Vetëm pak ditë e ndajnë Tiranën nga koncerti i Kanye West, një event që është prezantuar si më i madhi muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Por ndërsa në kantier vijojnë punimet për ngritjen e stadiumit të përkohshëm “Eagle Stadium”, me kapacitet 60 mijë vende, prova më e rëndësishme nuk duket se është më ndërtimi i skenës, por reagimi i tregut.
Pas javësh promovimi dhe pritshmërish për dhjetëra mijë vizitorë, pyetja që mbetet është nëse kërkesa reale për biletat po ecën në të njëjtin ritëm me entuziazmin që po shoqëron këtë projekt.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se stadiumi po ndërtohet enkas për këtë koncert dhe se interesi nga publiku ndërkombëtar ka qenë më i madh sesa për finalen e UEFA Conference League, të zhvilluar në Tiranë në vitin 2022.
“Me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë…”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Nëse kjo deklaratë përkthehet në shifra, koncerti do të përbënte një nga eventet me ndikimin më të madh turistik që ka njohur vendi. Megjithatë, deri tani nuk janë bërë publike të dhëna që ta mbështesin këtë pretendim.
Nuk dihet sa bileta janë shitur në total, nga 60 mijë që është kapaciteti, sa prej tyre janë blerë nga shtetas të huaj, nga cilat tregje vijnë blerësit dhe mbi çfarë baze është bërë krahasimi me finalen e Conference League. Ky i fundit u mbajt në stadiumin Air Albania, që ka një kapacitet deri në 25 mijë vend, ose gati tre herë më pak sesa ai që pretendohet në stadiumin e improvizuar ku do të mbahet koncerti.
Ndërkohë, ajo që mund të vëzhgohet publikisht është platforma zyrtare e shitjes së biletave. Në momentin e publikimit të këtij shkrimi, një pjesë e konsiderueshme e vendeve vijon të rezultojnë ende të disponueshme.
Më shumë se gjysma e biletave rezultojnë ta pashitur, sidomos në zonat e tribunës Lindore dhe Perëndimore (shiko fotot në fund). Për një koncert që prezantohet si ngjarja më e madhe muzikore e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, pamja e tregut nuk krijon përshtypjen e një eventi pranë “sold out”.
Organizatorët mund të hedhin biletat në faza, të mbajnë sektorë të rezervuar ose të ndryshojnë disponueshmërinë sipas strategjisë së shitjes. Megjithatë, mungesa e të dhënave zyrtare dhe ajo që shfaqet publikisht në platformën e biletave kanë krijuar një kontrast me optimizmin e shprehur nga qeveria.
Pragu ekonomik mbetet 40 mijë bileta
Kur Monitor analizoi disa javë më parë bastin ekonomik të koncertit të Ye, ngriti pikëpyetje mbi dimensionimin e infrastrukturës për një event të kësaj shkalle. Ndërtimi i një stadiumi të përkohshëm, mobilizimi i një zinxhiri të gjerë logjistik, siguria, transporti dhe menaxhimi i dhjetëra mijëra pjesëmarrësve përfaqësojnë një investim të konsiderueshëm organizativ.
Në atë kohë, kompania organizatore RedCloud bëri të ditur për Monitor se deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta. Sipas saj, pragu që koncerti të rezultojë ekonomikisht i leverdishëm është rreth 40 mijë bileta të shitura, ose 67% e kapacitetit.
Për këtë artikull, Monitor kontaktoi sërish kompaninë për të marrë një përditësim mbi ecurinë e shitjeve, por deri në publikimin e shkrimit nuk mori një përgjigje.
Biletat për koncertin variojnë nga 120 euro për kategoritë standarde deri në 339 euro për sektorët VIP, çka e bën këtë një nga eventet me çmimet më të larta të organizuara ndonjëherë në vend.
Organizatorët kanë deklaruar se çmimi mesatar i biletës është 240 euro. Nëse supozohet se shiten të gjitha biletat, të ardhurat nga shitja arrijnë në rreth 14-15 milionë euro. vetëm këngëtari kërkon një pagesë prej 7 milionë eurosh.
Nëse biletat nuk shiten dhe koncerti organizohet ngrihen pikëpyetjet se kush do ti mbulojë kostot e këtij koncerti.
Monitor ka mësuar nga agjencitë më të mëdha publicitare në vend se interesi nga sponsorët ka qenë i ulët për shkak të çmimit të shtrenjtë të paketës së sponsorizimit prej 250-300 mijë euro, që konsiderohet shumë i lartë nga kompanitë vendase, përveç faktit që ka një hezitim për shkak të imazhit kontrovers të Kanye West.
Teksa biletat nuk po shiten, një pjesë të kostos po e mbulon qeveria.
Gjatë inspektimit të punimeve për stadiumin që po ndërtohet në Kashar për koncertin e Kanye West ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama e cilësoi eventin si një mundësi për të promovuar Shqipërinë, për të nxitur turizmin dhe për të krijuar një traditë të organizimit të aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare në vend. Ai theksoi se projekti është një nismë private, ndërsa pohoi se shteti ka kontribuar me 400 milion lekë ose rreth 4.2 milionë euro për të mbështetur realizimin e koncertit.

