Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’
KronikeLajmi i fundit

SPAK thotë se nuk gjeti prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Published: January 10, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të premten më 10 janar, përfundimin e hetimeve lidhur me procedimin penal të regjistruar bazuar në informacionet e dërguara nga deputeti demokrat, Gazment Bardhi, i cili akuzoi Ols Ramën, vëllain e kyeministrit Edi Rama, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014.

SPAK sqaron se pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore, përfshi dhe bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës, nuk ka gjetur prova apo fakte që të lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës, për të cilën u dënuan të tjerë persona në kuadër të hetimeve të kryer për dosjen e quajtur “Xibraka”.

Po ashtu, SPAK njofton se nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë dhe dosja e pezulluar më parë dhe e rihapur pas informacioneve të dërguara nga Bardhi, pësoi të njëjtin fat duke iu rikthyer Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

- Publicitet -

Procedimi në fjalë u regjistrua fillimisht në vitin 2016 për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

Në fund të marsit të vitit të kaluar, Bardhi akuzoi Ramën për lidhje me organizatën e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, që kishte krijuar një laborator të përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit. Bardhi tha se i referohej dokumenteve të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Ols Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”.

Sipas Bardhit, prokuroria në atë kohë hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Ols Rama dhe trafikantët e drogës. Ai theksoi se Ols Rama ishte në atë kohë 45 vjeç duke sjellë në vëmendje se vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia.

Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel dhe disa prej tyre, dolën më herët nga burgu për sjellje të mirë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tarras Pupla says:
    January 11, 2025 at 12:45 pm

    Keni harru llampen ndezur!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 11, 2025 at 2:08 pm

    Shpifsi Nr.2 kampion PLANETAR G.Bardhi duhet ndëshkuar PËR SHPIFJEN E RADHËS NDAJ OLSI RAMËS,Por & për VRASJEN NË ELBASAN 21 PRILL 2021 Kur nga furgoni Tij nxori TROPOJANIN PAPLEKA për të VRAR DR.E PS XHUVANI..kur gjoja për të MBROJTUR VOTAT(Shtet brënda Shtetit) krijoi BANDËN E ARMATOSUR TË PD me urdhër të HAJDUTIT TË VOTAVE( & pronave të Shqipëtarve) QË NË 1996 e në vazhdim.
    – SPAK+GJKKO BOLLË MË ME FALJEN E BANDËS SË PD & KRYEBANDITIT TË SAJ Sb.
    ● Nëse nuk hetoni E DËNONI Sb,Lb,Fm,Zenin,etj për 21 JANARIN,GËRDECIN,KL.PARTIZANI ÇEZ-DIA,etj.DUHET TË JEPNI DORHEQJEN.
    -FLM DITA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas
  • Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro
  • Foto-lajm: Droga brenda burgut 313 u fsheh te makaronat e gatuara
  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  • Tjetër tragjedi brenda familjes në Greqi, çifti me origjinë nga Gramshi

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri milioner, u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?