Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 zbuluan simptoma të përkeqësuara të dembelizmit për popullsinë në moshë pune.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tetor-dhjetor të vitit të kaluar inaktivittei në tregun e punës shënoi rritje vjetore me 3,1% në popullsinë e grupmoshës 15-64 vjeç. Kjo ishte rritja e parë pas një tendence rënëse të normave të “dembelizimit” që nga 3-mujori i parë i vitit 2021 (shiko grafikun më poshtë).
Mbi 464,055 persona të moshës 15-64 vjeç nuk janë në punë dhe as nuk janë në kërkim të punës. Ko kategori u zgjerua me mbi 15 mijë persona gjatë një viti, duke e çuar drejt rritjes një fenomen që po ulej me shpejtësi nga presionet që sollën ofertat në rritje në tregun e punës.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se është përkeqësuar ndjeshëm papunësia afatgjatë. Në 3-mujorin e tretë të vitit të kaluar, rreth 73% e personave joaktivë në tregun e punës ishin të papunë afatgjatë.
INSTAT raportoi se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2023, 16,1% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15- 64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 9,2 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,6 % në paaftësi të përhershme.
Në të njëjtën periudhë, 4,6% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,6% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 1,4%, klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,8% të popullsisë ekonomikisht joaktive të kësaj grupmoshe.
Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë (pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).
Rritja e personave joaktive në tregun e punës, erdhi në një kohë kur tregjet e punës janë të tendosura dhe disa sektorë si turizmi, ndërtimi etj, po kontraktojnë punonjës të huaj nga Azia dhe Afrika.
Pagat u rritën
Inaktiviteti në tregun e punës është rritur pavarësisht se punonjësit po paguhen më mirë. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, të nxitura si nga paga minimale ashtu dhe nga presioni i emigracionit. Madje pagat e profesioneve elementare po rritet më shpejt se të atyre me arsim të lartë.
Në fund të vitit 2023, Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69.4 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në fund të 2022-t, me rritje gati 12%. Ndërsa në shtet paga mesatare arriti në 87.8 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë një vit më parë, ose 18% më shumë.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit, punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023 në krahasim me 3-mujorin e fundit të vitit 2022.
Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor, pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve, kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues.
Më tej, rritja më e lartë ka qenë e pranishme në sektorin e industrisë automative dhe në sektorin e bujqësisë me mbi 13% nga tremujori i katërt 2022 në të katërtin e 2023.
Në kontrast, pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionisteve u rritën në të njëjtën periudhë me 11%, ndërsa pagat në sektorin e ushtrisë kishin rritje më të ulët me rreth 10.6%. Pagat në forcat e armatosura kishin një rritje më të lartë në vitin 2022.
Monitor
j.l./ dita
Ky INSTAT eshte ne shqiperi apo eshte ai qe ndodhet ne Siri I hakerave. Apo do te ndjeke keshillat e KM qe pune ka por nuk ka puntore. Zalozhnja cfare komenti ka per keto statistika apo eshte I specializuare vetem per politike dhe nuk ka cfare I duhet me ekonomine.
INSTAT duhet te ngreje alarmin qe po shtohet numri I njerezve qe paguhen kesh, pa taksa. Kjo tregon qe shumica punojne ne industrial e hotelerise, kur te vice sezoni do te fillojne perseri. Dhe me kryesorja qe ky institucion duhet te ngreje zerin eshte qe cmimet Jane rriture me shume se rrogat. App kjo statistike nuk I shkone pershtat KM dhe te kape per faqesh dhe te hedhe ne rruge.
Nje shkrim fund e krye i mbushur me rrena e trillime –
“Pagat u rriten” e pastaj vjen PERLA tjeter “…ne shtet paga mesatare arriti 87.8 mije leke duke u rrit nga vjet me 18%…”
Se pari KM Rama ka nga 2013 kur ka ardhur ne pushtet qe asnjehere te vetme nuk ka artikuluar “Rritje rrogash per sektorin BUXHETOR” por eshte mjaftuar me “rritje rrogash per Arsimtare, Mjeke e natyrisht Administrate”. Por dihet se Buxhetore nuk jane vetem Mjeket e Arsimtaret.
Ne Shendetesi ka 10 vjet qe pagat e sanitareve, shofere ambulancash, oksigjeniste, laborante, prapavije jane stopuar atje ku ishin 10 vite me pare.
Sa per ato shifra te INSTAT ato jane paga Administrate e jane BRUTO, pra pa u hequr ato Sigurime Shoqerore e Shendetesore.
Paga e nje punonjesi Buxhetor nuk arrin me shume se 40 deri 50 mije leke te reja ne dore.
Por INSTAT nuk ka mandat te thote se sa % jane rritur Cmimet baze keto 10 vite, kjo do ishte dhe ajo qe do tregonte realisht se jane rritur apo ulur ato fare pagash ne kete fare qeverisje.
pse keshtu?ku jeton ti ? vetem ne sHQIPERI NUK JETOKE. JETOKE MESA DUKET NE KATIN E 7 TE NONGRATTES.