Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: One Business Academy, një dekadë investim në talent dhe ekspertizë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > One Business Academy, një dekadë investim në talent dhe ekspertizë
Teknologji

One Business Academy, një dekadë investim në talent dhe ekspertizë

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Mes duartrokitjeve, kapeleve që fluturojnë dhe emocioneve të një dite diplomimi, One Business Academy mbylli edicionin e saj të dhjetë. Programi i One Albania i kushtohet zhvillimit profesional të punonjësve. Për disa muaj, Akademia u bë pikëtakimi i këndvështrime të ndryshme, punës në grup dhe shkëmbimit të përvojave. Punonjës nga departamente dhe profile të ndryshme u bashkuan në një program që ndërthur njohuritë mbi biznesin, financën, marketingun, menaxhimin dhe lidershipin me punën praktike në grup. Këtë vit, programi përfshiu edhe një komponent të dedikuar lidershipi, zhvilluar online në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit.

“Misioni i One Albania është jo vetëm të punësojë talentet më të mira në vend, por edhe t’i mbështesë në zhvillimin e tyre përgjatë karrierës. Prej dhjetë vitesh, kemi krijuar përmes One Business Academy një hapësirë ku punonjësit tanë mund të shkojnë përtej rolit të tyre të përditshëm, të kuptojnë më gjerë biznesin dhe të sjellin ide të reja në kompani. Ky program është një investim i vazhdueshëm në ekspertizën që ndërtojmë brenda One Albania. Pikërisht kjo ekspertizë na ndihmon të jemi më të përgatitur për mënyrën si ndryshon tregu dhe nevojat e klientëve”, u shpreh Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në One Albania, Irida Bonati.

- Publicitet -

Pjesëmarrësit e këtij viti, të ndarë në pesë ekipe, sollën propozime në fusha që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e kompanisë, nga teknologjia dhe shërbimet digjitale, te kujdesi ndaj klientit dhe zgjidhjet për biznesin. Çmimi për Best Group këtë vit shkoi për ekipin që zhvilloi projektin E-Kiosk, një ide e ndërtuar hap pas hapi gjatë Akademisë, që synon ta bëjë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikase eksperiencën e klientit.

Edicioni i këtij viti shënoi edhe një moment të rëndësishëm për One Business Academy. Në një dekadë, më shumë se 350 punonjës të One Albania janë diplomuar nga programi, duke krijuar tashmë një traditë të konsoliduar të zhvillimit profesional brenda kompanisë. Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë Akademisë gjejnë më pas zbatim në projekte dhe iniciativa të ndryshme të One Albania. Në këtë mënyrë, investimi te njerëzit përkthehet edhe në më shumë ekspertizë brenda kompanisë dhe në një avantazh të rëndësishëm në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?