Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re
BoteTeknologji

Organizata Evropiane për Studime Bërthamore hap një qendër të re

Published: October 22, 2023
Shpërndaje

Laboratori i Qendrës Evropiane të Studimit Bërthamor në Gjenevë, një nga qendrat më të mëdha të copëtimit të atomeve në botë, i njohur si CERN, ka hapur një qendër të re studimi. Qendra e re, e quajtur “Porta e Shkencës”, shpreson t’i bëjë konceptet e ndërlikuara shkencore të kuptueshme dhe frymëzuese për të gjithë të njerëzit e moshës 5 vjeç e lart. Për të pritur më mirë dhjetëra mijëra turistë në vit, drejtuesit e Organizatës Evropiane për Studime Bërthamore thonë se përmirësimi i infrastrukturës dhe hapja e një qendre të re në laboratorin, që ndodhet pranë kufrit franko-zviceran, ishin të nevojshme.

“Me qendrën “Porta e Shkencës”, ne duam të zgjerojmë mundësitë për arsimin shkencor, që i ofrojmë publikut”, shpjegon drejtorja Fabiola Gianotti, e cila për ndërtimin e qendrës së re angazhoi arkitektin italian Renzo Piano. Hyrja në qendrën e re do të jetë falas dhe një nga qëllimet kryesore të saj është “frymëzimi i të rinve që të ndjekin një karrierë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, thotë zonja Gianotti. Deri tani, Qendra Evropiane për Studime Bërthamore, CERN, ishte në gjendje të plotësonte vetëm 150 mijë nga 300 mijë kërkesat për vizita nga turistët në vit. Hapja e qendrës së re, “Porta e Shkencës” do ta bëjë të mundur pritjen e 500 mijë vizitorëve në vit, thotë zonja Gianotti.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës së re, përveç zonjës Gianotti dhe zotit Piano, morën pjesë edhe personalitete të tjera, duke përfshirë fotografin e famshëm brazilian Sebastiao Salgado dhe John Elkann, kryetarin e prodhuesit të makinave, “Stellantis”, i cili financoi pothuajse gjysmën e projektit. I tërhequr nga projekti, arkitekti Renzo Piano thotë se ai gjithmonë fillimisht i viziton vendet para se të projektojë një strukturë të re.

- Publicitet -

“Pra, erdha në CERN, vizitova laboratorët, bisedova me njerëz dhe shencëtarë dhe e kuptova se atyre u duhej një urë e vërtetë, por metaforike, që lidh botën e një shkencëtari me botën e jashtme.” Arktitekti Piano thotë se ai ishte “i prekur” nga puna “e pabesueshme” e shkencëtarëve të Qendrës Evropiane për Studime Bërthamore, që eksplorojnë gjithçka, nga grimcat më të vogla atomike deri tek teoria “Big Bang”, gjë që ndihmon për të kuptuar “se Toka është një anije kozmike e vogël, në të cilën ndodhen të gjithë njerëzit.”

Qendra CERN, e cila ka një përshpejtues gjigant të grimcave, që ndodhet në një lak nëntokësor 27 kilometra të gjatë rreth qytetit të Gjenevës, tërhoqi vëmendjen e globit në vitin 2012 pasi shkencëtarët e saj konfirmuan ekzistencën e grimcës Higgs, të ashtuquajturën “grimca e Zotit”. Qendra “Porta e Shkencës” u projektua në vitin 2018 dhe ndërtimi i saj, që kushtoi 110 milionë dollarë, filloi pak më shumë se dy vjet më parë. CERN po përgatit një projekt shumëvjeçar miliarda dollarësh për të ndërtuar një “Përshpejtues Rrethor të së Ardhmes” me një tunel rreth 100 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që puna për ndërtimin e platformës së re do të përfundojë në vitin 2040.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare
  • Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  • Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin pas arrestimit për spiunazh, kush është Fehim Sali dhe çfarë dyshojnë autoritetet e Kosovës
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?