Modeli i Stambollit po zhvendoset në Tiranë
Një muaj më parë, Ye zhvilloi koncertin e tij në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll, ku organizatorët deklaruan pjesëmarrjen e rreth 118 mijë spektatorëve, ndërsa vetë artisti e cilësoi atë si koncertin me numrin më të madh të fansave të mbledhur ndonjëherë në një stadium.
Sipas informacioneve të siguruara nga Monitor, kompania Hegi Logistics po transporton drejt Shqipërisë strukturat që u përdorën në koncertin e Stambollit, për t’i montuar në “Eagle Stadium”. Kjo tregon se organizimi në Tiranë po ndërtohet mbi të njëjtën infrastrukturë teknike që u përdor në eventin rekord në Turqi.
Dyshimet kanë kaluar edhe te fansat, nuk ka as ezaurim të kapaciteteve akomoduese
Pasiguritë nuk po diskutohen vetëm në Shqipëri. Edhe në forumet ndërkombëtare të fansave të Ye në Reddit, tema kryesore nuk është më performanca artistike, por ritmi i shitjes së biletave dhe zhvillimi i koncertit.
“Si është e mundur që ka ende kaq shumë bileta të pashitura një javë para koncertit?… mungesa e shitjeve po më bën të dyshoj”, shkruan një përdorues që po planifikon të udhëtojë drejt Tiranës.
Një tjetër ia atribuon situatën çmimeve të larta: “Biletat nuk po shiten sepse janë shumë të shtrenjta… Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë dhe shumë njerëz po presin të përfundojë stadiumi ose të dalë ndonjë njoftim zyrtar.”
Ka edhe nga ata që besojnë se koncerti do të zhvillohet pa probleme, por pranojnë se kërkesa nuk ka qenë në nivelin e pritshëm. “Do të bëhet pa diskutim. Por aktualisht biletat po shiten mesatarisht sepse janë shumë të shtrenjta”, komenton një tjetër përdorues, duke përmendur edhe përdorimin e kodeve promocionale për blerësit.
Natyrisht, komentet në Reddit nuk përbëjnë provë mbi ecurinë reale të shitjeve, por ato japin një tregues të perceptimit të një pjese të publikut ndërkombëtar, pikërisht atij që organizatorët dhe qeveria thonë se do të jetë motori kryesor i këtij eventi.
Ndërsa tregu shqiptar është i vogël për koncerte të këtyre përmasave, shpresa ishte tek turistët e huaj.
Një element real që tregon për interesin e turistëve është ai i prenotimeve të hoteleve. Ndonëse është kulmi i sezonit dhe pritet të mbahet një koncert i madh, në kryeqytet mund të prenotosh në disa hotele apo dhe në apartamente, edhe me çmimet prej 40-50 euro nata, sipas një kërkimi të thjeshtë në Booking. Më herët edhe Wizz Air pohoi për Monitor se nuk kishin vënë re kërkesë përtej normales për fluturime rreth datave të koncertit.
Pamja ka një kontrast të ndjeshëm me precedentë apo ngjarje të ngjashme. Në maj 2022, kur u zhvillua finalja e UEFA Europa Conference League Final 2022, në stadiumin “Air Albania”, mes AS Roma dhe Feyenoord, tregu i akomodimit reagoi menjëherë.
Edhe pse ndeshja luhej më 25 maj, rezervimet për netët 24–25 maj arritën në çmime nga 600 deri në afro 10 mijë euro për njësi. Ky ishte një efekt i algoritmit që tregonte kërkesën e lartë, sepse më pas çmimet u stabilizuan.

Monitor.al

Ky rast duhet denoncuar në SPAK, nuk mjafton vetëm denoncimi mediatik. 4.2 milion€ nga fondet e emergjencës nuk duhen përdorur për makiazh propagande për qeverinë. Rast skandaloz!
Kto Jan koncerte me kengtar arixhinjesh per te kenduar per arixhinjt e ramoberishoviçve që I kan mbush shqiperin me lloj lloj arixhiu dhe ju kan dhen nenshtetsin shqiptare
Dhe i bejn kto koncerte te heqin vemendjen nga protesta
Paguajn miljona euro per arixhinjt dhe qent që kan mbushur trojet tona
Nuk lahet m me sh o qent bijet e qenve
Prz unë më mirë dëgjoj Ethem Lalajn të këndojë një këngë:
“Mallakastër në ato gryka,
Ku u linda dhe u rrita…”
ose këngën e Petrit Lulos “Flamujt e kongreseve” kënduar nga Ethemi:
“Me dyqind petrita
Komunista lule
Hapi Shqipëria
Historinë e kuqe…”
Sesa të ble biletë e të dëgjoj Kane Uestin. Ik ore kane bir kane !
I plasi kari Ramës për protestën tuaj .
100 miljon erot qe parashikon Sulltanpiktori si fitim,ne xhepat e kujt shkojne!?
Po pse lartmadhnia tha do fitohen 100mil euro nga ky koncert. TQR
A do t’i paguaje shtetit shqiptar ndonje tatim mbi te ardhurat e mbledhura nga ky koncert Kanye West?
Po si jo?? 4 250 000 € tatim paguan qeveria e Rames (jo e Shqiperise)
Ju e shkruat artikullin dhe e morret menjehere pergjigjen: taksapaguesi shqiptar! 4 milione / 200 = 20000 bileta.
Palloshi ju garanton fitimin me taksat tona jo vetem atyre qe ndertojne rruge dhe aeroporte, pavaresisht sa makina kalojne ne to, apo avione ulen e ngrihen prej tyre, por edhe nje ahengxhiu. Mjere Shqiperi ku ke perfunduar!
Bojkotojeni!
Kush i mbulon kostot ? Gazeta juaj dhe komentuesit kokëboshër që nuk pushojnë së llomotituri në forrumet tuaja .