Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prokuroria e Kosovës merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Prokuroria e Kosovës merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati
KosovëKryesore

Prokuroria e Kosovës merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati

Published: July 14, 2023
Shpërndaje

Pa u përmbyllur mirë episodet e dhunës dha pa u tharë uji i lëshuar në kuvendin e Kosovës, autoritetet kanë nisur hetimet. Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria Themelore e Prishtinës bën me dije se po shqyrton veprën penale të “Sulmit” lidhur me incidentet që ndodhën në sallën e parlamentit.

Është autorizuar dhe policia e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në përleshjen masive mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me ata të mazhorancës, si dhe të sulmit ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Kosova Press raporton se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati u intervistuan për të dhënë versionin e tyre për atë që ndodhi gjatë të enjtes. Ftesës së Prokurorisë për të dëshmuar nuk i është përgjigjur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

- Publicitet -

Klan Kosova, duke cituar disa burime pranë Prokurorisë, raporton se Bislimi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa Murati si i dëmtuar. Gjithashtu thekson se ftesa për marrje në pyetje, përveç Lushtakut, i është dërguar edhe deputetit Bekim Haxhiu, të dy në cilësinë e të dyshuarve. Por asnjëri prej tyre nuk është paraqitur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Sherri masiv në sallën e parlamentit nisi kur në foltore po qëndronte kryeministri Albin Kurti. Fillimisht zëvendëskryeministri Bislimi hoqi një imazh tallës për shefin e qeverisë të ngjitur pranë pankartës me mbishkrimin në serbisht “Zdravo”, që nxiti reagimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Ky i fundit lëshoi ujë në drejtim të Kurtit, por edhe Bislimit. Zëvendëskryeministri reagoi duke lëshuar një shishe në drejtim të tij, duke bërë që të shpërthente një valë dhune ku u përfshinë deputetë të shumtë. Në pamje shihet teksa goditen me grushte Bislimi dhe ministri i financave Hekuran Murati, por edhe ligjvënës të opozitës.

Seanca u ndërpre, për të rifilluar sërish, por edhe në këtë rast u regjistruan episode dhunë me përplasje fizike mes deputetëve të shumicës dhe atyre të PDK-së.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?