Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OJQ AKTIV: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > OJQ AKTIV: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit
Kosovë

OJQ AKTIV: Komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në vitet e fundit

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Organizata joqeveritare AKTIV, me seli në veri të Mitrovicës, publikoi të mërkurën një raport sipas të cilit komuniteti serb në Kosovë po përballet me një nga krizat më të mëdha të sigurisë në dhjetë vitet e fundit. Raporti thekson se dorëheqja e punonjësve serbë nga institucionet në fund të vitit 2022 dhe rritja pranisë së njësive të posaçme të policisë së Kosovës në veri, kanë cënuar ndjenjën personale të sigurisë së pjesëtarëve të komunitetit serb.

“77 për qind e pjesëtarëve të komunitetit serb ndjejnë trysni dhe frikë nga pjesëtarët e njësisë së posaçme të policisë. Pra vijmë te treguesi kryesor që tregon se serbët në përgjithësi nuk kanë besim te agjensitë e zbatimit të ligjit dhe sidomos në dritën e vendosjes së njësive të posaçme policore në veri të Kosovës, që nuk u shoqërua me komunikim të qartë apo ndonjë masë tjetër në drejtim të vendosjes së dialogut dhe kontaktit me popullatën lokale”, tha Miodrag Miliçeviç nga organizata joqeveritare AKTIV.

Sipas organizatës, në tre vitet e fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve të kërcënimit për sigurinë personale dhe pronësore në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Incidentet më të shpeshta sipas raportit janë vjedhjet apo grabitjet, sulmet fizike dhe shkaktimi i dëmeve materiale.

- Publicitet -

Në raport thuhet se në gjysmën e parë të vitit 2023 ka rënë numri i veprave penale të raportuara në stacionet policore në veri, duke e vlerësuar këtë si tregues të rënies së besimit të serbëve në policinë e Kosovës.

Lulzim Peci nga Instituti për Hartimin e Politikave KIPRED, tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë për ta ndërtuar besimin me komunitetet joshumicë. Megjithatë, theksoi ai, situata në veri të Kosovës kërkon zgjidhje politike.

“Sepse pa zgjidhje politike, vetëm me masa të sigurisë asgjë nuk mund të zgjidhet. Unë shpresoj që do të arrijmë te zgjidhja politike si për depërshkallëzim të situatës, mbajtjes së zgjedhjeve, gjithashtu edhe themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por edhe një gjë duhet ta kemi parasysh, unë mendoj që në situatën e sigurisë kur ushtria serbe vjen në kufi me Kosovën, normalisht që është e pritshme që edhe njësitë e posaçme të rrisin prezencën në atë pjesë të vendit”, tha zoti Peci.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për arritjen e një zgjidhjeje politike duke nxitur palët të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, të arritur më herët gjatë këtij viti. Raporti thekson se përkundër përpjekjeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare ende nuk është bërë ndonjë përparim domethënës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?