Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Orban: Hungaria nuk do të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Orban: Hungaria nuk do të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës
BoteLajmi i fundit

Orban: Hungaria nuk do të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës

Published: May 25, 2024
Shpërndaje

Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë të mbështesin Ukrainën, tha të premten kryeministri Viktor Orban, duke sugjeruar se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po shkojnë drejt një konflikti më të drejtpërdrejtë me Rusinë. Orban i tha radios shtetërore se Hungaria është kundër një plani që po shqyrtohet nga NATO për t’i ofruar mbështetje më të qëndrueshme ushtarake Ukrainës në vitet në vazhdim, për t’iu kundërvënë sulmit frontal nga Moska, ndërsa forcat më të mirëpajisura ruse po përpiqen të dominojnë në fushëbetejë.

“Nuk e miratojmë këtë dhe as nuk duam të jemi pjesë e mbështetjes financiare apo me armatime (për Ukrainën), qoftë edhe në kuadrin e NATO-s”,tha Orban, duke shtuar se Hungaria është pozicionuar si “jopjesëmarrëse” në operacionet e ardhshme të NATO-s për të ndihmuar Kievin.

“Duhet të ripërkufizojmë pozicionin tonë brenda aleancës dhe juristët dhe oficerët tanë po punojnë për këtë… se si Hungaria mund të ekzistojë si anëtare e NATO-s, por duke mos marrë pjesë në veprimtarinë e NATO-s jashtë territorit të saj”, tha ai.

- Publicitet -

Kryeministri Orban, i konsideruar partneri më i afërt në BE i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi rolin e NATO-s si një organizatë mbrojtëse dhe tha se nuk ndan të njëjtat shqetësime si ato të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore se ushtria ruse nuk do ta ndalte agresionin e saj edhe nëse do ta fitonte luftën në Ukrainë.

“Fuqia e NATO-s nuk mund të krahasohet me atë të Ukrainës”, tha ai. “Nuk e konsideroj propozim logjik që Rusia, e cila mezi po merret me Ukrainën, do të vijë krejt papritur dhe do të gllabërojë të gjithë botën perëndimore”.

Hungaria ka refuzuar ta ndihmojë Ukrainën me ndihma ushtarake në dallim nga shumica e vendeve të tjera të BE-së dhe zoti Orban ka kundërshtuar me forcë sanksionet e unionit ndaj Moskës, megjithëse në përfundim ka votuar gjithnjë pro miratimit të tyre. Udhëheqësi nacionalist po përgatitet për zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen në 6-9 qershor dhe e paraqet partinë e tij si garantuese të paqes në rajon. Ai i ka karakterizuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së që kërkojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën si vende “pro luftës” që po përgatisin një konflikt global.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Filoeuropiani says:
    May 25, 2024 at 11:17 am

    Po kur tu futen me tanke ne Budapest me 1956 ia kishte qejfi per pak ndihme nga Perendimi?!
    Si duket ne Hungari ka pushtetin nje klase politike qe ia ka pa hajrin pas 1956.

    Reply
  • Luzati says:
    May 25, 2024 at 12:34 pm

    A SHTU ESHTE NE 1956 KANE QENE PRINDERIT E MI DESHUMTARE TE MASAKRES QE KANE BERE TANKET RUSE NE HUNGARI -BUDAPEST DUKE SHTYPUR NJEREZ ME TANKE ,KY BASTARD I BLERE NGA RUSET HARON GJAKUN E PARAARDHESVE TE TIJ….TURP PER ATE POPULL HEROIK

    Reply
  • demo says:
    May 25, 2024 at 3:04 pm

    Ja,si nje njeri i vetem mund te ndryshoje nje popull,nje komb,nje shtet,,si per mire,SI PER KEQ!
    Populli Hungarez antikomunist,Antirus,Antisllav,,shembulli i gjithe kryengritesce antikomuniste te Botes,,u kthye ne paterice te Rusise shoviniste,,pushtuese,sllaviste,burg popujsh..
    Fale ketij psikopati Autokrat.

    Reply
  • Kokdru says:
    May 25, 2024 at 5:06 pm

    Ky është tamam kokëdru. Shef ëndrra me sy hapur dhe i duket sikur bota rrotullohet rreth “boshtit të padukshëm” hungarez. Që të vihet në qendër të vemendjes shpik lloj-lloj teorish e improvizon lloj- lloj skenarësh. Ky është kundër askujt dhe pro askujt. Kjo nuk nënkupton automatikisht të qënit “neutral”. Përserisa Hungaria është vend anëtar i dy aleancave nga më të fuqishmet ekonomike e ushtarake, ajo ka jo vetëm kërkesa ndaj tyre (për milionat bën rolin e lypsarit), por dhe detyrime (që ja thartojnë gjuhën). Ky nuk është se aktualisht ndodhet mes dy frontesh dhe po i kërkohet nga të dyja që të pozicionohet në krahun e duhur. Se i akordon apo jo ndihmë modeste Ukrainës, kjo nuk luan kushedi se çfarë roli në rjedhën e ngjarjeve. Loja e dyfishtë që luan me NATO-n dhe BE-në nga njëra anë dhe me Rusinë nga ana tjetër është lojë besëprerësh e mund të ketë pasoja. Për këtë vetë ndoshta jo, se në rast se e rrëzojnë nga kali dhe e sheh veten në rrezik shkon dhe e fsheh kokën ke brekët e putinës), por për popullin.

