Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur, bllokon ligjet në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur, bllokon ligjet në Kuvend
BoteKryesore

Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur, bllokon ligjet në Kuvend

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Opozita maqedonase ka bllokuar miratimin e disa ligjeve në Kuvend që kanë të bëjnë me nismën Ballkani i Hapur.

Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, si dhe për ndërlidhje dhe identifikim elektronik, janë bllokuar në komisionet e Kuvendit maqedonas që drejtohen nga partia opozitare, VMRO DPMNE.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se propozim-ligjet nuk do të kalojnë për miratim në seancë plenare derisa Qeveria nuk e informon opozitën se për çfarë nisme bëhet fjalë dhe cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur.

- Publicitet -

Ai tha se pret nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, që ta ftojë në takim dhe t’i sqaroj se çfarë kërkon Maqedonia [e Veriut] në një grupi rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë.

“Kur të marrim të dhëna se cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo për vendin tonë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mos mbështetje”.

“Kam dëgjuar në një sqarim se nisma se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizohn dy nga këto tre vende që janë në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Mickoski, duke aluduar në Shqipërinë dhe Serbinë të cilat nuk kufizohen me njëra tjetrën.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate, e cila drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kërkoi të mërkurën nga VMRO DPMNE-ja që t’ua mundësojë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilave qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Këto marrëveshje do të ofrojnë vende të reja pune, duke plotësuar mungesën e personelit në sektorin privat në secilin prej tre vendeve”, ka deklaruar Mile Taleski, deputet i LSDM-së.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • intelektuali says:
    September 28, 2022 at 6:03 pm

    Ne Ballkanin e Hapur sorosian nuk bejne pjese vende kryesore ballkanike si Greqia e Rumania, Bullgaria permes ketij vendi qe ne kaluaren kishte pushtuar gjithe Ballkanin me dalje ne tre dete dhe permes te cilit kalon aktualish vargmali Ballkan,

    PERSE KETO VENDE KRYESORE NUK BEJNE PJESE NE BALLKANIN E HAPUR SOROSIAN?

    Pergjigja eshte fare e thjeshte: Te tre keto vende jane ne NATO dhe BE prandaj nuk i duhen llogje propagande bolshevike per tra la la levizje e lire e mallrave dhe fuqise puntore dhe sepse ne keto vende George Sorosi nuk ka bedel te sigurt si zonjen Fico ne Maqedonine e Veriut dhe Linda Ramen ne Shqypni, te dy gra bashkeshorte te Edi Rames dhe refuzimi i opozites maqedone ne Parlament ka gjasa se VMRO me siguri i ka hyre xhelozia si parti patriotike qe eshte.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 28, 2022 at 6:19 pm

    Si ka mundesi te veprojne kunder interesave te popullates?

    Mundet që, “dikush e kontrrollon” opoziten ne “M.V.”

    Reply
  • demo says:
    September 28, 2022 at 6:20 pm

    U dhi nusja n`kalt. Opozitare Maqedonas!Mos ja beni kete edvin rames! Me hike dhe Ju prej Ballkanit serb,,edvini do i beje ndonje gje te keqe vetes vet.

    Reply
  • Hosteni says:
    September 28, 2022 at 8:37 pm

    Nuk bejne pjese sepse keto vende jane anetare te EU-dhe dhe zones Shengen.

    Reply
  • Sos says:
    September 28, 2022 at 10:13 pm

    BALLKANI I HAPUR
    CARK PER TE KAPUR
    SI MINJTE SHQIPETARET
    NGA SLLAVE ZAGARET

    Reply
  • intelektuali says:
    September 29, 2022 at 6:17 am

    Hosteni i nderuar:

    A e di historine e Hostenit te Enverit qe Nako Spiru e huazoi nga revista bolshevike Krokodil – i e Stalinit pasi Bosi komunist kritikoi median shqyptare se nuk kishte asnje publikim kritik ndaj Partise se Punes qe ne 1945 ishte afruar shume me Jugosllavine Komuniste dhe po bente mareveshje ne terrin e nates me Partine Komuniste te Bullgarise per themelimin e Federates Ballkanike qe eshte djepi i Ballkanit te Hapur te Edi Rames, por qe sot Josif Stalini eshte nderruar me George Sorosin i cili po keshtu ka bere miliardat e tij te para pikerisht ne Rusine Bolshevike

    DHE QE TE DALIM NE TEME:

    Ashtu si Josip Tito me Federaten Ballkanike qe donte te kontrollonte detin Adriatik dhe Jon me Federaten e tij, sot me Ballkanin e Hapur Aleksander Vucici i Serbise po kerkon dalje ne det si cifuti ne shkretetire, por ndryshimi sot eshte se kete strategji afategjate e ka me urdher nga Moska dhe Putinini, Rumania dhe Bullgaria nuk jane ne mareveshjen Shengen, prandaj do te kishin shume interes nga Ballkani i Hapur sorosian i Edi Rames sepse do te shisnin mallrat e tyre ne Kosove dhe Shqypni pa taksa, dogane dhe tatime, produkte bujqesore, karburante te lira, pse jo dhe energji elektrike e gaz qe i kane me shumice, po pse nuk e bejne kete? Sepse djalli gjithnje fshihet pas detajeve te llafollogjise se bukur komuniste per levizje te lire te mallrave dhe fuqise puntore si nje mashtrim te tipit

    CALL CENTER

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?