Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
KosovëLajmi i fundit

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

Published: 21 Maj, 2025
Shpërndaje

Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër.

Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit.

Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën.

- Publicitet -

“Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Pagat e ofruara, sipas saj, janë shumë më të larta sesa paga maksimale prej rreth 840 eurosh bruto që një infermiere mund ta marrë në Kosovë.

“Kryesisht janë nga 3.600 deri në 3.800 euro [bruto] për një person. Nga ato zbriten taksat që ndal shteti, dhe mbeten diku rreth 2.600 deri në 2.700 euro [neto]”, thekson Shpresa.

Por, nuk është vetëm paga ajo që e motivon të shpërngulet jashtë Kosovës.

Ajo nuk dëshiron të përballet me përvojat e këqija, nëpër të cilat, sipas saj, kanë kaluar kolegët gjatë konkurseve për punë.

“Fatkeqësisht, gjërat në Kosovë shkojnë me të njohur [nepotizëm]. Nuk e kam askënd të njohur. Kështu që, për mua, më primare është të shkoj në vende të huaja, sesa të rri në Kosovë. Atje, diploma e kolegjit të njihet, të mirëpresin tamam si infermiere, dhe atje nuk ke nevojë të shikosh se kë ke nënë, babë, apo kë ke të njohur”, u shpreh Shpresa.

Ajo nuk është e vetmja që po synon vendet e Bashkimit Evropian.

Trendi i largimit të personelit shëndetësor nga Kosova drejt vendeve perëndimore, i cili është shënuar tash e disa vite, po vazhdon edhe më tej, thonë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës.

Në rast se ky trend nuk frenohet, sipas kryetares së kësaj federate, Tevide Imeri, vendi rrezikon të mbetet pa mjekë dhe pa infermierë të profileve të ndryshme.

“E çuditshme dhe absurde është që Kosova po prodhon punëtorë shëndetësorë, sikur ata të jenë ‘ushqim’ për ta eksportuar. Institucionet [arsimore] private dhe ato publike janë duke prodhuar kuadro për t’i shitur”, thekson Imeri.

Sipas të dhënave të Federatës, por edhe të Odës së Mjekëve të Kosovës, nga viti 2018 e deri më tash, nga vendi janë larguar rreth 850 mjekë, shumica prej të cilëve kanë ikur drejt vendeve perëndimore për arsye punësimi.

Për të njëjtat arsye, sipas tyre, nga Kosova largohen brenda vitit mbi 300 infermierë, për të punuar kryesisht në Gjermani, por edhe në vende të tjera evropiane.

Një hulumtim i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, në Prishtinë, i publikuar në tetor të vitit të kaluar, i cili bën krahasimin e punësimit në Gjermani dhe Kosovë, si dhe sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse, tregon se gjatë viteve 2019 deri më 2023, në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë punësuar gjithsej 9.416 qytetarë të Kosovës.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë, i njëjti sektor në Kosovë ka pasur të punësuar 14.786 persona.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës së viteve 2018-2022, certifikatën e pastërtisë profesionale nga Oda e kanë marrë rreth 700 mjekë.

Kjo certifikatë, sipas tij, është e domosdoshme për punësim, sidomos në Gjermani. Trendi i largimit të mjekëve nga Kosova, thotë ai, ka vijuar edhe në vitet që pasuan e deri më sot.

“Në vitin aktual janë 31 [mjekë të larguar], deri më tani. Llogaritet që rreth 90 për qind të atyre që kanë marrë certifikata, kanë shkuar. Ne kemi rreth 850 mjekë që janë larguar nga Kosova. Në përgjithësi, nëse kalkulojmë me ata që përfundojnë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë, ne kemi afërsisht gjashtë gjenerata të humbura”, thotë Sejdiu.

Sistemi shëndetësor publik në Kosovë kryesisht furnizohet me kuadro mjekësh që dalin nga tri universitete: ai i Prishtinës, i Tiranës dhe i Tetovës.

Ata duhet të jenë kuadro që ripërtërijnë kampusin e mjekëve të sistemit shëndetësor publik të Kosovës.

Të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas Sejdiut, tregojnë se vitin e kaluar nga këto tri universitete, në tregun e punës në Kosovë kanë hyrë rreth 180 mjekë.

Po ashtu, më 2024, nga sektori publik shëndetësor janë larguar rreth 220 mjekë, prej të cilëve 111 kanë ikur jashtë vendit, 92 janë pensionuar, ndërkaq 15 mjekë të moshës aktive kanë vdekur.

“Do të thotë, ne jemi në minus çdo vit”, shprehet Sejdiu.

Megjithatë, ai shton se, mesatarisht, gjatë një viti në Kosovë qëndrojnë të papunësuar rreth 500 mjekë.

Papunësia, sipas tij, është arsyeja e parë pse mjekët ikin për punësim jashtë vendit.

Gjeneratat e reja të mjekëve, siç thotë ai, “janë më ambicioze rreth nxënies së dijes”, dhe nuk janë të kënaqura me cilësinë e specializimeve që ofrohen në Kosovë.

Në fazën e specializimit, paga e mjekëve të rinj sillet rreth 700 euro bruto, thotë Sejdiu, duke shtuar se kjo është dekurajuese për ta.

“Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e perspektivës për ta në sistemin shëndetësor në Kosovë”, thekson Sejdiu./REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  2. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  3. Adnan Resuli në Kandidatja e Lapajt dorëhiqet nga dorëheqja: U konsultova me familjen dhe partinë
  4. TRENI në “Telefonon Ramën dhe… Kjo sot e derdhi gotën!” Botuesi i njohur akuzon ministrin Manja për linçim të Veliajt në burg
  5. TRENI në FOTO: “Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës ndodhet në Shqipëri”, arkeologët po gjejnë prova se…
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?