    Reply
  • demo says:
    May 25, 2024 at 6:25 pm

    Derisa populli hungarez nuk po ndihet,duket se i ka lezetu politika proruse,proserbe e Orbanit.
    Tentoi edhe sllavorusi sllobak te behet si ky,,por shkrimtari ja cpoi thesin me plumba,.Se gangsterrat o vrasin viktima te pafajshme,o vrasin njeri tjetrin. Hajdutet e politikes u mbeti detyre shkrimtareve ti spastrojne.

    Reply
  • Myslymi says:
    May 25, 2024 at 7:39 pm

    Eshte si Myslym Murrizi nga Lushnja.I duket sikur vetem ai ka te drejte.

    Reply
  • demo says:
    May 26, 2024 at 1:36 am

    O Edi Rama!
    Vidh sa te duuush,.Shit cfare te duush,,Kete ciflig ne Ankand nxirre,se nuk te gjen gje.
    Mos e rruj fare nga martinaj,nga shullazi,nga burim dani,bga sali maloku,nga i biri malokut,nga dhendri malokut,,Edhe Ilir cepanaku te ha mutin.
    Vetem ruhu nga shkrimtaret.
    Ay Fatos Lubonja eshte i rrezikshem,Ay te fut plumbin.
    Mos e nenvletso Flutra Acken,,
    Kujdes Andi Bushatin!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    May 26, 2024 at 4:01 am

    Demo Kokalla

    Po çfarë I duhen Edi Rames të vjedhe o lloqe e thatë ?! Vidh sa të dush – thote demo.
    Po Ay eshte 60 vjec orë ca I duhen të vjedhi sa të dush

    Reply
  • !!? says:
    May 26, 2024 at 6:17 am

    Mendoj që me zullumet e Edi Ramës, me konsumimin e krimit më të rënd të kodit penal, atë të spastrimit etnik dhe me deklaratën që kutërbon qelbur era tradhëti që “pushtimi i Shqipëris nga Italia qe një bashkim i Shqipëris si pjesë e natyrshme e perandoris ” fashiste të fashistes Meloni, Edi Rama të ruhet mirë, të mbaj veshur një jelek antiplumb dhe të mbaj në kokë një helmetë dhe Spiropali, Mamica e Skënderbeut bastard të sotëm që e mbron me përkushtim të veçantë nga çdo sulm, ta mbroj me trupin e saj Skënderbeun kur i qëndron pran në Kuvënd se

    do të ndoth hataja, kush do të ripopulloj Shqipërin e zbrazur me filipinas nga 40 000 në çdo vit deri në 2030, do të bëhen 2 400 000 filipinas “jo tashethemexhinjë, jo dembela, profesionistë,të vërtetë, që nuk kërkojnë rroga të larta” dhe për më tepër “nuk flasin shqip”, populli ideal që kërkon kusari kombçfarosës Edi Rama dhe kusarët biznesmenëqë për këto cilësi që u mungonin shqipëtarëve i përzun në bashkpunim, horri Edi Rama dhe horrat biznesmenë duke zbrazur Shqipërin aq

    sa ……….për turp për një shtet, vënd dhe popull …..që mender kryeministri të deklaroj që nuk ka as edhe kamerjerë, as guzhinjer, as pastrues …. more as punonjse seksi …..për të përballuar 20 miljonë turistë që do të vërsulen në Shqipëri këtë vit.

    Ju të gardës kujdes ma rruani Edi Ramën me syçeltësi, një nga dronët turq të qëndroj mbi kokë kudo që vete, kujdes ruajtjen e afërt dhe të largët, kujdes Mamica xhan, ma mbro me trupin tënd Skënderbeun, se

    ça do të bëjmë po të ndoth hataja, kush do ta çoj deri në fund turizmin strategjik me të mrekullueshmit filipinas , popull që qënka piketuar nga Edi Rama për të zëvëndësuar shqipëtarët noksanë e harramsa, jo zhelamanë me thonjë pa prerë plot pisllëk të zi që flen posht urave e shesin ikona të vjedhura e që bredhin bythëjashtë plazheve, por “zotër shtëpie madje ……hëëëëëëë…..kujdes Micotaqis….edhe agresivë” në Greqi, Itali, Gjermani……. të cilët u marçin të keqen popullit filipinas të Edi Ramës dhe biznesmenëve të tij të turizmit strategjik.

    Reply
  • demo says:
    May 26, 2024 at 6:27 am

    Ne Stilistike,quhet Paradox. Ti lexo Agron malok GjekeMarkun, me shall me pardesy,se ai eshte kallamoq per katundare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?