si pjesë e kësaj ndërmarrjeje më të gjerë”, tha zoti O’Brien. Ai tha se kjo është mënyra se si BE-ja ka funksionuar që nga fillimet e saj dhe se kjo metodë ka dhënë rezultate për shumë vende fqinje që kanë pasur marrëdhënie të tensionuara ndër vite.

Ulja e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe është një nga hapat e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve thotë zoti O’Brien.

“Asnjëra palë nuk ka arsye për të nxitur tensione atje. Ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë. Qytetarët serbë që jetojnë në atë rajon duhen mirëpritur në institucionet publike. Kjo mendoj unë, do t’i mbajë tensionet ulur”, tha ai. Tensionet Kosovë-Serbi shënuan pikën më të lartë në fund të shtatorit, pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie dhe tre prej autorëve të sulmit.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë tha se palët i pret shumë punë për të ecur përpara drejt normalizimit në rrugën që janë pajtuar marsin e kalur në Ohër.

Të mërkurën, pas takimit të nivelit të lartë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në deklaratën përfundimtare kërkohet normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëshjes së Ohrit, e cila kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës.

Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Qeveria e Serbisë, në një letër dërguar Zyrës Diplomatike të Bashkimit Evropian, të cilën e ka siguruar Zëri i Amerikës, e quajti deklaratën dokument politik, që nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Në letër Beogradi këmbëngul kundër çdo njohje, de fakto apo de jure të Kosovës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?