Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB shtyn sërish votimin e Rezolutës për armëpushim humanitar në Gaza 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB shtyn sërish votimin e Rezolutës për armëpushim humanitar në Gaza 
AktualitetBote

OKB shtyn sërish votimin e Rezolutës për armëpushim humanitar në Gaza 

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu sërish votimin për një rezolutë të re që synon të mundësojë shtimin e dërgesave me ndihma për banorët në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri të qartë se ofensiva ushtarake do të vazhdojë deri në shkatërrimin e Hamasit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për operacionin e Izraelit.

Votimi për një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të ndihmonte në shtimin e dërgesave me ndihma në Rripin e Gazës, është shtyrë sërish.

- Publicitet -

“Besoj se palët që kanë dorë në këtë dokument po angazhohen në nivelet më të larta diplomatike në përpilimin e një rezolute që do të kishte ndikim në terren. Diplomacia merr kohë”, thotë Lana Nusseibeh, përfaqësuese e përhershme e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos ndaj dy rezolutave të mëparshme që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për shkak të shqetësimeve se kjo do të mundësonte riorganizimin e Hamasit.

Militanatët e këtij grupi kryen një sulm të befasishëm terrorist kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 240 shtetas izraelitë dhe të huaj.

“Po dëgjojmë shumë vende që po kërkojnë përfundimin e këtij konflikti, gjë që të gjithë do të donim ta shihnim. Por nuk po dëgjoj pothuajse askënd të kërkojë që Hamasi të mos fshihet pas civilëve, të dorëzojë armët, të dorëzohet. Kjo përfundon nesër nëse Hamasi e bën këtë”, thotë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Por, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se luftimet nuk do të ndalen deri në realizimin e objektivave ushtarake të vendit të tij.

“Shfarosja e Hamasit, lirimi i pengjeve tona dhe largimi i kërcinimit nga Gaza. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, janë njerëz të vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi, të dorëzohen, ose të vdesin”, tha ai.

Megjithatë, qeveria e zotit Netanyahu po përballet me trysni në rritje nga familjarët e 100 pengjeve, për arritjen e një marrëveshjeje të re me Hamasin dhe kthimin e tyre në shtëpi. Grupi militant ka vendosur kushte për lirimin e më shumë pengjeve, duke përfshirë fundin e menjëhershëm të luftës. Deri tani, arritja e një armëpushim përmes negociatave duket e vështirë.  \Voa\

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Niku on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Luan on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Po mor po on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Eno on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?