Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë në rast të një lufte me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë në rast të një lufte me Rusinë
BoteLajmi i fundit

Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300 mijë ushtarë shtesë në rast të një lufte me Rusinë

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Nëse SHBA-ja tërhiqet nga Europa, europianëve do t’u duhen 300.000 ushtarë më shumë si dhe 250 miliardë euro shtesë në vit.

Në rast të një konflikti me Rusinë, Europës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet të mobilizojë 300.000 ushtarë shtesë. Po ashtu për t’iu kundërvënë efektivisht forcës ushtarake ruse, do të nevojiteshin investime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes, të cilat sipas një analize të institutit kërkimor të Brukselit Bruegel dhe Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IFW) do të shkonin në rreth 250 miliardë euro në vit.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen domosdoshmëri

- Publicitet -

Autorët e studimit përllogarisin se shtetet evropiane do të duhet të krijojnë rreth 50 brigada shtesë me një numër të përgjithshëm prej 300.000 ushtarësh. Po ashtu të nevojshme janë edhe të paktën 1.400 tanke të reja si dhe 2.000 automjete luftarake për këmbësorinë, shifër që i tejkalon rezervat aktuale të të gjitha forcave tokësore gjermane, franceze, italiane dhe britanike.

Studiuesit propozojnë që shpenzimet evropiane për mbrojtjen duhet të rriten çdo vit nga aktualisht dy për qind në 3.5 deri katër për qind të prodhimit ekonomik. Për Gjermaninë, si ekonomia më e madhe e Evropës, një rritje në 3.5 për qind do të nënkuptonte një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare nga 80 në deri në 140 miliardë euro.

Shpenzimet për mbrojtjen si stimul ekonomik

Investimet masive në sektorin e mbrojtjes mund të nxisin ekonomitë kombëtare. Ky është përfundimi i një studimi të firmës këshillimore EY dhe Deka Bank. Nga investimet për pajisje ushtarake do të përfitonin kryesisht industria metalike, ofruesit e shërbimeve si kompanitë e transportit dhe të logjistikës, tregtia e metaleve dhe institutet kërkimore, shkruajnë autorët. Edhe ndikimi pozitiv në tregun e punës do të jetë “i madh”.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • capi says:
    February 23, 2025 at 2:42 pm

    Avash ju, deri dje po thoni se i vuri para Zhelja me armatim borxh. Tani doni 300 mije ushtar. Apo mana per trahana. Kane ngelur thate industria e armatimit, te hedhim ca fonde andje. Po ato berthamoret si do ja beni, apo do i kapni ne ajer pa rene ne toke.

    Reply
  • Fehmiu says:
    February 23, 2025 at 4:03 pm

    Vetëm nëse i merr në Kinë.Nuk besoj se i vinë.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    February 23, 2025 at 4:41 pm

    Keto llogarira zyrash vlejne vetem per libra dhe dispensa teorike! Ne rast lufte me Rusine, Europes i duhen si fillim mjete kundra-ajrore, aeroplane dhe bomba atomike; -kjo e treta ne rast se Puto perdor me pare bombat e tij atomike. Kur te vije koha e futjes se rezervisteve ne front, (1 deri ne dy vjet, nwse ofensiva ruse ka sukses magjik), jane gjetu ata 300 mije ushtare! Lufta behet ne terren dhe jo ne katedra studimore, thote nje llaf i urte!

    Reply
  • demo says:
    February 24, 2025 at 4:43 am

    Dje Sali Berisha i deklaroi Mediave ne Athine se po erdhi ne pushtet do te riktheje marreveshjen e deshtuar te Detit,qe rrezoi Gjykata Kushtetuese..Ajo Mareveshje i falte Greqise 480 km katror det.
    Bellerin e quajti viktime te Lojrave politike te Edi Rames dhe jo nje kriminel shovinist greko-andart qe vrau ne posten e Peshkepise oficeret e Divizionit te kufirit te komandantit te Pergjithshem,Sali Berisha dhe zuri Rob bataljonin me 300 ushtare dhe oficere.
    Keto i deklaroi edhe ne mitingun e organizuar me zgjedhesut shqiptare ne Athine.
    Komentet jane te teperta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TRAGJIKE: U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar francez
  • Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes
  • Rusia dëbon konsullin rumun dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?