Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB jep alarmin, 2.4 miliardë njerëz mund të përballen me mungesën e ujit në 2050-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB jep alarmin, 2.4 miliardë njerëz mund të përballen me mungesën e ujit në 2050-n
AktualitetBote

OKB jep alarmin, 2.4 miliardë njerëz mund të përballen me mungesën e ujit në 2050-n

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Numri i njerëzve që nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt në qytetet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050.

Një raport i fundit i OKB-së ngre alarmin se një krizë për ujë është e afërt dhe nëse nuk merren masa mund të dalë jashtë kontrollit. Gati 1 miliard njerëz në qytetet në mbarë botën përballen sot me mungesën e ujit dhe numri ka të ngjarë të arrijë midis 1.7 miliardë dhe 2.4 miliardë brenda tre dekadave të ardhshme, sipas Raportit të OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit.

Kërkesa për ujë parashikohet të rritet me 80% deri në vitin 2050. Mungesa e ujit po bëhet gjithashtu një dukuri më e shpeshtë në zonat rurale, thuhet në raport. Audrey Azoulay, drejtore e përgjithshme e UNESCO-s shprehet se qeveritë duhet të bashkëpunojnë për ujin “nëse duam që mos të kemi probleme madhore”.

- Publicitet -

“Ekziston një nevojë urgjente për të krijuar mekanizma të fortë ndërkombëtarë për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të ujit. Uji është e ardhmja jonë e përbashkët dhe është thelbësore të veprojmë së bashku për ta ndarë atë në mënyrë të barabartë dhe për ta menaxhuar atë në mënyrë të qëndrueshme”, thotë ajo.

Përdorimi i ujit është rritur globalisht me rreth 1% në vit për 40 vitet e fundit dhe kjo do të vazhdojë, e nxitur nga rritja dhe zhvillimi i popullsisë. Rreth një e 10-ta e popullsisë globale jeton në vende ku mungesa e ujit është e madhe.

Ekspertët shprehen se kriza e ujit sapo ka nisur dhe se njerëzit po ndryshojnë të gjithë ciklin hidrologjik global përmes asaj që po i bëhet tokës dhe se kjo është një krizë e trefishtë.

Kjo do të kishte implikime të mëdha për ekonominë globale, për natyrën, për jetën urbane dhe për klimën, por pak qeveri po ndërmarrin veprime për të ruajtur furnizimin me ujë dhe për të ulur ndotjen, thuhet në raport.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?