Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
AktualitetKosovë

“Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat

Published: September 18, 2026
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur për sot protestë gjithëpopullore në Prishtinë, pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nga OVL-UÇK kanë bërë të ditur se ajo do të jetë paqësore.

Thirrja për protestë u bë një ditë më parë nga Gazmend Syla i OVL-UÇK-së, i cili tha se vendimi është marrë pas takimit të Këshillit Drejtues të organizatës.

- Publicitet -

“Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona. Kemi çka me tregu boll, fytyrat i kemi të ndershme, s’kemi nevojë fare të vendosim maska në protestë”, deklaroi Syla.

OVL-UÇK kundërshton aktgjykimin e shpallur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë si të padrejtë.
Syla deklaroi se, sipas organizatës, me këtë vendim është tentuar të bëhet një baraspeshë ndërmjet luftës së UÇK-së dhe ngjarjeve të viteve 1998-1999.

“Dje u dënua lufta jonë për çlirim dhe u provua të bëhet një balancë mes asaj që ka ndodhur në luftën tonë në vitet ’98-’99. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, ishte rezistenca e popullit tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje”, tha Syla.

Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar gjithashtu krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme përmes së cilës synojnë të kundërshtojnë aktgjykimin deri në përfundimin e procesit të apelit.

Sipas Sylës, në këtë nismë synohet përfshirja e institucioneve të Kosovës, partive parlamentare, shoqërisë civile, Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, si dhe mërgatës. / Kosovapress

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulim i rrallë pas 100 vitesh: Shkencëtarët identifikojnë një specie të re maceje
  • “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
  • Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish
  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Bllokimi i pagave të magjistratëve, Drejtoresha e Thesarit merret në pyetje nga SPAK

Komentet e Fundit

  1. demo on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Anadrini on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. nastradini on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. Skypion on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. Edi on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?