Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë
AktualitetBote

OKB detyrohet të ndalë dërgimin e ndihmave në Gazë

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Kombet e Bashkuara u detyruan të ndalonin dërgimin e ushqimeve dhe artikujve të tjerë të nevojshëm në Gazë të premten dhe paralajmëruan për rrezikun e përhapjes së urisë, ndërkohë që shërbimet e internetit dhe ato telefonike janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë.

Ndërprerja prej dy ditësh e komunikimit, i izolon 2.3 milionë banorët e Gazës nga njëri-tjetri dhe nga bota e jashtme dhe paralizon koordinimin e ndihmave, që edhe para kësaj ndërprerjeje ishte tepër e vështirë për shkak të mungesës së karburantit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, nuk arriti të fuste në territor autokolonën e saj të ndihmave, tha zëdhënësja Juliette Touma. Është e paqartë se sa gjatë do të vazhdojë kjo gjendje, duke pasur parasysh se nuk ka gjasa që Izraeli të lejojë së shpejti hyrjen e sasive të tjera të karburantit.

“Një ndërprerje e zgjatur do të thotë një pezullim i zgjatur i operacioneve tona humanitare në Rripin e Gazës”, tha zonja Touma për Agjencinë Associated Press. Ndërkohë, forcat izraelite kanë sinjalizuar se mund të zgjerojnë ofensivën e tyre drejt jugut të Gazës, ndërsa vazhdojnë operacionet në veri.

Trupat kanë bërë kontrolle në spitalin më të madh Al-Shifa për gjurmë të një qendre komande të Hamasit që ushtria izraelite thotë se ndodhej nën kompleks. Ata kanë shfaqur pamje të asaj që thonë se është hyrja e një tuneli dhe armësh të gjetura brenda kompleksit, por akoma nuk kanë paraqitur prova për praninë e një qendre komande, e cila Hamasi dhe presoneli i spitalit thonë se nuk ekziston.

Të premten, ushtria izarelite tha se gjeti trupin pa jetë të një ushtareje që ishte marrë peng në një ndërtesë ngjitur me spitalin Al-Shifa duke e identifikuar atë si Noa Marciano. Në të njëjtin vend ishte gjetur edhe trupi i një pengu tjetër, Yehudit Weiss.

Lufta që ka hyrë në javën e gjashtë, filloi kur Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një organizatë terroriste, ndërmori një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit më 7 tetor, ku humbën jetën mbi 1200 vetë, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 240 burra, gra dhe fëmijë.

Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë javore ajrore dhe ndërhyrje tokësore në Gazën veriore, me synimin për të rrëzuar Hamasin nga pushteti dhe për të shtypur aftësitë e tij ushtarake. Më shumë se 11,400 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy të tretat gra dhe të mitur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nën varësinë e Hamasit.

2700 të tjerë njoftohet se rezultojnë të zhdukur, shumica prej të cilëve besohet të kenë mbetur nën rrënoja. Këto shifra nuk bëjnë dallim mes vdekjeve të civilëve dhe militantëve dhe Izraeli thotë se ka vrarë mijëra militantë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana
  • Foto nga arrestimi në Nju-Jork, Maduro thyen heshtjen nga SHBA: Venezuela do të rilindë
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?